VOAL

VOAL

Raporti i BE: 31 mijë biznese ruse operojnë në Europë

Komisioni Evropian raporton se rreth 31,000 kompani që operonin në Evropë në muajt e parë të vitit 2022, kishin pronarë rusë.

Këto kompani u përkisnin kryesisht sektorit të pasurive të paluajtshme, ndërtimit, hotelierisë, financave dhe energjisë.

Sipas raportit, të paktën 1,400 nga 31,000 kompani janë në pronësi të 33 individëve, ndaj të cilëve BE ka ndërmarrë së fundmi sanksione me ngrirje të aseteve, në kuadër të luftës në Ukrainë.

Në këtë raport theksohet se disa oligarkë mund të fshehin pronësinë ose kontrollin e tyre mbi kompanitë nëpërmjet kompanive ndërmjetëse të regjistruara në vende jashtë BE-së ose aksionarëve të emëruar vendas.

“Zbatimi i duhur i ngrirjes së aseteve do të kërkonte zbatimin efektiv të rregullave të transparencës së pronësisë përfituese”, thuhet në raport.

Për më tepër, komisioni mbron shkëmbimin më të mirë të informacionit dhe zbulimin dhe monitorimin “adekuat” të pasurive të fshehura nga autoritetet tatimore.

“Kompanitë me off shore mund të krijohen me lehtësi, prandaj ato vazhdojnë të përdoren për të kaluar qindra milionë euro përmes transaksioneve të errëta. Duke shfrytëzuar kompanitë guaska, kriminelët mund të fshehin origjinën dhe destinacionin e fondeve, përveç errësimit të përfituesit të vërtetë të operacionit. Prandaj, fondet në fjalë mund të përdoren si për përfitime personale ashtu edhe për të destabilizuar vende të tëra. Kështu, ndriçimi i flukseve të parave të pista jo vetëm që kontribuon në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë së qytetarëve të BE-së, por gjithashtu ndihmon në kundërshtimin e ndikimit të autokracive”, konkludon raporti.bw

Zelensky: Të dëgjosh himnin e armikut në tokën tonë, më e frikshme se raketat që bien mbi kokat tona

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky ka deklaruar se që nga nisja e luftës, Rusia ka nisur më shumë se 8000 sulme ajrore dhe ka lëshuar rreth 4500 raketa.

Duke qëndruar pranë rrënojave të një droni iranian të rrëzuar, ai u zotua se sulmet e Putinit ndaj termocentraleve nuk do të thyejnë shpirtrat ukrainas.

Rusia ka sulmuar me dhjetëra raketa dhe mjete ajrore pa pilot në rrjetin elektrik të Ukrainës duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dy javëve të fundit.

“Sulmet nuk do të na thyejnë – të dëgjosh himnin e armikut në tokën tonë është më e frikshme se raketat e armikut në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira”, tha Zelensky. bw

Përvjetori i Marshimit në Romë – Simbolikë shqetësuese

VOA/Marrë nga Associated Press

MILANO (AP) – Dështimi i Italisë për t’u pajtuar me të kaluarën e saj fashiste është bërë dukshëm i qartë ndërsa përgatitet për të shënuar të premten, 100 vjetorin e Marshimit në Romë që solli në pushtet diktatorin totalitar Benito Musolini. Një moment historik që përkon me qeverinë e parë të pasluftës që udhëhiqet nga një parti me rrënjë neofashiste, e cila sapo ka marrë detyrën.

Simbolika duket shqetësuese: partia e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë e Giorgia Melonit ruan emblemën e flakës të përdorur nga fashistët; bashkëthemeluesi i partisë së saj, Ignazio La Russa, emri i dytë i të cilit është Benito dhe shtëpia e të cilit është e mbushur me kujtime mbi fashizmin, u zgjodh kryetar i dhomës së lartë të Parlamentit.

Zonja Meloni është përpjekur ta distancojë partinë Vëllezërit e Italisë nga rrënjët e saj neofashiste. Ajo bëri deklaratën e saj më të qartë deri më tani, këtë javë, gjatë një fjalimi në dhomën e ulët të parlamentit italian përpara votëbesimit të qeverisë së saj.

“Kurrë nuk kam ndjerë simpati apo afërsi me regjimet jodemokratike, përfshirë fashizmin, pasi gjithmonë i kam konsideruar ligjet racore të vitit 1938, si pikën më të ulët në historinë italiane, një turp që do të mbetet mbi popullin tonë përgjithmonë”, tha zonja Meloni përpara dhomës së ulët të parlamentit të mërkurën, duke iu referuar ligjeve të Musolinit që persekutonin komunitetin hebre të Italisë.

Megjithatë, ka pikëpyetja nëse zëri i moderuar që kryeministrja përqafoi së fundmi, do të vazhdojë dhe nëse po, si do ta tolerojë atë krahu nostalgjik i partisë së saj, që përbën 4% të mbështetjes ndaj saj.

Shoqata Kombëtare e Partizanëve Italianë, ose ANPI, e cila ruan kujtesën e rezistencës së kohës së luftës kundër fashizmit, ka vënë në dukje disa shenja të një të djathte ekstreme të guximshme në rajonet e qeverisura nga Vëllezërit e Italisë.

Guvernatori i rajonit qendror Marche ndërpreu fondet për të mirëmbajtur gurët e gdhendur me emrat dhe datat e viktimave të Holokaustit jashtë shtëpive të tyre të paraluftës, tha presidenti kombëtar i shoqatës ANPI, Gianfranco Pagliarulo.

Sulmet e mediave sociale kundër organizatës së tij janë bërë më të shpeshta se kurrë, tha ai.

“Ky është një sinjal shqetësues,” tha zoti Pagliarulo. “Është evidente se fitorja e së djathtës nacionaliste do të çojë në rilindjen e qëndrimeve provokuese neofashiste. Ne nuk jemi të shqetësuar sepse do të luftojmë me armë politike dhe nëse është e nevojshme edhe me armë ligjore”.

Të premten, ANPI planifikon të mbajë një demonstratë në Predappio, ku është varrosur Musolini, për të shënuar çlirimin e qytetit verior nga fashizmi më 28 tetor 1944. Çlirimtarët partizanë zgjodhën datën për të eklipsuar kujtimin e Marshimit në Romë – një marshim pa gjak i një grusht shteti i detyruar nga ardhja e mijëra demonstruesve fashistë në kryeqytetin italian me pëlqimin e heshtur të mbretit të Italisë.

Ai gjithashtu parandalon me lehtësi nostalgjikët fashistë që të përkujtojnë Marshin në Romë atë ditë. Ngjarja e tyre është planifikuar për të dielën, ditën e fundit të marshimit historik të këmishë-zinjëve të Musolinit dhe një nga tre përkujtimet e mbajtura nga neofashistët në Predappio çdo vit.

Të tjerat shënojnë ditën e lindjes së Musolinit, 29 korrik 1883, në një shtëpi jo larg varrezave dhe 28 prill 1944, ditën kur ai u vra nga partizanët në Milano.

“Marshi në Romë është miti themelues i Italisë fashiste dhe për ne është një mit negativ, si origjina e një fatkeqësie që e çoi Italinë në shumë luftëra, më katastrofike në Luftën e Dytë Botërore,” tha zoti Pagliarulo. “Ne duhet të luftojmë kundër një miti pozitiv të Marshimit në Romë dhe ta mbajë këtë ditë si fillimin e periudhës më të errët në historinë moderne italiane.”

Francesco Minutillo, një avokat 42-vjeçar në një qytet të vogël afër Predappios, ka marrë pjesë në përkujtimet tre herë në vit në varrin e Musolinit për vite me radhë. Ai i përshkroi ato si momente lutjeje përpara varrit të Musolinit dhe pret që pjesëmarrja për njëqindvjetorin të jetë e fuqishme.

“Nuk është përkujtim i Marshimit në Romë. Është për të kujtuar Benito Musolinin, i cili është varrosur atje”, thotë zoti Minutillo.

Një ish-përfaqësues i partisë Vëllezërit e Italisë në këshillin e qytetit në Forli, Munitillo u largua nga partia në vitin 2020 pasi mesazhi i zonjës Meloni u bë më i moderuar. Ai dhe të tjerët si ai janë në pritje të një lëvizjeje të re për t’u formuar.

“Tani për tani, nuk ka asnjë alternativë për të drejtën e Vëllezërve të Italisë. Komuniteti ynë duhet të presë për një parti politike autentike transparente me katalogun tonë të vlerave dhe strukturën tonë shoqërore,” tha ai.

I pyetur nëse ai ishte nostalgjik për Musolinin apo fashizmin, të cilin e sheh si një forcë modernizuese për Italinë në shekullin e 20-të, Munitillo tha, “Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje me ligjet në fuqi tani,” duke iu referuar krimit të faljes së fashizmit.

Italia nuk kaloi kurrë një proces të ngjashëm me denazifikimin e Gjermanisë dhe një parti neofashiste, Lëvizja Sociale Italiane, ishte pjesë e qeverisë së parë të pasluftës të Italisë në vitin 1946. Trashëgimia fashiste vazhdon në arkitekturë në të gjithë vendin, nga ndërtesat e shkollave në qytete në stacionin madhështor të trenit të Milanos dhe gjykatën masive dhe distriktin EUR të Romës.

Nocionet popullore vazhdojnë se dy dekadat e fashizmit të Italisë sollën përparim, të ilustruara nga shërbimi në kohë i trenave të asaj epoke, bumi arkitektonik dhe kullimi kënetat e infektuara nga malaria.

Është ende e mundur – edhe pse jo e zakonshme – të shohësh një portret të Musolinit të varur pas një bari ose në një restorant, veçanërisht në rajonet veriore të Italisë, ose të hasësh relikeve ose suvenire fashiste në dyqane të zakonshme. Megjithëse shoqata partizane i sheh shfaqje të tilla si një falje për fashizmin që duhet të dënohet me ligj, ato rrallë, për të mos thënë ndonjëherë, ndiqen penalisht.

Alessandro Luparini, një historian në Ravenna, tha se ndërsa historianët kanë rivlerësuar siç duhet të kaluarën fashiste të Italisë, ndërgjegjësimi nuk ka rënë, duke lejuar që keqkuptimet e historisë të vazhdojnë.

“Italia është një vend që shërohet shumë ngadalë,” tha ai, duke shtuar se ndikimi shkatërrues i ligjeve racore tejkalon çdo konsideratë për përmirësimet e infrastrukturës.

Zoti Filippi tha se votuesit e moderuar që rritën mbështetjen për Melonin nga 4% e votave në 2018 në 26% në zgjedhjet parlamentare të vendit muajin e kaluar treguan një zgjerim thelbësor të bazës së partisë përtej atyre “që shohin Vëllezërit e Italisë si trashëgimtarin historik të pasluftës të Lëvizjes Sociale Italiane, dhe për këtë arsye si një lloj ideje fashiste”.

Shumë nga votuesit e rinj, tha ai, shpresojnë se zonja Meloni do të ndërtojë një qeveri konservatore të krahut të djathtë, “një të djathtë normale, që është antifashiste, e lidhur me vlerat demokratike”.

Mbështetësit e lëvizjes partizane të Italisë gjatë kohës së luftës thane se po e ndalojnë gjykimin ndaj qeverisë së Melonit derisa ajo të ndërmarrë veprime konkrete.

“Ne shpresojmë që ajo të formojë një qeveri konservatore të krahut të djathtë, si në Francë apo Britani”, tha Miro Gori, presidenti i ANPI në provincën Emilia Romagna ku ndodhet Predappio. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

BE: Po punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për targat

Bashkimi Evropian edhe një herë ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë deri te përshkallëzimi i situatës dhe se blloku evropian me partnerët po vazhdon intensivisht punën për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

Kështu deklaroi për mediat Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë.

“Disa herë në të kaluarën kemi thënë se është me rëndësi të jashtëzakonshme që të parandalohet çfarëdo tensionimi, i cili mund të çojë deri te përshkallëzimi i situatës. Ajo për të cilën më së paku kanë nevojë Serbia e Kosova në këtë moment është të ketë më shumë tensione. Ato kanë nevojë për më shumë progres në mënyrë që ta çojnë dialogun përpara. Siç kemi thënë, [ato] duhet të punojnë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse në dialog për normalizimin e raporteve. Ne po punojmë me partnerët tanë, jo vetëm ne si BE, por edhe partnerët tjerë, si dhe me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të parandalohet çfarëdo shkëndije e përshkallëzimit të situatës”, tha Stano më 27 tetor.

Ky qëndrim i BE-së vjen disa orë pasi nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhe Serbia paralajmëruan për vendosjen e barrikadave, nëse Kosova, pas 31 tetorit do të konfiskojë targat apo makinat e serbëve.

Qeveria e Kosovës ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët serbë që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia – që Prishtina i konsideron ilegale – duhet ‘i konvertojnë në RKS- Republika e Kosovës.

Pas 31 tetorit, Kosova ka deklaruar se këto makina – që vlerësohet se janë afër 10.000 – nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e shtetit, e as të kalojnë kufirin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 27 tetor se kur bëhet fjalë për targat, Kosova po respekton ligjin dhe Sebia po kërcënon me mjete antiligjore.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Stano, tensionet do të ishin në kundërshtim me interesat e njerëzve dhe të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë.

“Ato kanë shprehur si prioritet afrimin me BE-në dhe me krijimin e tensioneve, me pamundësinë për t’i zgjidhur çështjet, duke mos folur me njëra-tjetrën, duke mos pasur gatishmëri për kompromis, ju nuk i arrini këto qëllime dhe e dëmtoni popullin tuaj. Pra, mesazhi ynë është i njëjti, duhet të jemi konstruktivë dhe të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura dhe të përmbahemi nga veprimet e njëanshme që çojnë deri te përshkallëzimi. Kemi nevojë për të kundërtën, për ulje të tensioneve dhe progres”, është shprehur zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

Fotografi e realizuar gjatë takimit në Beograd midis përfaqësuesve të Listës Serbe dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a është pajtuar tashmë BE-ja se nuk do të ketë shtyrje të afatit për zëvendësimin e targave, ky zëdhënës ka thënë se BE-ja po vazhdon të punojë në këtë drejtim dhe se kanë mbetur akoma edhe disa ditë për këtë gjë.

“Ne nuk dorëzohemi dhe gjithmonë jemi të angazhuar në emër të njerëzve në terren. BE-ja mbetet e angazhuar dhe ky është roli i përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe ai i të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ata janë të angazhuar intensivisht në kërkim të zgjidhjes për çështje, për të cilën nuk ka pasur zgjidhje deri tash. Por, kemi akoma edhe disa ditë deri më 31 tetor. Ne po punojmë me partnerët tanë për të gjetur zgjidhje dhe për të parandaluar situatën, në të cilën do të kishim eskalim të panevojshëm të ri, apo, Zoti mos e dhëntë, shpërthim të situatës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

BE-ja edhe të enjten ka përsëritur qëndrimin rreth targave duke thënë në një anë se Kosova ka të drejtë legjitime për vendimin e saj për t’i ndërruar ato, por edhe duke kërkuar shtyrjen e afatit për dhjetë muaj shtesë.

“Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë i qartë. Vendimi i Kosovës për të ndërruar tabelat e regjistrimit është legjitim. Megjithatë, sipas marrëveshjes nga dialogu që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, të arritur më 2011 dhe 2016, është me rëndësi që të sigurohet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani, dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultime të afërta me qytetarët, ndaj të cilëve ka ndikim, dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane”, ka theksuar Stano.

“Konkluzat për lirinë e lëvizjes nga viti 2016 përfshin një afat kohor për riregjistrim, i cili duhet të ketë edhe udhëzime. Prandaj ne, në bazë të këtij procesi i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një afat kohor prej 12 muajsh për riregjistrim. Sipas të njëjtës logjikë, tash kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të shtyjë afatin e tashëm edhe për 10 muaj”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, një shtyrje e tillë do të mundësonte një fushatë informimi më përfshirëse dhe konsultime me qytetarët përkatës. Kjo do t’i mundësonte Kosovës që t’ua lehtësojë serbëve të Kosovës në veri marrjen e kartave të identitetit dhe patentë-shoferëve të Kosovës.

“Çfarëdo përshkallëzimi i tensioneve dhe dhune potenciale në veri të Kosovë duhet të evitohet. Kjo ka rëndësi të veçantë në kontekstin momental gjeopolitik, në kontekstin e ruajtjes së stabilitetit në rajon”, thuhet nga BE-ja.

BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për riregjistrim. I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar më 26 tetor se Prishtina ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese./REL/

Dronët iu ndihmojnë mortajistëve ukrainas t’i godasin objektivat ruse

Një njësit mortajistësh ukrainas mburret me sulmet e tij të përpikta, edhe nga largësia e madhe dhe gjatë natës, me ndihmën e dronëve që përcaktojnë vendndodhjen e saktë të trupave dhe të pajisjeve ushtarake ruse. Udhëheqësi i ekipit, një ish-menaxher i shitjes së sigurimeve të jetës, thotë se të dhënat për shënjestrat iu ndihmojnë shokëve të tij të ushtrisë të qëndrojnë në largësi të sigurt gjatë dueleve të artilerisë në rajonin e Donjeckut. Por, ai shton se ata duhet të lëvizin shpejt pasi të sulmojnë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Meloni: “Italia do të jetë brenda institucioneve të BE-së”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fjalën për besimin në Dhomën e Ulët: “Disa propozime nuk do të pëlqehen, por do të mbajmë angazhimet”. NATO garanton paqen dhe sigurinë

 

VOAL- “Falënderoj shumë (liderë ndërkombëtarë, ed) që më uruan punë të mbarë. Janë kuriozë për qëndrimin që do të ketë Italia në Europë, brenda institucioneve, sepse ky është vendi ku dëgjohet zëri i saj.” Kështu tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fjalën për besimin në Dhomën e Ulët.

“Detyra e Italisë të kontribuojë në NATO”

“Italia ka detyrën dhe të drejtën të qëndrojë në këmbë në forumet ndërkombëtare, me një frymë konstruktive, por pa inferioritet, duke ndërthurur interesin kombëtar me një fat të përbashkët evropian dhe perëndimor. Aleanca Atlantike garanton paqen dhe sigurinë. Është detyrë e ‘ Italisë të kontribuoni plotësisht sepse liria ka një kosto”.

“Ata që besojnë se është e mundur të shkëmbehet liria e Ukrainës me lirinë tonë e kanë gabim. Dorëzimi ndaj shantazhit të Putinit nuk do ta zgjidhte problemin,” theksoi Meloni.

“Barrët e krizës ndërkombëtare janë të përbashkëta”

“Vetëm një Itali që respekton angazhimet e saj mund të ketë autoritetin të kërkojë në nivel evropian dhe perëndimor, për shembull, që barrat e krizës ndërkombëtare të ndahen në një mënyrë më të ekuilibruar. Kjo është ajo që ne synojmë të bëjmë, duke filluar nga energjia. çështje”, tha Meloni.

“Do të biem dakord për rregullimet e PNRR”

Gjithashtu për Bashkimin Evropian dhe jo vetëm për aleatët e Atlantikut ka siguri: “Ne do të shpenzojmë më të mirën nga 68.9 miliardë të pakthyeshme dhe 122.6 miliardë hua të dhëna Italisë nga Next Generation EU. Pa vonesa dhe pa humbje, dhe duke rënë dakord me Komisioni Evropian për rregullimet e nevojshme për optimizimin e shpenzimeve, veçanërisht në dritën e rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe krizës energjetike. Sepse këto materiale përballen me një qasje pragmatike dhe jo ideologjike”.

“Italia ka nevojë për reformë presidenciale”

Dhe në frontin e brendshëm “ne jemi plotësisht të bindur se Italia ka nevojë për një reformë kushtetuese në kuptimin presidencial, e cila garanton stabilitetin dhe rikthen qendrën e sovranitetit popullor. Një reformë që lejon Italinë të kalojë nga një “demokraci interlokuente” në një “demokraci vendimtare””, tha sërish ajo.

“Ne ndalojmë largimet e paligjshme”

“Në këto vite të paaftësisë së tmerrshme për të gjetur zgjidhjet e duhura për krizat e ndryshme emigratore, shumë burra, gra dhe fëmijë, kanë vdekur në det në përpjekje për të shkuar në Itali. Shumë herë kemi thënë “kurrë më”, dhe më pas përsëriteni përsëri dhe përsëri. Kjo qeveri prandaj kërkon të ndjekë një rrugë që nuk është bërë deri sot: ndalimi i largimeve të paligjshme, thyerja përfundimisht e trafikimit të qenieve njerëzore në Mesdhe”.

“Asnjëherë nuk kam ndjerë simpati për regjimet, përfshirë fashizmin”

“Liria dhe demokracia janë elementët dallues të qytetërimit bashkëkohor evropian në të cilin unë e kam njohur gjithmonë veten. (…) Unë kurrë nuk kam ndjerë simpati (…) për asnjë regjim, duke përfshirë edhe fashizmin”.rsi-eb

Presidenti gjerman viziton Kievin

RFE/RL

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka arritur në Kievin më 25 tetor, në një vizitë të paparalajmëruar, tha një zëdhënës i tij.

Steinmeier, që arriti në kryeqytetin ukrainas përmes trenit, pritet të takohet gjatë ditës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo është vizita e parë e Steinmeier qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por është përpjekja e tij e tretë për të udhëtuar për në Kiev.
Javën e kaluar, Steinmeier shtyu një udhëtim të planifikuar për në Ukrainë, për shkaqe sigurie.

Presidenti gjerman po ashtu kishte planifikuar që ta vizitonte Kievin së bashku me homologët e tij nga Lituania, Polonia, Letonia dhe Estonia në prill, por pak para vizitës iu kërkua që të mos udhëtonte drejt kryeqytetit ukrainas.

Kërkesa e Kievit që Steinmeier të mos e vizitonte Ukrainën kishte të bënte me kritikat e vazhdueshme për lidhjet e presidentit gjerman me Moskën dhe për mospërfilljen e paralajmërimeve nga fqinjët në Evropën Lindore për kërcënimin nga agresioni rus, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.

Steinmeier po ashtu shkaktoi zemërim në Kiev në ditët e para të pushtimit rus, duke i ofruar Ukrainës vetëm 5.000 helmeta si ndihmë ushtarake.

Steinemeier fillimisht kishte mbrojtur një politikë më të butë ndaj Rusisë, por gjatë pushtimit të Ukrainës, e pranoi se politika e tij ishte e gabuar. Që atëherë, Gjermania ka nisur t’i dhurojë Ukrainës armatim të rëndë.

Presidenti Macron është lideri i parë që takohet me kryeministren Meloni

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Presidenti francez Macron është lideri i parë që takohet me kryeministrin e ri italian Meloni: në tryezë energjia, mbështetja për Ukrainën, situata ekonomike, menaxhimi i flukseve emigratore

 

VOAL- Takim, që zgjati mbi një orë, të dielën në Romë, mes kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Gjatë takimit, edhe pse informal, u diskutuan të gjitha dosjet kryesore evropiane: nevoja për të dhënë përgjigje të shpejta dhe të përbashkëta për energjinë e shtrenjtë, mbështetjen për Ukrainën, situatën e vështirë ekonomike, menaxhimin e flukseve emigratore.

Meloni dhe Macron ranë dakord për dëshirën për të vazhduar me një bashkëpunim për sfidat e mëdha të përbashkëta në nivel evropian dhe në respekt të interesave të përbashkëta kombëtare, shkruhet në një shënim nga Palazzo Chigi.

“Si evropianë, si vende fqinje, si popuj miq, me Italinë duhet të vazhdojmë të gjithë punën që kemi filluar. Për të pasur sukses së bashku, me dialog dhe ambicie, ua detyrojmë të rinjve tanë dhe popujve tanë. Takimi ynë i parë në Romë me Giorgia Meloni, shkon në këtë drejtim”.- Emmanuel Macron e ka shkruar në Twitter në fund të takimit në Romë me Giorgia Melonin. rsi-eb

Mrekullia e Bidenit – Nga Bernard-Henri Lévy – Përktheu Elida Buçpapaj

 

Ekziston mrekullia Zelensky.

Por ndoshta ka edhe një mrekulli Biden.

Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara thuhej se ishte gati në kolaps.

Ai u përshkrua si një nga arkitektët e strategjisë fatale të “udhëheqjes nga pas” nga njeriu për të cilin ai shërbeu si i dyti i mërzitshëm, me Barack Obamën.

Ai nuk tregoi asnjë rezervë kur shefi i tij, pasi e kishte shpallur përdorimin e armëve kimike një vijë të kuqe për Damaskun, hoqi dorë nga goditja e Bashar Asadit, i cili më 28 gusht 2013 e kishte kaluar qartë këtë vijë.

Ai ishte një nxitës i tifozëve partizanë për marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Me evakuimin e Kabulit dhe, më parë, gjatë tërheqjes së pjesshme ende të turpshme të forcave amerikane nga Kurdistani sirian, ai e tejkaloi Trumpin me izolacionizmin më të egër të Amerikës, të riemërtuar si progresivizëm.

Dhe, në krizën ukrainase, në javët para pushtimit (kur ai u soll si një telegrafist i vogël nga ndonjë agjenci shtypi e rastësishme që njoftonte katastrofën pa komentuar se si mund të shmangej ose si t’i përgjigjej asaj) ashtu si në javët në vijim (kur refleksi i tij i parë ishte të propozonte eksfiltrim, të cilit Churchill i ri ukrainas iu përgjigj me thënien madhështore “Kam nevojë për municion, jo për një udhëtim”, linja mbeti e njëjtë dhe të gjitha shenjat tregonin se perandoria, edhe një herë, tërhiqej para pesë mbretërve: Rusia, Kina, Irani, Turqia dhe islamizmi radikal sunit.

Por pastaj, çfarë ndodhi?

Çfarë vibroi në këtë njeri kur në fund të marsit, në Poloni, pas një takimi të shkurtër me refugjatët nga Lviv, ai Vladimir Putinin e quajti me saktësi “kasap” dhe shqiptoi “për hir të Zotit” që ky njeri “nuk duhet të qëndrojë në pushtet”?

Dhe si e gjeti ky politikan që ne menduam se ishte cinik, i mbrojtur nga emocionet e tij dhe pasi kishte humbur ambicien e madhe Virgjiliane që ishte gjithmonë në qendër të përjashtimit amerikan, i gjeti thekset ruzveltiane për të udhëhequr botën e lirë në mbështetjen e një martiri, por së shpejti -Të jetë Ukraina triumfuese?

Por ja ku e keni.

Brenda natës, fabrikat e tij të armëve u kthyen në arsenalin e një demokracie të sulmuar.

Ndihma ushtarake e ofruar deri tani tashmë po i afrohet një rekord – të paparë kurrë, në këtë periudhë të shkurtër kohe, në asnjë konflikt – prej rreth 20 miliardë dollarësh.

Shtetet e Bashkuara – si Macron në Francë dhe Johnson në Mbretërinë e Bashkuar – nuk u frikësuan nga shantazhi, bërthamor apo ndryshe, që u përpoq mjeshtri i Kremlinit dhe magjistarët e tij.

Amerika është kthyer.

Është Amerika, jo Kremlini, që dëshiron të shkojë deri në fund.

Dhe tani, ndërsa Kievi bombardohet përsëri, po fyhet, martirizohet, Amerika duket se po mendon seriozisht ta cilësojë Rusinë një shtet terrorist.

Le të supozojmë se kjo gjendje shpirtërore vazhdon.

Le të supozojmë se Presidenti Biden nuk bie, edhe pas mandateve të ndërmjetme, në asnjë prej kurtheve që kundërshtari i tij do t’i vendosë duke propozuar “negociata” qëllimi i vetëm i të cilave do të ishte koha për riorganizim.

Le të supozojmë se ai mëson sërish, ndryshe nga paraardhësi i tij, të numërojë deri në dy; se atij i kujtohet se Amerika ka mjetet për të pasur më shumë se një armik, madje edhe të dyshimtë, në të njëjtën kohë; dhe le të supozojmë se, duke kujtuar një parim makiavelist (mënyra më e mirë për të mposhtur armiq të shumtë është të merreni me ta në të njëjtën kohë, jo një nga një siç mendonte Livio në rrëfimin e tij për tre vëllezërit Horazi dhe trinjakët Curiazi*), ai e kupton se, po, ai kurrë nuk do të përballet më mirë me Rusinë se sa me Kinën.

Le të shpresojmë që deklaratat e tij të fundit mbi kërcënimin e një Pakistani bërthamor, asaj vrime të zezë të aleancave amerikane që nga vrasja e Daniel Pearl, të jenë serioze.

Le të shpresojmë që fjalët e tij të shtunën e kaluar – për trimërinë e “grave të guximshme të Iranit” që e “shtangën” dhe “zgjuan” në vendin e tyre “diçka” që nuk do të “heshtet” për një kohë të gjatë – janë më shumë se fjalë, dhe le të supozojmë se ai mbaron njëherë e mirë me këto diskutime për një Iran bërthamor, i cili nuk do të bëjë kurrë asgjë përveçse t’i shesë një shteti bandit jo litarin për të na varur, por bombën atomike që na vitrizon të gjithëve.

Dhe le të lutemi që, si në këtë pikë, si në të tjerat, ai të vazhdojë t’i rezistojë rrymës së fortë kundër zgjimit që, në periferi të partisë së tij, e bën atë të thotë se hixhabi është një veshje si çdo tjetër dhe se vetëm një neo i pakorrigjueshëm -imperialist mund të kërkojë të përzihet në punët e brendshme të një klike të korruptuar dhe mosbesuese mullahësh që qëllojnë gra në sy për krimin e shfaqjes së fytyrave të tyre.

Joe Biden atëherë do të ketë shmangur të gjitha kurthet e Tukididit**.

Ai do të jetë, në luftën e ardhshme botërore persiane, Themistokliu dhe Miltiadi i Riu, fitimtarë në Salaminë dhe Maratonë, në vend të Dhimitrit, Aristidit apo Euribiadit, disfatistët e kohës.

Ai do të ketë shkruar fatin e dorës, do të jetë rilidhur me ajkën e Fatit Manifest të vendit të tij dhe, me një nga ato përmbysjet e historisë që formojnë njerëz të jashtëzakonshëm, ai do të jetë bërë një president i madh amerikan.

——————–

 

Prej bombës nukleare ndodh vitrizimi – Gjatë shpërthimit të malit Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit, truri i një viktime u vitrizua nga nxehtësia ekstreme e hirit vullkanik.(Shënnimi im EB)/tabletmag.com

*Tre vëllezërit Horaci dhe trinjakët Curiaci janë figura legjendare të Romës së lashtë për të cilët ka shkruar historiani romak Tito Livio(Shënimi im EB).

**Kurthi i Tukididit është një koncept në marrëdhëniet ndërkombëtare që i referohet një situate ku një fuqi dominuese shkon në luftë me një fuqi në zhvillim, e para e nxitur nga frika që kjo e fundit ngjall në të për shkak të rritjes së saj në pushtet(Shënimi im EB).

E shqipëroi Elida Buçpapaj

Trupat sulmuese të SHBA-së vendosen në Rumani

Divizioni 101 Ajror u vendos disa kilometra nga Ukraina

 

VOAL- Divizioni 101-të Ajror, një nga divizionet ajrore sulmuese të Ushtrisë së SHBA-së, është vendosur në Evropë, në Rumani për të qenë të saktë, për herë të parë në 80 vjet.

Dislokimi bëhet në sfondin e tensioneve në rritje midis Rusisë dhe NATO-s pas pushtimit të Ukrainës, raporton CBS.

101 është një njësi e lehtë e këmbësorisë, e mbiquajtur “Shqiponja ulëritëse”, e trajnuar për t’u vendosur në çdo fushë beteje në botë brenda disa orësh.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha të shtunën se përpjekjet sulmuese të forcave të armatosura ukrainase u refuzuan në rajonin Kherson dhe në sektorë të ndryshëm të Republikave Popullore të Luhansk dhe Donetsk.

“Në sektorin Nikolayev-Krivoy Rog, armiku u përpoq të depërtonte mbrojtjen e trupave tona në drejtim të vendbanimeve Pyatikhatki, Sukhanovo, Sablukovka, Bezvodnoye, Bruskinskoye dhe Pravdino në rajonin Kherson,” tha Konashenkov.

“Të gjitha sulmet janë zmbrapsur, armiku është larguar nga pozicionet fillestare”, shtoi ai. “Më shumë se 130 ushtarë ukrainas, dy tanke, nëntë automjete të blinduara luftarake dhe 13 automjete u shkatërruan – nënvizoi ai -. Përpjekjet sulmuese të trupave ukrainase në Republikat Popullore të Luhansk dhe Donetsk u refuzuan gjithashtu”. rsi-eb

Miting i jashtëzakonshëm në Berlin: 80 mijë vetë në mbështetje të protestave në Iran

Rreth 80 000 iranianë dhe mbështetësit e tyre kanë marshuar në Berlin, tha policia gjermane, në solidaritet me protestat e vazhdueshme në Iran.

Mitingu i së shtunës në kryeqytetin gjerman besohet të ketë qenë më i madhi i mbajtur deri tani nga diaspora iraniane.

Iranianët nga e gjithë Evropa brohoritën me  sloganin e protestuesve “Gratë, Jeta dhe Liria!”

Në Iran, protestat e shkaktuara nga vdekja e një gruaje të re në paraburgim kanë hyrë në javën e gjashtë.

Mahsa Amini, 22 vjeç vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran më 13 shtator, pasi dyshohet se e mbante shaminë e saj shumë të lirë.

Policia nuk pranoi se ajo ishte rrahur me shkop në kokë dhe tha se kishte pësuar një atak në zemër.

Të shtunën u mbajtën tubime në disa kryeqytete botërore, përfshirë Uashingtonin, ku mijëra njerëz kanë marshuar.

Organizatorët e mitingut të Berlinit thonë se numri i protestuesve është afër 100,000.

Kërkesat e tyre përfshinin më shumë sanksione perëndimore kundër Gardës Revolucionare të fuqishme të Iranit.

Diplomatët iranianë, thanë protestuesit, duhet të dëbohen nga kryeqytetet perëndimore.

“Është befasuese, është e mahnitshme”, tha një protestues për BBC. “Është hera e parë që kaq shumë njerëz në kombin tonë janë të bashkuar pavarësisht nga bindjet e tyre politike para revolucionit dhe pas revolucionit. Unë jam vërtet krenar.”

Sërish sulme ruse, forcat ukrainase rrëzojnë disa raketa mbi Kiev

Infrastruktura kritike në mbarë Ukrainën edhe një herë ka qenë cak i dhjetëra raketave ruse më 22 tetor, tha forca ajrore ukrainase, teksa u tha po ashtu se Kievi ka rrëzuar disa raketa mbi kryeqytetin ukrainas.

Teksa sulmet ruse po vazhdojnë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, sërish u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore.

“Ne kemi rrëzuar disa raketa, disa të tjera kanë goditur caqe. Mbrojtja ajrore shpëton jetë. Në kryeqytetet e Perëndimit nuk duhet të ketë vonesa në vendimet sa i përket sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën”, tha Kuleba.

Zyrtarët lokalë thanë se janë sulmuar stacionet e energjisë në rajonet e Odesës, Kirovhardit dhe Lutskut. Po ashtu, në rajone të tjera janë raportuar probleme me energji elektrike.

“Edhe një sulm me raketa nga terroristët të cilët po luftojnë kundër infrastrukturës civile dhe njerëzve”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shef i stafit të Presidencës ukrainase.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar disa raketa që ishin nisur drejt kryeqytetit ukrainas.

Ndërkaq kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha gjatë mbledhjes qeveritare se nga 10 tetori deri më 20 tetor, Rusia ka dëmtuar mbi 400 ndërtesa në 16 rajone të Ukrainës, përfshirë edhe dhjetëra ndërtesa të energjisë.

Këto njoftime vijnë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën e tyre në rajonin e Hersonit dhe Harkivit.

Ukraina – e cila është nën pushtimin rus që nga 24 shkurti – ka raportuar se ka çliruar qindra vendbanime në jug dhe verilindje të vendit./REL/

Ukraina shënon fitoren e radhës, forcat ruse tërhiqen nga rajoni perëndimor i Khersonit

Forcat ruse kanë filluar të tërhiqen nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin e Khersonit.

Komanda ushtarake e Ukrainës tha se 2000 ushtarë rusë ishin urdhëruar të tërhiqeshin ndërsa analistët perëndimorë paralajmëruan se Rusia mund të hedhë në erë një digë në Kherson për të ngadalësuar përparimin ukrainas.

“Tërheqja e forcave ruse nga rajoni perëndimor Kherson ka filluar”, sipas një njoftimit nga Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA.

Rusia ka të ngjarë të vazhdojë tërheqjen e trupave edhe gjatë javëve të ardhshme. Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë koment, por në një intervistë javën e kaluar, komandanti i lartë rus në Ukrainë tha se do të merreshin “vendime të vështira”.

Sulmet ukrainase kanë shkatërruar disa ura mbi lumin Dnipro, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për Rusinë rifurnizimin e forcave të saj përgjatë frontit jugor dhe tërheqjen. SYRI.NET

Autoritetet e emëruara nga Rusia në Kherson urdhërojnë evakuime të popullatës

VOA/Marrë nga Associated Press

Autoritetet e emëruara nga Rusia kanë urdhëruar të gjithë banorët e qytetit jugor të Ukrainës, Khersonit, të largohen menjëherë, mes një përparimi të dukshëm të forcave ukrainase.

Në një postim në Telegram të shtunën pasdite, administrata rajonale pro-Kremlinit u bënte thirrje civilëve, që të zhvendoseshin më thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, për shkak të asaj që e cilësuan situatë të tensionuar në front.

Në postim aludohej gjithashtu për një kërcënim nga ana që cilësoheshin bombardime e sulme të tmerrshme nga Kievi. Khersoni ra në duart e Moskës që në ditët e para të sulmit ndaj Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Ndërkohë në një kohë që janë shënuar rreth 8 muaj luftë në Ukrainë, forcat ruse po godasin infrastrukturës jetike të vendit me synimin sipas ekspertëve për ta shkatërruar atë tërësisht.

Rusia ka intensifikuar numrin e sulmeve ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës, duke synuar të lërë banorët pa energji elektrike apo ujë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se që nga 10 tetori forcat ruse kanë shkatërruar gati një të tretën e termocentraleve të vendit. Vendi shpreson tashmë që kursejë energji elektrike ndërsa dimri po afron.

Pas një takimi mes presidentit Zelenskyy, anëtarëve të qeverisë, përfaqësuesve të ndërmarrjeve elektrike e zyrtarëve lokalë u njoftua se do të kishte kufizime në furnizimin me energji elektrike në të gjithë Ukrainën nga ora 7 deri në orën 11 të mëngjezit. Po kështu dritat në rrugët e qyteteve nuk do të ndizen.

Ukrainasit thonë se do të qëndrojnë të patundur pavarësisht nga sulmet dhe situata e vështirë e krijuar në vend. Ata thonë se kanë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin.

“Asgjë nuk krahasohet me kohën kur Borodyanka ishte nën pushtimin rus, në fillim të muajit mars. Atëherë ishte ftohtë, ne qëndronim të fshehur në bodrum. Mungesa e energjisë elektrike sigurisht që nuk është diçka e mirë, por ne mund të jetojmë edhe pa energji elektrike”, thotë një banor në qytetin Borodyanka.

“Nuk është një gjë e mirë që nuk do të kemi drita, sidomos për ne që ndjekim mësimin online. Të bie dëshira për të studiuar. Megjithatë ne do të rezistojmë”, thotë kjo vajzë 11-vjeçare.

Ekspertët thonë se strategjia e re e Rusisë është shkatërrimi i infrastrukturës jetike të Ukrainës me synimin për t’ua vështirësuar jetën banorëve e që ata të fajësojnë për këtë, qeverinë e tyre.

Giorgia Meloni emërohet kryeministrja e parë grua e Italisë

Giorgia Meloni ka pranuar postin që i është besuar nga presidenti italian Sergio Mattarella dhe është kryeministrja e re e Italisë.

 

RFE/RL

Giorgia Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë.

Mëngjesin e së premtes, më 21 tetor, Meloni dhe partnerët e saj të koalicionit, Silvio Berlusconi, lideri i “Forza Italia” dhe Matteo Salvini, kreu i partisë kundër emigracionit “Lega Nord”, u takuan me presidentin italian Sergio Mattarella në pallatin presidencial, i cili pranoi listën e ministrave të kabinetit të ardhshëm qeveritar.

Pas takimit Meloni u tha gazetarëve se koalicioni i tregoi presidentit se ajo ishte gati të merrte mandatin për të qeverisur.

Meloni dhe aleatët e saj përballen me një listë të gjatë sfidash, përfshi rritjen e çmimeve të energjisë, luftën në Ukrainë dhe një recesion të mundshëm ekonomik.

Meloni është liderja e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, axhenda e së cilës i ka rrënjët në euroskepticizmin dhe frenimin e emigracionit masiv.

Në një postim në Twitter të enjten, Meloni shprehu angazhimin e saj të palëkundur për të udhëhequr një qeveri të re të unifikuar.

“Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë Italisë një qeveri që mund të trajtojë me kompetencë dhe me vetëdije sfidat dhe emergjencat e sotme,” tha ajo.

Entuziazmi i saj u nda nga anëtarët e tjerë të koalicionit të saj, me Salvinin që deklaroi se “ekipi është gati” ndërsa Berlusconi deklaroi se partia e tij, “Forza Italia”, do të jepte një “kontribut vendimtar” në krijimin e qeverisë së re.

Pavarësisht se siguroi një shumicë në zgjedhje, blloku i krahut të djathtë tashmë përballet me sfida të brendshme.

Tensionet midis dy liderëve, Melonit dhe Berlusconit, kanë dalë në plan të parë, veçanërisht pasi ky i fundit u pa duke e përshkruar kryeministren e ardhshme si “mbizotëruese, arrogante [dhe] fyese” në shënimet e tij. Përgjigja e Melonit ishte jo më pak e drejtpërdrejtë: “Unë nuk do të shantazhohem”.

Situata u përkeqësua pasi Berlusconi, një mik i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin, u regjistrua të thoshte se ai kishte “rindezur” marrëdhënien e tij me liderin rus, me të cilin ai pranoi se kishte shkëmbyer dhurata dhe “letra shumë të përzemërta”.

Ndërsa Berlusconi i ka mohuar këto ndodhi, zhurma që shpërtheu pas audios së publikuar ka tronditur ndjeshëm planet e qeverisë së koalicionit, veçanërisht duke pasur parasysh qëndrimin e vendosur pro-NATO-s të Melonit dhe dënimin e saj për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Vullnetarët në Ukrainë kujdesen edhe për kafshët shtëpiake

voal.ch – Ja çfarë poston në Twitter Nate Mook, një vullnetar në Ukrainë:

Më datën 16 tetor në Tweet-in e tij ai shkruan:

PËRDITËSIM Për macet (dhe qentë) 🇺🇦! Sot vizitova Sviatohirsk për të ofruar 500 kg ushqim për kafshët shtëpiake. Kjo është shtëpia e Irinës ku ajo kujdeset për 38 mace dhe shumë qenë. Ka kafshë shtëpiake që enden nëpër Sviatohirsk dhe qytete të tjera të sapoçliruara në Ukrainën lindore—dhe nevojitet ndihmë.👇👇

 

 

Po në datën 16 tetor Nate Mook në një Tweet tjetër shkruan:

100% e gjithçkaje të dhuruar do të shkojë për këtë punë në Ukrainën Lindore. Katya ka një OJQ lokale të quajtur Hachiko,  sipas Akitës së famshme besnike. Vetëm sonte, një tjetër vullnetare, Oksana, mbërriti në Kramatorsk me një qen që e evakuoi nga fronti. Shumë mirënjohës për çdo mbështetje! 🙏👇

Në një tweet të sotshëm Nate Mook shkruan:

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Dje instaluam një stacion ushqimi për kafshët shtëpiake të zhvendosura në Kramatorsk (me mbështetjen tuaj!). Sot në mëngjes, qentë ukrainas prisnin në radhë për të ngrënë. 🇺🇦🐕”

Shikojni vetë dhe kush ka lotë le të lotojë./voal.ch

 

Charlie Hebdo, konfirmohet dënimi i përjetshëm për bashkëpunëtorin në krim

VOAL- Është dënuar Ali Riza Polat, i pandehuri kryesor i pranishëm në sallën e gjyqit në gjyqin e apelit për bashkëpunim në 17 vrasjet e vëllezërve Kouachi dhe Amedy Coulibaly në janar 2015, në redaksinë e së përjavshmes satirike franceze Charlie Hebdo në Paris, dhe në supermarketi Hyper Cacher.. Gjykata shtoi dënimin me 20 vjet burg të sigurisë maksimale.

Në shkallë të parë, në dhjetor 2020, Polat – i cili gjithmonë e ka mohuar të jetë terrorist – u dënua me tridhjetë vjet paraburgim penal. Gjykata Speciale e Parisit rriti dënimin, pas kërkesës së prokurorit publik, i cili kishte kërkuar të “mbronte” kompaninë nga një njeri “me rrezik ekstrem” dhe “të dërgonte një mesazh të qartë” për ata që do të “tundoheshin”. për të ndihmuar një terrorist”.

I akuzuari i dytë për bashkëpunim, Amar Ramdani, u dënua me trembëdhjetë vjet burg, dy të tretat e të cilave në kushte të sigurisë maksimale. rsi-eb

Scholz: Taktikat e tokës së djegur nuk do t’i ndihmojnë Putinit

RFE/RL

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të enjten se presidenti rus, Vladmir Putin, është duke përdorur energjinë dhe krizën e urisë si armë, mirëpo ka dështuar që të thyejë unitetin e Perëndimit, dhe nuk do të arrijë synimet e tij përmes taktikave për djegie të tokave.

Duke folur para Parlamentit gjerman, ai ka thënë se Gjermania e ka liruar veten nga varësia në gazin rus, mirëpo është duke punuar në uljen e çmimeve, përfshirë sigurimin e kontratave të reja për furnizim me gaz nga shtetet tjera.

Ushtria ruse e ka dëmtuar rëndë infrastrukturën e energjisë në Ukrainë ditëve të fundit, duke nxitur autoritetet ukrainase që të vendosin kufizime në konsum të rrymës, për herë të parë prej nisjes së luftës.

Rusia, në anën tjetër, e ka mohuar se shënjestron civilët.

“Ne nuk do ta lëmë pa përgjigje përshkallëzimin e fundit të Moskës… taktikat e tokës së djegur nuk do t’i ndihmojnë Rusisë që të fitojë luftën. Ne vetëm do të vazhdojmë forcimin e unitetit dhe vendosmërinë e Ukrainës e të partnerëve të saj”, ka thënë Scholz para Parlamentit gjerman.

“Të gjitha gënjeshtrat dhe propaganda, bisedimet për ‘operacione speciale’ dhe fitoret e shpejta – të gjitha janë fasadë”.

Më 20 tetor, kompania ukrainase e rrjetit energjetik, Ukrenergo, u ka bërë thirrje banorëve që të “mbushin të gjitha bateritë” para nisjes së kufizimeve në furnizim me energji, duke paralajmëruar edhe për ndërprerje totale të energjisë, nëse nuk kursehet rryma.

Oleksandr Kharchenko, këshilltar në Ministrinë e Energjisë, ka thënë më 19 tetor se, sipas të dhënave të reja, rreth 40 për qind e infrastrukturës totale është dëmtuar seriozisht.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Norvegjia arreston djalin e shokut të Vladimir Putinit nga koha e KGB-së

BILD

Dhe sërish një rus po filmonte me dron në Norvegji…

Policia norvegjeze ka arrestuar djalin e ish-shefit të hekurudhurave ruse dhe shokut të Putinit në KGB, për fluturime të paligjshme me dron mbi Svalbard.

Andrej Jakunin u arrestua të hënën në Norvegjinë veriore, tha policia të mërkurën. Shtetasi ruso-britanik ka pranuar se ka pilotuar ilegalisht një dron mbi arkipelagun Spitsbergen të Norvegjisë. Jakunin është në paraburgim, kurse dronët dhe pajisjet e tjera elektronike janë konfiskuar.

Një tjetër arrestim i një shtetasi rus brenda pak ditësh. Ata akuzohen për operim të paligjshëm të mjeteve ajrore pa pilot dhe për marrjen e fotografive të paligjshme në Norvegji, një vend që kufizohet me Rusinë dhe që tani është furnizuesi më i madh me gaz i Europës.

Në lidhje me fluturimet me dron pranë aeroporteve norvegjeze, kryeministri Jonas Gahr Stoere tha: “Është e papranueshme që shërbimet sekrete të huaja të fluturojnë dronë mbi aeroportet norvegjeze”.

Në Norvegji, dronët janë parë vazhdimisht mbi infrastrukturën energjetike, duke përfshirë edhe platformat e naftës dhe gazit në det të hapur. Këto raportime dhe sabotimi i tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe 2 në Detin Baltik, e kanë shtyrë vendin të rrisë masat e sigurisë.

Svalbard është 1 mijë kilometra larg Polit të Veriut dhe është territor norvegjez. Meqenëse Rusia gjithashtu nxjerr qymyr në arkipelag, kjo zonë është shtëpia e një komuniteti relativisht të madh rus.

Qeveria e re italiane do të jetë pro NATO-s, pro-Evropës, thotë Meloni

VOA/Marrë nga Reuters

ROMË – Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, sfidoi të mërkurën partnerëve të saj të koalicionit të krahut të djathtë, duke thënë se qeveria e saj e re do të jetë pro NATO-s dhe plotësisht pjesë e Evropës.

Deklarata e saj erdhi pasi aleati i saj konservator Silvio Berlusconi përsëriti simpatinë e tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për shkaktimin e luftës.

Në një deklaratë të formuluar ashpër, zonja Meloni tha se çdo parti që nuk pajtohet me linjën e saj të politikës së jashtme nuk duhet të bashkohet me qeverinë, e cila do të fillojë nga puna javën e ardhshme.

“Italia me ne në qeveri nuk do të jetë kurrë lidhja e dobët e Perëndimit,” tha ajo.

Zonja Meloni e ka mbrojtur me vendosmëri Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt dhe ka mbështetur sanksionet perëndimore kundër Moskës.

“Për një gjë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë e qartë. Unë synoj të drejtoj një qeveri me një linjë të qartë dhe të drejtë të politikës së jashtme,” tha ajo. Kushdo që nuk është dakord me këtë gur themeli nuk mund të jetë pjesë e qeverisë.

Berlusconi, 86 vjeç, është një mik i vjetër i Putinit dhe në një regjistrim audio të publikuar të martën, ai u zbuloi parlamentarëve nga partia e tij Forza Italia se ishte në kontakt me presidentin rus dhe kishte shkëmbyer “letra të ëmbla” dhe dhurata.

Në një regjistrim të dytë, të publikuar nga agjencia e lajmeve LaPresse të mërkurën, Berlusconi tha se Ukraina kishte prishur një marrëveshje paqeje të vitit 2014, e cila ishte krijuar për t’i dhënë fund një lufte separatiste nga rusisht-folësit në rajonet e Ukrainës lindore, Donetsk dhe Luhansk.

Duke përsëritur akuzat e bëra nga Putini, të cilat janë mohuar nga Ukraina, Berlusconi tha se zoti Zelenskyy e përkeqësoi situatën shumë më tepër kur erdhi në pushtet në vitin 2019.

Zoti Berlusconi përsëriti gjithashtu një pohim se Putini ishte përkulur ndaj presionit të brendshëm dhe kishte pushtuar Ukrainën vetëm për të krijuar një qeveri të re “me njerëz të mirë me logjikë”.

Të martën, pasi u publikua regjistrimi i parë, Forza Italia tha se pikëpamja e Berlusconit për luftën ishte “në përputhje me pozicionin e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Megjithatë, kundërshtarët janë mbështetur në regjistrimet binjake për të akuzuar Berlusconin për minimin e besueshmërisë së zonjës Meloni.

“Komentet e Berlusconit janë shumë të rënda dhe të papajtueshme me qëndrimet italiane dhe evropiane,” tha Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Rusia nis evakuimet nga jugu i Ukrainës

RFE/RL

Dhjetëra mijëra civilë, dhe zyrtarë të emëruar nga Rusia, janë duke u tërhequr nga rajoni jugor ukrainas i Hersonit, ka thënë lideri i instaluar nga Rusia, Vladimir Saldo.

Sipas tij, 50-60.000 civilë do të largohen nga katër qytezat afër lumit Dnjepër, përmes një “zhvendosjeje të organizuar”.

Të gjitha departamentet e emëruara nga Rusia në Herson, besohet se do të kalojnë lumin po ashtu.

Televizionet ruse kanë shfaqur disa njerëz duke u mbledhur afër lumit.

Ende nuk dihet sa prej tyre do të shpërngulen, mirëpo transferimi, apo dëbimi i civilëve nga një forcë pushtuese, prej një territori të pushtuar, konsiderohet krim lufte.

Në orët e mbrëmjes të së hënës, komandanti i ri rus në Ukrainë, gjenerali, Sergei Surovikin, e ka përshkruar situatën në Herson si të vështirë.

Një tjetër zyrtar i instaluar nga Rusia, Kirill Stremousov, ka paralajmëruar banorët e Hersonit se forcat ukrainase do të nisin sulmet në qytet, “në një të ardhme shumë të afërt”.

Hersoni ka qenë qyteti i parë i madh ukrainas që ka rënë në duart e forcave ruse, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Megjithatë, brenda javësh, ushtria ukrainase ka çliruar një pjesë të territorit dhe i ka shtyrë forcat ushtarake ruse afër lumit Dnjepër, duke i kërcënuar me bllokim.

Kremlini tani pretendon se Hersoni, dhe tri rajone tjera – Donjecku, Luhansku dhe Zaporizhja – janë pjesë e Rusisë, ndonëse diçka e tillë është kundërshtuar në nivel ndërkombëtar.

Rusia ka organizuar të ashtuquajturat referendume për bashkim në këto rajone, hap që është konsideruar i rremë nga Perëndimi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Viktoria me bashkëshhortin u vranë në Kiev nga droni rus. Ajo ishte shtatzanë

Voal.ch – Oleksandra Matviichuk kreu i Qendrës për Liritë Civile (Ukrainë)/ Çmimi Nobel për Paqe 2022/ Çmimi Mbrojtësi i Demokracisë i OSBE-së 2016 lajmëronte me një Tweet në Twitter:

“Kjo është Viktoria. Ajo u vra në Kiev më 17 tetor. Kolegët e saj shkruajnë se trupi i saj u gjet e përqafuar me bashkëshortin e saj të dashur Bohdan, macja e tyre ishte me ta në ndërtesën e sulmuar me dronin rus. Ajo ishte shtatzënë. Ata prisnin një fëmijë.”

Gjetur në krahët e burrit: çfarë dihet për gruan shtatzënë të vrarë gjatë sulmit në Kiev

Ukrainska Pravda

YANA OSADCHA

Një çift i martuar – Bohdan dhe Viktoriia, e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë – u vranë në shtëpinë e tyre në rrugën Zhylianska në Kiev, goditur nga një dron rus më 17 tetor.

Viktoriia Zamchenko punonte si someliere në rrjetin e dyqaneve Good Wine.

“Është një ditë shumë e zezë për kompaninë tonë sot. Sot, ne humbëm Vikën, somelierin tonë, një person jashtëzakonisht të sjellshëm dhe simpatik, pjesë e familjes sonë,” postoi Good Wine në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Kompania tha se Viktoriia kishte punuar si someliere për gjashtë vjet në dyqanin e tyre në rrugën Mechnykova në Kiev.

“Ajo ishte e vetmja grua në departament, por ajo kurrë nuk tregoi dobësi; detyrat apo sfidat e vështira nuk ekzistonin për të. Ajo e donte vërtet verën dhe punën e saj,” tha kompania.

Good Wine raportoi se trupi i gruas shtatzënë, e cila do të merrte lejen e lehonisë në dhjetor, u gjet në krahët e bashkëshortit të saj Bohdan, së bashku me macen e tyre, në banesën e tyre, të goditur nga një dron rus.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Por ne do të themi një frazë që Vika e përsëriste gjatë gjithë kohës: duhet të ndjejmë më pak keqardhje për veten,” shtoi Good Wine.

Kompania ka thënë në një koment për Ukrainska Pravda.

Ndërsa ka patur shumë reagime në rrjetet sociale:

“Nuk u besoj syve… Bisedova me Viken disa dite me pare. Rastesisht e pashë foton dhe u befasova… Si mund te jete e vertete kjo???”

“Ajo më ndihmoi të zgjedh verën vetëm dje, dhe sot ndodhi kjo. Ngushëllimet e mia.”

Yehor Hordieiev, një gazetar që jeton në lagjen e sulmuar nga droni, thotë se ai ka pësuar vetëm “frikë dhe xhame të thyera”.

“Nuk e njihja Vikën sepse shkoja në një tjetër dyqan të Good Wine, përndryshe do ta kisha njohur patjetër dhe ndoshta do të ishim miq.

“Fqinja ime shtatzënë Vika vdiq nën rrënojat në krahët e burrit të saj në të njëjtin moment”, tha ai.

Vetë Viktoriia postoi në rrjetin e saj sociale në mars 2022 se askush nuk e dinte se çfarë ishte përpara.

Asaj i mungonte shumë puna dhe ekipi.

“Kjo luftë tashmë e ka ‘shumëzuar punën time paqësore me zero’. Ndoshta, vetëm blogerët e stilit të jetesës e kanë më keq se somelierët,” shkroi ajo.

Sidoqoftë, Viktoriia u rikthye në punë në vjeshtë . Ajo, burri i saj, fëmija i tyre i ardhshëm dhe macka e tyre u vranë nga rusët në banesën e tyre më 17 tetor.

Gazetarët luftojnë në vijën e tyre të frontit. Mbështetni Ukrainska Pravda ose bëhuni mbrojtësi ynë!/Voal.ch

Berlusconi thotë se ka këmbyer “letra të ëmbla” me Putinin

RFE/RL

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fituar sërish vëmendje, pas deklaratave se ka rikthyer kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Agjencia e lajmeve, LaPresse, ka publikuar një incizim të zërit – që duket se është bërë në mënyrë sekrete – derisa Berlusconi ka biseduar me pjesëtarë të partisë, Forza Italia.

Në atë incizim, Berlusconi ka thënë se Putin është në mesin e “pesë shokëve të vërtetë” të tij.

“Kam rikthyer kontaktet me presidentin Putin”, ka thënë ai, duke treguar si Putin ia ka dërguar “20 shishe me vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, për ditëlindje.

Berlusconi ka thënë se ai i ka dërguar më pas Putinit shishe me verë italiane dhe një letër “po ashtu të ëmbël”.

Berlusconi ka mbushur 86 vjet më 29 shtator, pasi koalicioni i krahut të djathtë, ku përfshihet edhe partia e tij, Forza Italia, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Këto komente fillimisht janë hedhur poshtë si “rrëfime të vjetra” nga besnikët e Berlusconit.

Megjithatë, në incizim, Berlusconi ka thënë se Perëndimi është veçse në luftë me Rusinë, sepse është duke i dhënë “Ukrainës, para dhe armë”.

“Personalisht nuk mund të shpreh mendimin tim për këtë gjë, sepse nëse do ta merrnin vesh mediat, do të bëhej katastrofë, mirëpo unë jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar”, ka shtuar ai.

Në mbrëmjen e së martës, Forza Italia ka thënë se pozicioni i Berlusconit ndaj Ukrainës është në linjë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Ajër i pastër në Suedi: ministrja e klimës 26 vjeçe

VOAL- Ajo nuk është 19 si Greta Thunberg, por mjaftojnë 26 vitet e Romina Pourmokhtarit për ta bërë atë ministren më të re – do të jetë në krye të Ministrisë së Klimës – në historinë e Suedisë. Emri i saj bie në sy mes atyre të 24 anëtarëve të kabinetit të paraqitur të martën nga kryeministri i ri konservator Ulf Kristersson.

E lindur në vitin 1995, ministrja e re është anëtare e Partisë Liberale të qendrës së djathtë, nga e cila drejtoi krahun e të rinjve. Ajo u dallua për kritikat ndaj afrimit të së djathtës me nacionalistët e Demokratëve të Suedisë (SD), përpara aleancës së 11 shtatorit të kaluar. “Ulf Kristersson pa SD – absolutisht. Ulf Kristersson me SD – jo faleminderit,” shkroi ai në Twitter dy vjet më parë. Qeveria e re e krahut të djathtë bazohet për herë të parë në një shumicë që përfshin të djathtën ekstreme.

E lindur në një familje me origjinë iraniane në periferi të Stokholmit, e reja thyen rekordin e mëparshëm të moshës së hershme për një ministër në Suedi (27 vjeç). rsi-eb

Baerbock bën thirrje për kujdes në marrëdhëniet me Kinën

RFE/RL

Gjermania nuk duhet të bëjë me Kinën gabimet që i ka bërë në marrëdhëniet me Rusinë në vitet e fundit, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ajo ka thënë se Gjermania duhet të përballet me “konkurrencën e sistemeve” mes shteteve që besojnë në ligjin ndërkombëtar dhe regjimet autoritare.

“Ne duhet të mësojmë nga gabimet e politikës sonë ndaj Rusisë në dekadat e fundit”, ka thënë Baerbock në një forum për politikë të jashtme në Berlin.

“E them shumë qartë se varësia e njëanshme ekonomike na ekspozon ndaj shtantazhit politik”.

“Sa i përket Rusisë kjo gjë është e kryer”, ka thënë Baerbock, duke e pranuar se Gjermania ka injoruar paralajmërimet e partnerëve nga lindja e Evropës për varësinë ndaj energjisë ruse.

“Ne duhet të sigurohemi që të mos bëjmë më atë gabim, dhe kjo nënkupton që duhet ta kemi edhe më shumë parasysh këtë fakt në politikat tona drejt Kinës”.

Ajo ka përmendur se “strategjia për siguri kombëtare” është duke u hartuar nga Qeveria e kancelarit, Olaf Scholz dhe ajo do të përfshijë strategjinë e Gjermanisë me Kinën.

Në dy dekadat e fundit, qeveritë gjermane kanë rritur lidhjet ekonomike me Rusinë – sidomos në sektorin e energjisë, pavarësisht kritikave nga lindja e Evropës për gazsjellësit që dërgojnë gazin rus nga Rusia drejtpërdrejt në Gjermani.

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, autoritetet gjermane janë duke tentuar që sa më shumë të ulin varësinë nga energjia ruse.

Kompanitë gjermane kanë investuar shumë edhe në Kinë në vitet e fundit, dhe tani Kina është një prej partnereve më të mëdha tregtare të Gjermanisë.

Qeveria e Scholzit është treguar më e kujdesshme drejt Pekinit – në krahasim me qeveritë tjera – prej kur e ka marrë pozitën në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Scholz, po ashtu e ka bërë vizitën e parë në Azi në shtetin e Japonisë dhe jo në Kinë.

Aktualisht në Kinë është duke u mbajtur Kongresi i Partisë Komuniste, në të cilin presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të fitojë një mandat të tretë në pushtet.

Ukraina: Rusia ka kidnapuar dy zyrtarë në centralin e Zaporizhjas

RFE/RL

Kompania shtetërore për energji bërthamore në Ukrainë, Enerhoatom, ka akuzuar Rusinë për “kidnapim” të dy punëtorëve në centralin bërthamor në Zaporizhja.

Ky central kontrollohet nga forcat ruse, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Zyrtari përgjegjës për teknologji informative, Oleh Kostyukov dhe Oleh Oshek, asistent i drejtorit të centralit bërthamor, janë kidnapuar më 17 tetor, ka thënë Enerhoatom në Telegram më 18 tetor.

“Aktualisht asgjë nuk dihet për ta dhe gjendjen e tyre”, është thënë në deklaratën e Enerhoatomit.

Kjo kompani i ka bërë thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike që të bëjë “çdo përpjekje” për të siguruar lirimin e tyre.

Kjo agjenci ka thënë se Rusia e ka ndalur shefin e centralit, Ihor Murashov, për disa ditë muajin e kaluar dhe më pas ai është liruar më 3 tetor.

Centrali bërthamor në Zaporizhja – më i madhi në Evropë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Mediat kanë raportuar disa herë se stafi në këtë central ka punuar nën presion dhe jo në kushte të favorshme, prej kur forcat ruse kanë marrë kontrollin e tij. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Inteligjenca gjermane: Putini shpalli luftë kundër Perëndimit

Shefi i Shërbimit Federal të Inteligjencës, Bruno Kahl.

RFE/RL

Udhëheqësi i shërbimit sekret të Gjermanisë, Bruno Kahl, e ka konsideruar luftën e Rusisë në Ukrainë si “shpallje e luftës” kundër gjithë botës demokratike perëndimore.

Duke folur para një komiteti parlamentar, Kahl, ka thënë se lufta e presidentit rus, Vladimir Putin nuk ka pasur synim primar territorin e Ukrainës.

Putini do të vazhdojë të përdorë forcën e tij – siç e ka bërë në Çeçeni, Gjeorgji, Siri, Krime dhe Donbas – për të arritur qëllimet e tij politike, ka thënë ai.

Kur ka qenë fjala për konfliktin në Ukrainë, ai ka thënë se pret që luftimet të vazhdojnë edhe vitin tjetër, pasi asnjëra palë nuk është e gatshme të lëshojë territor.

Kahl ka thënë po ashtu se paralajmërimeve të shërbimit që ai udhëheq nuk u është kushtuar vëmendje e madhe.

“Fatkeqësisht është bërë traditë në diskursin publik, në dekadat e fundit, që vazhdimisht të injorohen dhe të shtypen kërcënimet reale – dhe të konsiderohen nga autoritetet e sigurisë si frikësuese apo pompoze”.

Zhvillime të tilla, sikurse lufta në Ukrainë, tregojnë pse Gjermanisë i duhen autoritetet e sigurisë, ka thënë ai.

Në mesin e zhvillimeve tjera globale përfshihet edhe ajo e një “Kine autokratike që synon të bëhet fuqi globale”, ka thënë Kahl.

Bordi i shërbimit sekret gjerman zakonisht takohet fshehurazi, mirëpo, një herë në vit, udhëheqësit e institucionit përgjigjen publikisht.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Franca do të trajnojë rreth 2.000 ushtarë ukrainas

RFE/RL

Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe do të zgjerojë një program trajnimi për ushtarët ukrainas.

Deri në 2.000 ushtarë ukrainas do të përfshihen në njësitë ushtarake në Francë për disa javë trajnime luftarake, trajnime më të specializuara në logjistikë dhe nevoja të tjera, dhe trajnime mbi pajisjet që Franca do t’ia jap Ukrainës, tha ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, në një intervistë për Le Parisien.

“Ne po vërejmë faktin se lufta, mjerisht, do të zgjasë”, citon gazeta të ketë thënë ministri francez.

“Një brez i ri ushtarësh duhet gjithashtu të stërvitet”.

Franca kishte trajnuar edhe më parë trupat e artilerisë ukrainase për të përdorur obusët vetëlëvizës të Cezarit, që ajo ia kishte dhënë Ukrainës.

Ministri tha se bateritë e sistemeve të mbrojtjes ajrore, Crotale, që Franca po përgatit t’i dërgojë në Ukrainë “do të jenë veçanërisht të dobishme në luftën kundër dronëve dhe bombardimeve ajrore”.

Ai nuk specifikoi se sa prej tyre do të shkojnë në Ukrainë, por tha se “do të jetë e rëndësishme t’u mundësohet atyre të mbrojnë qiellin e tyre”.

Në gusht ushtria britanike njoftoi për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.

“Refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit”- Ushtria ruse vret drejtuesin e orkestrës në Kherson

Ministrisa e Kulturës së Ukrainës ka raportuar se ushtria ruse qëlloi për vdekje dirigjentin Kherson, Yuriy Kerpatenko në shtëpinë e tij. Sipas njoftimit, një akt i tillë është ndërmarrë pasi Kerpatenko ka refuzuar të marrë pjesë në një koncert të organizuar në Kherson.

“Më 14 tetor u bë e ditur për vrasjen brutale të kryedirigjentit të Teatrit të Muzikës dhe Dramës Kherson me emrin Mykola Kulish. Pasi Yuriy Kerpatenko refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit, ushtria ruse e qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij”, tha ministria në Facebook.

Sipas faqes së internetit Kherson.online, më 1 tetor, Dita Ndërkombëtare e Muzikës, pushtuesit, së bashku me bashkëpunëtorët e Filarmonisë, planifikuan një koncert festiv në Kherson me pjesëmarrjen e orkestrës së dhomës Hylaeus. Dirigjenti i orkestrës, Kerpatenko, refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte me pushtuesit.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për të afërmit dhe kolegët e Yuryi. Kujtimi i përjetshëm,” tha Ministria e Kulturës.bw

Kancelari gjerman Scholz bën thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian

VOA/Marrë nga Associated Press

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ai tha në fjalimin e tij në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë në Berlin, se një gjë e tillë do ta bënte bllokun më të aftë të përballej me sfidat globale.

Që kur mori detyrën, zoti Scholz e ka bërë një përparësi të politikës së tij të jashtme zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit dhe të tjera.

Kjo çështje është bërë më urgjente që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, e cila u bë kandidate për anëtarësim në BE në fillim të verës.

“Një BE me 27, 30, 36 shtete, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të ketë peshë edhe më të madhe në botë,” tha zoti Scholz në kongres.

“Unë jam i përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes, do të ishte e favorshme për të gjithë ne,” tha ai.

Kancelari Scholz bëri gjithashtu thirrje për reforma në Bashkimin Evropian, për të cilat tha se do të ndihmonin për realizimin e zgjerimit dhe do të bënin të mundur një autonomi ushtarake të bllokut prej 27 vendesh.

Zoti Scholz foli për nevojën e heqjes graduale të parimit të unanimitetit për vendimet në politikën e jashtme, por edhe në fusha të tjera si politika tatimore.

“Nëse aspirata jonë është një Evropë gjeopolitike, atëherë vendimet e shumicës janë një forcim dhe jo një humbje e sovranitetit”, tha ai.

Aktualisht, shumë vendime të BE-së mund të merren vetëm nëse të gjitha vendet votojnë njëzëri.

Zoti Scholz gjithashtu mbështet më shumë autonomi ushtarake për BE-në. Ai bëri thirrje për koordinim në furnizimin me armëve dhe pajisje dhe krijimin e një force të reagimit të shpejtë të BE-së deri në vitin 2025.

“Në Evropë, ne kemi nevojë për ndërveprim më të mire të përpjekjeve tona të mbrojtjes,” tha ai. “Në të ardhmen, Evropa do të ketë nevojë për një rritje të koordinuar të aftësive. Ne duhet ta çojmë përpara me bindje dhe së bashku mbrojtjen evropiane.”

Ministrja e Jashtme gjermane thotë se Rusia mund të përdorë “njerëzit si armë”

RFE/RL

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, paralajmëroi të shtunën se Rusia mund të përpiqet të nxisë përçarje në Perëndim përmes refugjatëve, pasi Moska kërkon të zgjerojë “luftën hibride”.

“Kjo luftë nuk bëhet vetëm me armë, po bëhet edhe me energji dhe për këtë kemi gjetur një përgjigje. Por do të bëhet edhe me frikë dhe përçarje, dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të parandalojmë”, tha ajo në një kongres Partisë së Gjelbër.

“Në këtë situatë është e qartë se çfarë do të ndodhë më pas – refugjatë dhe jo refugjatë nga Ukraina… por për shkak se kjo luftë është hibride, vende të tjera po marrin pjesë gjithashtu”, tha Baerbock, duke përmendur Serbinë të cilën ajo e akuzoi se kishte futur në aeroplanë emigrantë pa viza.

Duke theksuar se nuk mund të ketë një situatë “ku njerëzit po përdoren si armë”, ministrja tha se Gjermania është në bisedime me Republikën Çeke dhe Sllovakinë për këtë çështje.

Gjermania javët e fundit ka paralajmëruar për regjimin e udhëtimit pa viza të Beogradit për disa vende, qytetarët e të cilëve përdorin Serbinë si trampolinë për të hyrë në BE.

Serbia, një kandidate për anëtarësim eventual në BE, shtrihet në të ashtuquajturën rrugë ballkanike të përdorur nga emigrantët që shkojnë drejt Evropës Perëndimore, ndërsa ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Edhe pse rruga nuk është aq e ngarkuar sa ishte gjatë krizës së emigrantëve në Evropë në 2015, dhjetëra mijëra ende kalojnë nëpër rajon çdo vit.

Gjermania pranoi mbi një milion emigrantë gjatë krizës së vitit 2015, por kjo masë la ekonominë më të madhe të Evropës thellësisht të ndarë. Dyshimet midis disa votuesve përfundimisht rezultuan në ardhjen e partisë së ekstremit të djathtë (AfD) në parlament.

Raporti i Komisionit Evropian për migracionin dhe azilin për vitin 2022 i publikuar këtë muaj zbuloi se një “numër në rritje njerëzish” po mbërrinin përmes udhëtimeve me aeroplan në Serbi për shkak të “regjimeve të saj pa viza”.

Maltë: Dy vëllezër dënohen me nga 40 vjet burg lidhur me vrasjen e gazetares investigative

VOA/Marrë nga Associated Press

Një gjykatëse në Maltë dënoi të premten dy vëllezër me nga 40 vjet burgim secilin, pasi ata pranuan papritur fajësinë për për rolin e tyre në vrasjen me makinë bombë të një gazetareje që shkruante për korrupsionin, që kishte tronditur Evropën dhe kishte shkaktuar protesta të indinjuara në Maltë.

Vetëm disa orë më herët, në fillim të seancës në një gjykatë në Valletta, George Degiorgio, 59 vjeç, dhe Alfred Degiorgio, 57 vjeç, ishin deklaruar të pafajshëm për vdekjen e Daphne Caruana Galizias në shpërthimin që ndodhi ndërsa ajo po i jepte makinës pranë shtëpisë së saj më 16 tetor 2017.

Zonja Caruana Galizia ishte gazetare investigative që raportonte për korrupsionin e dyshuar midis qarqeve politike dhe të biznesit në vendin e vogël të Bashkimit Evropian, i cili është një parajsë fiskale në Mesdhe.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara, për të vendosur drejtësinë në një çështje që përbën një kapitull të errët në historinë e Maltës,” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Robert Abela menjëherë pas dënimit.

Një nga djemtë e saj, Matthew Caruana Galizia, u tha gazetarëve: “Jam i lehtësuar që ata u dënuan. Tani duhe të ndiqen rastet e tjera,” tha ai, duke iu referuar ndjekjes penale të të pandehurve të tjerë.

Por ai shtoi se pesë vitet që u deshën për të arritur këtë fazë të drejtësisë për nënën e tij ishin “shumë të gjata”.

Gjyqtarja Edwina Grima, doli nga salla e gjyqit për rreth një orë pas pranimit të fajësisë dhe i shpalli dënimet kur u kthye.

Dy të pandehurit u urdhëruan gjithashtu të paguanin 50,000 euro secili nga paratë që morën si rezultat i krimit, si dhe për shpenzimet gjyqësore.

Ata mund të ishin përballur me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Prokurorët argumentuan se vëllezërit ishin paguar për vrasjen nga një biznesmen i njohur maltez që kishte lidhje me qeverinë. Mbi biznesmenin janë ngritur akuzuar dhe ai do të gjykohet veçmas.

Vëllezërit Degiorgio pranuan fajësinë për vrasje me dashje; shpërthimin që rezultoi në vdekjen e një personi; mbajtjen e paligjshme të eksplozivëve; komplot kriminal; nxitje, krijim, organizim ose financim i një organizate me qëllim kryerjen e veprave penale dhe pjesëmarrjen aktive në një komplot.

Në prag të gjyqit, vëllezërit Degiorgio i kishin mohuar akuzat. Një i dyshuar i tretë, Vincent Muscat, shmangu gjyqin pasi kishte pranuar fajësinë. Ai po vuan një dënim prej 15-vjetësh.

Por në fillimin e gjyqit të premten, Alfred Degiorgio u deklarua i pafajshëm, ndërsa vëllai i tij deklaroi se nuk kishte asgjë për të thënë, gjë që gjykata e interpretoi si një deklarim të pafajësisë.

Nuk është e qartë pse të pandehurit ndryshuan qëndrim.

Gjatë argumenteve hapëse të akuzës, prokurorët argumentuan se kishin prova që përfshinin telefona celularë që lidhnin të pandehurit me vendosjen e bombës.

Vëllezërit ishin përpjekur pa sukses të negocionin një falje në këmbim të dhënies së emrave të të dyshuarve kryesorë për organizimin e vrasjes, përfshirë një ish-ministër, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Bomba ishte vendosur nën sediljen e shoferit dhe shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë copërat e makinës fluturuan mbi një mur dhe në një fushë.

Gazetarja investigative malteze, Caruana Galizia, 53 vjeç, kishte shkruar gjerësisht në faqen e saj të internetit “Running Commentary” për korrupsionin e dyshuar në qarqet politike dhe të biznesit në vendin ishull mesdhetar, një parajsë fiskale.

Ndër objektivat e investigimit të saj ishin persona të rrethit të brendshëm të kryeministrit të atëhershëm Joseph Muscat, të cilët ajo i akuzoi se kishin kompani guacka në parajsat fiskale të zbuluara nga rrjedhja e Panama Papers. Por ajo ka vënë në shënjestër edhe opozitën. Në momentin që u vra, ajo përballej me më shumë se 40 padi për shpifje.

Arrestimi i një biznesmeni të lartë me lidhje me zyrtarë të lartë të qeverisë dy vjet pas vrasjes shkaktoi një seri protestash masive në vend, duke e detyruar kryeministrin Muscat të jepte dorëheqjen.

Yorgen Fenech u arrestua në vitin 2019 dhe u padit në vitin 2021 për bashkëpunim të dyshuar në vrasje. Ai u akuzua gjithashtu për bashkëpunim për të kryer vrasje. Ai ka deklaruar pafajësinë për të gjitha akuzat.

Data për gjykimin e tij nuk është caktuar.

Taksistit Melvin Theuma, iu dha një falje presidenciale në vitin 2019 në këmbim të dëshmisë kundër Fenechit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar. Jamie Vella dhe Robert Agius, janë akuzuar për dhënien e bombës, por gjyqi i tyre ende nuk ka filluar.

Në seancën e mëngjesit përpara pushimit të drekës, zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Philip Galea Farrugia i tha gjykatës se Theumas iu kërkua nga një person i paidentifikuar të gjente dikë që të vriste gazetaren Caruana Galizia. Sipas akuzave Theuma bisedoi me njërin prej vëllezërve Degiorgio dhe u negociua një pagesë prej 150,000 eurosh (146,500 dollarë), tha Galea Farrugia.

Galea Farrugia tha gjithashtu se fillimisht u fol për një armë zjarri për vrasjen, por më vonë u vendos të përdorej një bombë. Prokurorët thanë gjithashtu se një telefon celular – një nga tre që kishte George Degiorgio, kishte shkaktuar shpërthimin.

Një raport për një hetimit publik të vitit 2021 arriti në përfundimin se shteti maltez “duhet të mbajë përgjegjësi” për vrasjen e Caruana Galizias për shkak të kulturës së mosndëshkimit që buronte nga nivelet më të larta të qeverisë.

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviç, ka dënuar “mungesën e rezultateve efektive në vendosjen e llogaridhënies pesë vjet më vonë.”

Në një letër drejtuar kryeministrit Abela, komisionerja shprehu nevojën për urgjencë në mbrojtjen e gazetarëve në Maltë dhe përmendi rastet e shpifjes që vazhdojnë ende ndaj të afërmve të Caruana-Galizias pas vdekjes së saj.

Rusia do të evakuojë civilët nga Hersoni pas avancimeve ukrainase

Ndërtesë banimi e shkatërruar në Herson.

Lideri i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas Herson, Vladimir Saldo, u ka bërë thirrje civilëve që të evakuohen, duke përmendur sulmet ditore me raketa nga forcat ushtarake ukrainase.

Ai u ka bërë thirrje civilëve që të “shpëtojnë veten” duke shkuar në Rusi për “pushim dhe studime”, si dhe ka kërkuar ndihmën e Moskës.

Kësaj thirrjeje i është bashkuar më vonë zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, përmes një mesazhi në televizionin shtetëror.

Ukraina hedh poshtë akuzat se shënjestron civilët e saj.

Trupat e saj ushtarake kanë çliruar së fundi disa zona në veriperëndim të Hersonit, dhe i janë afruar qendrës.

“Qeveria ka marrë vendim për të organizuar ndihmë për largimin e banorëve nga rajoni i Hersonit për në rajonet tjera të shtetit”, ka thënë Khusnullin.

“Ne do t’i ofrojmë secilit akomodim të lirë dhe gjithçka që është e nevojshme”.

Në mesin e armëve tjera, Kievi ka përdorur sistemet raketore amerikane, HIMARS, duke goditur me to shënjestrat ushtarake ruse.

Hersoni është kryeqyteti i vetëm rajonal që ka rënë nën kontrollin e forcave ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur aneksimin e katër rajoneve ukrainase: Herson, Zaporizhja, Donjeck dhe Luhansk.

Ukraina dhe Perëndimi e kanë dënuar këtë hap, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Për më shumë, Rusia nuk kontrollon në tërësi këto rajone.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën

RFE/RL

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Si funksionon ETIAS?

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.

Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.

Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen.

Pse ETIAS?

Ky sistem është kërkuar që të funksionalizohet pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë në Evropë.

Zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

ETIAS është i ngjashëm me sistemin amerikan ESTA, që shërben për qëllime të njëjta.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.

Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Reagon PPE-anulon darkën zyrtare me Ramën

Pas kritikave të ashpra për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ka reaguar Presidenti i Partive Popullore Europiane Aleksander Pociej.

Ai ka bërë me dije se si shkak i ndërhyrjeve të Ramës në Asamble, është marrë vendimi për të anuluar një darkë punë të planifikuar.

“Me keqardhjen të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në mbledhje të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Komisioni Presidencial ka marrë një vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se gjuha e përdorur sot në fjalim nga kryeministri Rama ka ngjallur pakënaqësi, ndërsa disa prej përfaqësuesve kanë shprehur indinjatën pa u mbyllur takimi.

 

Përfaqësuesi i Rumanisë u shpreh se Këshilli nuk është Prokurori, referuar pjesës ku Rama foli për raportin e Dick Martyt për trafikun e supozuar të organeve gjatë luftës në Kosovë dhe asaj që po ndodh me ish krerët e UÇK-së në Dhomat e Posaçme në Hagë.bw

Ushtria ukrainase rimerr pesë vendbanime në Herson

RFE/RL

Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të tjera në rajonin jugor të Hersonit, ndërsa forcat e saj të armatosura vazhduan kundërsulmet e tyre, pavarësisht sulmeve raketore ruse që goditën vendin gjatë dy ditëve të fundit.

“Armiku vazhdon të bombardojë pozicionet e njësive tona për të penguar kundërsulmin përgjatë gjithë linjës së kontaktit”, thuhet në njoftimin e presidencës ukrainase.

Ushtria e Ukrainës më 9 tetor tha se trupat e saj kishin rimarrë rreth 1.200 kilometra katrorë territor në rajonin jugor të Hersonit nga forcat ruse, që nga fillimi i kundërofensivës në fund të gushtit.

Ndërkohë, Rusia vazhdoi të godasë rajonin Zaporizhja të Ukrainës dhe qytetin me të njëjtin emër më 12 tetor, tha sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev.

Zaporizhja, që ndodhet mjaft afër vijës së frontit midis forcave ruse dhe ukrainase, është goditur vazhdimisht me sulme shpesh vdekjeprurëse gjatë javëve të fundit.

Më 9 tetor, raketat e lëshuara nga forcat ushtarake ruse përgjatë natës, kanë lënë të vdekur 17 persona.

Zaporizhja është sulmuar me armë të rënda edhe më 6 tetor, si pasojë e të cilave kanë vdekur 11 njerëz.

Zaporizhja është aneksuar javën e kaluar nga Rusia, hap që është konsideruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i Rumanisë i përgjigjet Ramës për çështjen e Kosovës: Keqardhje për fjalimin tuaj! Ju frikësoheni fantazmave të së shkuarës

Fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për krimet e luftës në Kosovë, u kritikua nga të pranishmit në asamble.

Ishte zëdhënësi i Rumanisë në Asamble, Iulian Bulai i cili duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, tha se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, duke shtuar se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht.

Pjesë nga diskutimi në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës: 

Iulian Bulai: Vizita juaj është historike, pjesa e parë e fjalës suaj shfaqi një udhëheqës vizionar në çështje ndërkombëtare. Por pati një asimetri midis gjithë ambicieve të mëdha dhe shfaqjes së një politikani që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Kjo është për të ardhur keq. Duhet thënë që kjo asamble nuk është prokuroria. Le të presim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë për t’iu përgjigjur. Pse të synohet për një minishengen si Ballkani i Hapur, kur ne mund t’ju ndihmojmë të synoni poër një shembull më të madh. Cili është roli që mund të luajë Shqipëria si model në integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, zoti kryeministër, mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë. Dua një përgjigje e sinqertë.”

 

Edi Rama: Zoti president, të nderuar anëtarë nuk i jam i sigurt për atë që shprehën parehati mbi fjalën time. Nëse e kuptuan vërtetë atë që thashë, u sugjeroj të gjithëve të lexojnë sërish sepse do gjejnë qartësisht pse jam këtu e se sa shumë  e respektoj këtë institucion. Por besoj fort se një prej virtyteve të institucioneve demokratike është të jenë të përulur kur sheh nga vetja e të kenë pjesën e duhur të autokritikës. Nuk akuzova paraardhësit tuaj i kuptoj se nëse do isha në vend të tyre e nëse do më thuhej se kishte dyshime për trafik organesh do të votoja e bëj atë njëjtin gabim si ata. Nuk është e patakt të thërrasësh këtu e tu kërkosh të gjithëve ku të ndihmojnë institucionet ndërkombëtare të vënë në vend besueshëmrinë  e vet, nuk është pa takt të ndash me ju thjeshtë fakte e mund të imagjinoj, por i vetmi persona që mund të kuptoj është kolegia serbe, është e tronditur. Për Serbinë do duhet shumë kohë të kuptojë thithë e të jetojë me këtë të njohë Kosovën e të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët. Nuk erdha këtu të mos respektoj Serbinë, ka shumë në Shqipëri që mendojnë se jam agjent serb. Jam i lumtur të si shërbej së vërtetës,. Pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim që përfaqësoj me krenari. vëreni veten në vendin e çdo shqiptari që haset me këtë paragjykim nga lajme të rreme që shqiptarët merren me trafik organesh ehe kur luftojnë. një ambasador ishte i shqetësuar sepse një person i zhdukur nga vendi i tij në malet shqiptare mund ti ishin hequr organet sepse ka dëgjuar të gjithë këtë. kështu e vrasin stereotipet besimin në të vërtetën. nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë,. Nëse doni debat mund të bëjmë.bw

Stërvitjet bërthamore të NATO-s do të zhvillohen, pavarësisht tensioneve me Rusinë

NATO do të vazhdojë me stërvitjet bërthamore javën e ardhshme, pavarësisht nga përshkallëzimi i tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë prej kërcënimeve të fshehta të Vladimir Putinit për të përdorur armë bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, tha të martën se stërvitjet vjetore janë rutinë dhe ishin planifikuar shumë kohë përpara se Kremlini të pushtonte Ukrainën.

Pjesa kryesore e tyre do të zhvillohet më shumë se 1000 kilometra larg Rusisë dhe në të do të përfshihen avionë luftarakë me aftësinë për të mbajtur koka bërthamore, megjithëse nuk do të përdoren bomba të vërteta.

Më pak se gjysma e vendeve anëtare të NATO-s do të marrin pjesë në stërvitje.

I pyetur nëse ato ishin një ide e mirë duke pasur parasysh situatën delikate me Moskën, Stoltenberg tha se nuk do të ishte mirë t’i ndalonim tani.

“Do të dërgonte një sinjal shumë të gabuar nëse befas tani do të anulonim një stërvitje rutinë të planifikuar prej një kohe të gjatë për shkak të luftës në Ukrainë. Ky do të ishte absolutisht sinjali i gabuar për t’u dërguar,” u tha Sekretari i Përgjithshëm gazetarëve në Bruksel.

“Sjellja e vendosur dhe e parashikueshme e NATO-s, forca jonë ushtarake, është mënyra më e mirë për të parandaluar përshkallëzimin”, shtoi ai. “Nëse ne tani do të krijonim bazat për ndonjë keqkuptim, llogari të gabuara në Moskë mbi gatishmërinë tonë për të përkrahur dhe mbrojtur të gjithë aleatët, ne do të rrisnim rrezikun e përshkallëzimit.”

Përpara takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s këtë javë, Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në aleancën ushtarake, Julianne Smith, i tha Euroneës se vendi i saj nuk do të pranojë asnjë kërcënim bërthamor nga Rusia dhe se do të ketë një përgjigje serioze nëse ato përdoren.

“Ne u kemi dërguar mesazh rusëve shumë drejtpërdrejt se çdo përdorim i armëve bërthamore do të përballej me pasoja të paprecedentë,” tha Smith të martën.

“Kjo është diçka që ne po e ndjekim nga afër dhe mendoj se ju keni dëgjuar gjithashtu kolegë në Uashington të thonë se për momentin ne nuk shohim një tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore.”

Stoltenberg tha gjithashtu se vendet anëtare do t’i japin përparësi nevojave urgjente të Ukrainës, duke përfshirë sisteme më të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe aftësi të tjera në dritën e përshkallëzimit serioz në pushtimin e Rusisë.

Ka shqetësime edhe në Perëndim, për rezervat e varfëruara të armëve, pas muajsh furnizimi të Ukrainës. Aleatët tani do të shikojnë se si t’i plotësojnë ato, duke ruajtur gjithashtu furnizimet për Kievin.

Presidentja moldave kërkon shtypjen e protestave pro-ruse

RFE/RL

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, i bëri thirrje Qeverisë që t’i japë fuqi të posaçme forcave të sigurisë që të shtypin protestat, që sipas saj, synojnë instalimin e një udhëheqjeje pro-ruse.

Protestat që nisën më 19 shtator janë organizuar nga Partia Shor, e afërt me Rusinë. Lideri populist i kësaj partie, Ilan Shor, ka ikur nga shteti më 2019, pasi u dënua me dy vjet burgim për pastrim parash.

Disa nga protestuesit kanë ngritur tenda jashtë Parlamentit dhe ndërtesës së Presidencës, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë pro-perëndimore të Sandus. Ata po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre për rritjen e çmimeve.

Sandu i kërkoi Qeverisë më 11 tetor që të ndryshojë ligjin për t’iu dhënë më shumë fuqi agjencive të zbatimit të ligjit, duke shtuar se “disa aktorë brenda administratës lokale po sabotojnë stabilitetin e shtetit”. Këto deklarata duket se janë referencë për kryetarin e Kishinjevit, Ion Ceban, anëtar i Partisë Socialiste të ish-presidentit Igor Dodon. Ky i fundit ka mbështetjen e Rusisë.

Deklarata e presidentes moldave erdhi pasi Ceban më 10 tetor përdori makinat e komunës për të bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit, në mbështetje të protestuesve pro-rusë që kanë bllokuar bulevardin duke vendosur tenda.

“Tradhtia ndaj atdheut do të dënohet rëndë. Ata që mbjellin panik dhe dëshirojnë luftë do të dënohen sipas ligjit”, tha Sandu.

Ajo tha se protestuesit “i kanë premtuar Moskës se do të krijojnë një qeveri që do të jetë besnike ndaj Rusisë”.

Sandu e kishte mposhtur Dodonin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Moldavia, që gjendet në kufi me Rumaninë dhe Ukrainën, ka shtyrë përpara politika pro-perëndimore, duke përkeqësuar raportet me Moskën.

Sandu ka dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, teksa Rusia ka kërcënuar Moldavinë se do të ndërpresë furnizimet me gaz për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pagesën e energjisë.

Pas nisjes së pushtimit, Moldavia, një prej shteteve më të varfra të Evropës, është ftuar që të hapë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, së bashku me Ukrainën.

“Ne po bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në shtetin tonë”, tha ajo. “Por, presioni ndaj nesh po rritet dita-ditës. Ka më shumë përpjekje për ta destabilizuar situatën dhe për të krijuar ndarje mes nesh”, tha Sandu.

Frika se konflikti në Ukrainë mund të zgjerohet është rritur, pasi ka shqetësime se Moska mund të tentojë të krijojë një korridor tokësor përmes Ukrainës jugore për në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transniestër.

Rusia ka afër 1.500 ushtarë në Transniestër, të cilët thuhet se ruajnë një depo të madhe armësh të epokës sovjetike.


Send this to a friend