VOAL

VOAL

Themeluesi i Pegidas sot para gjyqit

Lutz Bachmann

Themeluesi i lëvizjes anti-islamiste në Gjermani, Pegida, do të dalë në gjyq për gjuhë të urrejtjes.

Lutz Bachmann akuzohet se ka nxitur urrejtje racore përmes disa postimeve në Facebook, në të cilat ai i ka quajtur refugjatët “kafshë” dhe “plehra”.

Gjyqi i tij do të mbahet sot në Drezden.

Tubimet e Pegidas kanë tërhequr mijëra mbështetës në Gjermani.

Lëvizja është shpërndarë në disa vende prejse është lansuar në vitin 2014.

Gjykata në Drezden ka thënë se Bachmann ka penguar rendin publik me komente që përmbajnë sulme mbi dinjitetin e refugjatëve.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me dënim prej tre muajsh deri në pesë vjet burgim.

Dyshohet për qindra emigrantë të mbytur në Mesdhe

Shumë njerëz besohet se janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe.

Dyzetenjë të mbijetuar, shumica emigrantë nga Afrika Lindore, kanë folur për BBC-në në qytetin grek Kalamata, ku edhe po mbahen.

Ata kanë thënë se deri në 500 njerëz mund të kenë vdekur, edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për incidentin.

Ngjarja ndodh në prag të njëvjetorit të fundosjes së një anijeje me migrantë, në ujërat midis Libisë dhe Italisë, ku kanë humbur jetën rreth 800 veta.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 180,000 migrantë kanë bërë përpjekje të arrijnë Evropën këtë vit përmes detit.

Sipas OKB-së, afro 800 jetë njerëzish janë humbur në ujëra në vitin 2016.

Mbi 50 milionë votues italianë do të vendosin sot për fatin e platformave të naftës në det

Votuesit në Itali sot në referendum do të votojnë për leje të përhershme për kompanitë lidhur me pompimin e naftës dhe gazit nga deti italian

ROMË  – Votuesit në Itali sot në referendum do të votojnë për leje të përhershme për kompanitë lidhur me pompimin e naftës dhe gazit nga deti italian.

Afër 50.6 milionë votues do t’i përgjigjen pyetjes së referendumit për mbetjen apo shfuqizimin e ligjit që qeveria e koalicionit të kryeministrit Matteo Renzi i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, i cili siguron se kompanitë mund të bëjnë pompimin e naftës dhe gazit natyror nga deti italian pa kufizime kohore.

Vendvotimet janë hapur këtë mëngjes në ora shtatë sipas kohës lokale, ndërsa mbyllja e vendvotimeve është planifikuar për 23 orë. aa

Gianroberto Casaleggio: Lideri i Lëvizjes të Pesë Yjeve është vetë Lëvizja – Liria është si këndon Gaber, pjesëmarrje!

Si këndonte Gaber “Liria është pjesëmarrja”

Voal.ch sjell për lexuesin intervistën e fundit të Gianroberto Casaleggio-s, Gurusë, ideologut dhe bashkëthemeluesit të Lëvizjes të Pesë Yjeve – M5S dhënë për La Stampa, më 15 dhjetorin e vitit të shkuar, 4 muaj pa tre ditë përpara 12 prillit kur dha frymën e fundit në një klinikë të Milanos.

Casaleggio: “Lëvizja e Pesë Yjeve do t’i bëj italianët të vetëdijshëm që si qytetarë të vendosin vetë për jetën e tyre dhe mos delegojnë të tjerë  për këtë gjë.”

     I  N  T  E  R  V  I  S  T  A

Është normale, nëse një lëvizje duhet të mendojë për jetëgjatësi, a duhet të mbetet e pandotur nga themeluesi ?
“Po, përndryshe ajo nuk mund të mbijetojë. Shikoni se çfarë ka ndodhur me Berluskonin.”

Pse ky veprim tani?
“Kjo mund të  kishte ndodhur në tre muaj. Ne kemi bërë një ndalesë, një pit-stop për të ndërruar gomat, ndërsa të tjerët shpejt do të mbeten pa benzinë. ”

Si funksiononi me Beppe Grillo-n?
“Ne dëgjohemi shpesh dhe shihemi gjatë muajit, në Milano ose Gjenovë. Nuk kemi një metodë funksionimi, përveçse ndajmë idetë dhe kur duhet marrim vendime. ”

Një herë Bruce Sterling ka krahasuar Beppe Grillon me Garibaldin dhe ju me Mazzini-n. Më pas ai shtoi se problemi i M5S ishte se nuk kishte një Cavour në parlament apo nuk ishte e gatshme për të qeverisur. Mund të jetë Luigi Di Maio ose Alessandro Di Battista?

“Sterling i referohej një epoke tjetër historike, kombinimet e tij mund të jenë interesante, por në M5S nuk ekziston as Garibaldi ose Mazzini as Cavour. Lideri i M5S është vetë M5S, emrat nuk janë të rëndësishme, por programi dhe pjesëmarrja. Kjo nuk është një lojë tenisit apo lojë futbolli, ku dikush do të fitojë e dikush do të humbasë. Është ashtu si këndonte Gaber “Liria është pjesëmarrja”. Qëllimi ynë është pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në çështjet publike, demokracia e drejtpërdrejtë pa liderë. ”

Në pranverë votohet në disa qytete kryesore, duke përfshirë Milano, Romë, Torino, Napoli, Bolonja. Ku keni mundësinë  të fitoni?
“Parashikimi im është se ne do të përmirësojmë kudo rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme lokale. Ne do të përpiqemi që edhe kur kemi balotazh, të fitojmë. Qytetarët tashmë  kanë bërë zgjedhje të shkëlqyera si Chiara Appendino në Torino, Patrizia Bedori në Milano e Massimo Bugani në Bologna. Në të ardhmen do të votohet në internet kandidati për kryetar bashkie i Romës. Në vitin 2016 do të shkojnë për të votuar në 1283 komuna të mëdha e të vogla dhe Lëvizja e Pesë Yjeve, M5S do të përpiqet të jetë e pranishme në çdo komunë me një listë. ”

Appendino është një zgjedhje ekscentrike në krahasim me profilet tuaja të tjera, apo jo?
“Lëvizja nuk është krijuar vetëm nga  njerëzit alternative, por edhe për të zhbërë mitet. Appendino dikur kishte për t’u quajtur borgjeze, ajo ka studiuar në Universitetin Bocconi, ka treguar se di të punojë në kompani. Pra është OK. ”

A mendon ende se interneti është një mjet efektiv për të seleksionuar dhe zgjedhur kandidatët?
“Sigurisht, unë kurrë nuk e kam ndryshuar mendjen në këtë pikë. Mendoj për rrjetin e internetit si për një inteligjencë kolektive. Sot janë regjistruar në M5S rreth 130 mijë njerëz dhe kjo shifër vazhdon të rritet. Deri më tani ka pasur pak raste në përqindje të kandidatëve, nga 1600 të zgjedhur që janë provuar si të papërshtatshëm si rezultat i votimit në internet. ”

Prioritetet  në axhendën politike?
“Ky është i njëjti argument për kandidatët, nëse është e mundur duhet forcuar. Qytetarët duhet të zgjedhin prioritetet dhe metodat e ndërhyrjes. Prioritetet nuk mund të zbresin nga lart, dmth nga politika, politika nuk mund t’i imponojë prioritetet, ato i vendosin qytetarët. ”

Çfarë ndodhi me Rousseau, sistemin operativ dixhital për menaxhimin e Lëvizjes?
“Është i vonuar, e di, por në rrugë.”

Ku e shihni veten pas pesë vitesh? Ende si kreu i Lëvizjes të Pesë Yjeve, paçka se juve ju pëlqen të thoni se jeni garant i saj apo do t’ja dedikoni kohën tuaj diçkaje tjetër ?
“Interesi im kryesor është Rrjeti dhe ndryshimet që mund të ndodhin në realitetin e përditshëm. Edhe gjatë pesë viteve, si tani, unë do të mbulojë këtë, madje edhe në aspektin profesional, si një konsulent për organizata. Unë do të shpenzoj më shumë kohë me familjen time dhe miqtë e mi. Unë gjithashtu mund të kujdesem për një pyll të vogël  e të braktisur në vite që e kam blerë në Canavese. ”

Supozojmë se ju japin më tepër pushtet për të zgjidhur problemet urgjente të këtij vendi. Çfarë do të bëni?
“Do t’i bëj italianët të vetëdijshëm që si qytetarë të vendosin vetë për jetën e tyre dhe mos delegojnë të tjerë  për këtë gjë.”

Si do ta menaxhoni terrorizmin?
“Siç kemi thënë në parlament. Më shumë shpenzime për inteligjencën, të mos bëjmë biznes me vende si Arabia Saudite, të mos i japim shansin ISIS  të vazhdojë të shesë naftë, me të ardhura vjetore prej 500 milion. ”

Sipas mendimit tuaj çfarë është duke ndodhur?
“Ky është një kthim i Fuqive Qendrore: atëher Gjermania, sot Evropa; Perandoria Osmane, Rusia. Ndryshojnë aleancat, por problemi i vërtetë është se në Lindjen e Mesme ne kemi krijuar kufijtë me sundimtarin. Dhe tani historia na paraqet faturën. ”

Çështja e migrimit është një urgjencë globale. Si do të përballeshit me këtë problem?
“Migrimi është një efekt. Ne duhet të eliminojmë shkaqet. Pra luftërat, grabitjen e lëndëve të para dhe nga të njëjtat  territore të  vendeve nga të vijnë, të ndalohet shitja e armëve dhe të inkurajohen investimet në vendet e përfshira. Për emigrantët pastaj të përshpejtohen procedurat e njohjes të statusit të azilantit, të cilat shpesh i tejkalojnë dy vjet. Duhet të jepet njohja e azilit brënda 30 ditësh nga dita kur bëhet kërkesa, me një vendim brënda tri ditësh për ata që janë refugjatë dhe ata që janë klandestinët dhe gjithashtu duhet të eleminohet Rregullorja e Dublinit që e detyron refugjatin të mbetet në vendin e parë të mbërritjes, që ia ndalon të drejtën për të lëvizur lirisht në hapësirën BE, duke i detyruar që të mbeten në Itali ose Greqi.”

Në periudhën më të keqe të krizës ekonomike ju keni thënë: “Se nuk flasim kurrë për vlera, të vetmet që na ndihmojmë t’i tejkalojmë krizat.” Krizat jemi duke i arkivuar, po vlerat?
“Kriza nuk është arkivuar aspak, ju duhet të pyesni njerëzit që kanë humbur vendet e punës, të cilët nuk mund të paguajnë këstin e shtëpisë dhe për t’u kuruar duhet t’i drejtohen trajtimit privat kostot e të cilit është i pamundur t’i përballojnë pas shkurtimeve të qeverisë. Disa të dhëna: norma e papunësisë italiane është 11.8%, dyfishin e vendeve në hapësirën OCDE që është 6.7%; Familjet italiane kanë vështirësi gjithnjë e më shumë me pagesën e shpenzimeve që lidhen me pagesat e kësteve, qerave. Është fjala për 3 milionë italianë që bëjnë 11.7% të popullsisë; Raporti Censis vë në dukje se 41,7% e familjeve italiane kanë hequr dorë të paktën nga një shërbim shëndetësor prej shpenzimeve shumë të kripura dhe listat e pritjes janë shumë të gjata. Kjo qeveri ka shkurtuar shpenzimet për kujdesin shëndetësor më tepër se çdo qeveri e mëparëshme. Vetëm një vit më parë Fondi Shëndetësor Kombëtar ishte 112 miliardë dhe pritej në 2016 të shkonte në 115.4 miliardë Euro, por gjatë vitit 2015 Fondi është ulur në 109.7 miliardë euro dhe parashikimin për vitin 2016, si rezultat pritet të jetë 113.1 miliardë; në ligjin për Stabilitetin e vitit 2016 të shqyrtuar në Senat, qeveria i ka rritur shkurtimet.  Janë edhe 2 miliardë të tjerë shkurtime në Fondin Shëndetësor Kombëtar, i cili në vitin 2016 do të zbresë në 111 miliardë. Sa për vlerat, solidaritetin, mbrojtjen e mjedisit, tejkalimin e totemit të parasë dhe pasurimit me çdo kusht, këto nuk janë marrë ende në konsideratë nga politika. ”

Presidenti i INPS Tito Boeri ka bërë kohët e fundit një propozim të ngjashëm me tuajin sa i përket të ardhurave bazike për qytetarët. Çfarë mendoni ju?
“E konsideroj shfaqjen një tjetër rënie, si ajo e Michele Emiliano, guvernatorit të Pulias. M5S ka paraqitur një projektligj mbi të ardhurat bazike të qytetarit, që nuk e dëshiron asnjë aparat i sistemit, prej qeverisë, partive, sindikatave. Të ardhurat bazike të qytetarit janë kërkuar prej kohësh nga BE, në Europë ky problem nuk është i pranishëm vetëm në Itali dhe Greqi, e drejta e një jete dinjitoze edhe për ata që kanë humbur vendin e punës deri në gjetjen e një pune tjetër. Nuk është ajo që propogandon qeveria, një lloj asistence, por një ndihme për ata që janë në nevojë, të cilëve u hiqet kjo e drejtë nëse refuzojnë tre vende pune të propozuara. Shtesa prej 15 miliardë Euro është bërë për një pagesë mujore në shumën 780 Euro, kur nuk kanë të ardhura të tjera, është gjetur si zgjidhje dhe e certifikuar nga M5S, e siguruar duke shkurtuar abuzimet, diçka që është e dokumentuar. ”

Një nga mendimtarët të cilët shpesh citoni është David Graeber, frymëzuesi i lëvizjes Occupy Wall Street. Tani ai pretendon se kanceri i shoqërisë sonë është burokracia. Pajtoheni?
“Vetë burokracia në vetvete nuk është nuk është e mirë apo e keqe. Problemi është teprimi i burokracisë. Burokracia e panevojshme duhet të eliminohet. Kjo është e vështirë, sepse burokracia ushqen veten dhe burokratët nuk duan të humbasin privilegjet e tyre. Shumëzohen me njëri-tjetrin si amebat. Problemi themelor nuk është burokracia, por mungesa e ndershmërisë, e cila me kalimin e kohës ka gërryer dhe korruptuar shoqërinë tonë.”

Ishit në EXPO?
“Jo. EXPO ishte një iniciativë që mund të shkonte  në fillim të shekullit të shkuar. Sot për qasje në informata është interneti. Dhe pastaj slogani “Feeding Planet” – “Ushqim Planetit” – bie në kontradiktë me  një milion metra katrore të tokës bujqësore ku u shtri EXPO. Kështu sikur duam t’i japim çimento në vend të bukës disa dhjetra miliona të uriturve ? Kush do të ketë një ide të qartë për EXPO, larg propagandës, i këshilloj librin e Gianni Barbacetto “Excelsior, il gran ballo dell’Expo”.

Kryeministri Renzi thotë se ura mbi ngushticën e Mesinës do të ngrihet. Çfarë mendoni ju?
“Kjo nuk është një prioritet dhe as një domosdoshmëri. Sicilia është pa ujë dhe ka probleme të mëdha të infrastrukturës. Ura mund të presë, edhe sepse shpenzimet e saj do të arrijnë në 8.5 miliardë euro. ”

Një herë më keni thënë se nuk shikoni kurrë TV, sepse koncepti i palinsestit linear ka marrë fund.  Por, nëse do të kishte akses në Netflix, ndoshta do të mendonit dhe do ta hapnit. Tani që Netflix ka mbërritur tek ne. Çfarë  bëni?
“Unë do të shikoja Netflix, si e kishte parashikuar, por sapo ka filluar. Është një akt, një revolucion i atij që deri më tani e kemi quajtur televizzor, që do të duhej të quhej “main screen”, “ekrani kryesor” që lidhet me të ashtuquajturin “second screen” – “ekranin e dytë”, që me çdo pajisje të lëvizëshme si për shembull një një smartphone të lidhur në internet, që ka aplikime për të bashkëvepruar si me programin televiziv ashtu edhe me rrjetet sociale të përdoruesve të lidhur. Më në fund është bashkim i TV të vjetër me rrjetin, dhe ne jemi vetëm në fillim. ”

Keni ndonjë ide për skandalin e Vatileaks?
“Në Vatikan ajo është duke u luajtur akti i thikave të gjata.” /E shqipëroi Elida Buçpapaj

29cb4164d56d57b9ba13db19bf7f7f20-kb7H-U10701020420808H8C-1024x576@LaStampa.it

 

Papa Françesku sot mes refugjatëve në Lesbos

Papa Françesku vizitoi sot një kamp refugjatësh në ishullin Lesbos.

Fëmijë e të rritur vajtonin në kompleksin e strehimit, duke iu drejtuar Atit të Shenjtë me fjalë përgjërimi pasi udhëtimi i tyre i gjatë drejt Evropës Perëndimore u ndërpre, kur u bllokua rruga e kalimit nga Greqia drejt veriut.

Disa fëmijë i dhuruan Papës punime arti që kishin bërë në kamp. Ati i Shenjtë ia kaloi një prej ndihmësve të tij një vizitatim të një fëmije me fjalët: “Mos e palos, se do ta vë në tavolinën e punës”.

Më parë sot, televizioni shtetëror grek njoftoi se Papa Françesku kishte në plan të merrte 10 refugjatë me vete, për t’i sistemuar në Vatikan. Tetë prej tyre janë sirianë. Emrat e refugjatëve u zgjodhën me short këtë javë. Ndihmësit e Papës nuk pranuan të komentojnë, por thanë se hollësitë do të dalin gjatë ditës.

Akti i Papës vjen ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje të kritikuar nga shumë aktorë, për të deportuar refugjatët.

Papa Françesku do të marrë me vete në Itali 10 refugjatë

Raportohet se Papa Françesku ka ofruar që t’i marrë me vete në Itali 10 refugjatë, pas vizitës që po e realizon në ishullin grek Lesbos.

Televizioni shtetëror grek, ERT ka raportuar se tetë sirianë dhe dy afganë e kanë mundësinë që të largohen nga ishulli bashkë me Papën, kur ku i fundit ta përfundojë sot vizitën në Greqi.

Përfshirja e afganëve do të ishte një veprim simbolik, meqë Bashkimi Evropian nuk i konsideron më të gjithë afganët si refugjatë dhe nuk i përfshinë ata në mesin e shtetasve që u aprovohen aplikacionet.

Papa Françesku po e viziton një qendër të refugjatëve në ishull. Aty ai po takohet me refugjatët dhe do të drekojë me disa prej tyre.

Papa Grançeskut i është bashkuar lideri shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në botë, Patriarku Bartholomew.

Kjo vizitë e Papës po konsiderohet si veprim i guximshëm për të shprehur solidaritetin me migrantët, çështja e të cilëve ka turbulluar politikën evropiane.

Vatikani tha se vizita e Papa Françeskut në ishullin Lesbos është krejtësisht humanitare dhe fetare për nga natyra, dhe se nuk ka qëllim që të jetë e natyrës politike apo kritikuese ndaj politikave të Bashkimit Evropian.

Ishulli grek ka pranuar me qindra mijëra azilkërkues, e shumë migrantë të tjerë kanë kaluar përmes këtij vendi. Lesbosi konsiderohet si një nga ven

Vdiq Casaleggio, ideologu i M5S – Dario Fo: jam i tronditur – Casaleggio reduktoi banalitetin

Voal – Voal.ch shkruan se  iku nga kjo botë Gianroberto Casaleggio. U shua 12 prillin që shkoi. ANSA i dedikon një portret me titull “Vdiq ideologu i Lëvizjes së 5 Yjeve”. Casaleggio, 61 vjeç dha frymën e fundit në një dhomë të institutit Scientifico Auxologico të Milanos, ku ishte shtruar dy javë më parë pa e dhënë emrin e tij të vërtetë, për të ruajtur privatësinë. Në prill të 2014, Casaleggio ishte operuar me urgjencë në tru në Poliklinikën e Milanos.

Sapo do ta merrte vesh lajmin e hidhur, Nobelisti Dario Fo do të shkruante me dhimbje për këtë humbje – se “ndihet tmerrësisht i tronditur”. Këto ishin fjalët e Dario Fosë për themeluesin e Lëvizjes së 5 Yjeve, i cili sipas Fo-së kishte meritën e madhe se “e kishte reduktuar banalitetin” e politikës dhe  “kishte propozuar një mënyrë të re reagimi, të komunikimit duke ofruar pjesmarrjen e tij”.

TESTAMENTI CASALEGGIO-s ?

“Grillo? Davide Casaleggio (i biri)? Apo Direktorati, kush do ta drejtojë tani M5S?”. Kjo është pyetja që bejnë të gjithë, edhe brënda M5S, por thuhet se ua ka lënë testamentin atyre që i kishte në rrethin e tij më të ngushtë edhe për zgjedhjet e ardhëshme që do të jenë në pranverën e 2017.

Por një gjë e kanë të qartë tashmë Pesëyjorët bashkë me Beppe Grillo-n, se do t’ju duhet që të shkojnë përpara pa mbështetjen e ideatorit dhe themeluesit të lëvizjes së tyre, që ishte edhe simboli i kësaj lëvizje.

Janë disa emra emra senatorësh si Paola Taverna e Nicola Morra që dalin në plan të parë. Po ashtu duhet të definohet edhe roli i të birit të ideologut,  Davide Casaleggio, që gëzon mbështetjen e shumicës të Casaleggio Associati, që ka në pronësi Blog-un e Beppe-s.

“Gianroberto ishte një vizionar që arrinte ta kuptonte përpara të tjerëve të ardhmen – thotë një burim nga brënda Pesëyjorëve. Ishte i ndërgjegjshëm për gjendjen e tij shëndetësore dhe e kishte planifikuar se çfarë do të duhej të bëhej kur ai të mos ishte më. Ai planifikonte gjithmonë. Kështu ishte stili i tij.”Të ardhmen mund ta ketë pararenduar vetë Casaleggio në testamentin e tij politik: një periudhë tranzicioni me direktoratin dhe Davidin, të birin, nën kontrollin apo drejtimin e Beppe Grillo-s. Por nëse duhet ta shohim me një dritë optimiste këtë tranzicion mjafton të kujtojmë vetë fjalët e Casaleggio-s në blogun e tij javën që shkoi, ku shkruante: “Tek M5S nuk ka liderë. Vendosin vetë qytetarët”.

Një Guru “skllav” i mendimit revolucionar

“Nuk ka koka drejtuese M5S – shkruante disa para se të vdiste vetë  Casaleggio në blogun e Beppe Grillo-s për të përgënjshtruar kalimin e trashëgimisë tek i biri i tij Davide – i vetmi leader i njohur janë qytetarët që janë pjesë e komunitetit të M5S. Jemi – vijonte ai – një komunitet që vendos me Rrjetin dhe instrumentat që ne i zhvillojmë çdo ditë”. Të njëjtat qendrime Casaleggio i kishte shprehur edhe në një intervistë për ANSA-n, nga shumë të paktat që ai ka dhënë. VOAL, do t’ju sjellë këtu edhe një nga këto intervista.

Mëngjezin e 12 prillit kur Gianroberto Casaleggio do të ikte nga kjo botë, Beppe Grillo do të shkruante në Blogun që mban emrin e tij: “Këtë mëngjes mungon Gianroberto Casaleggio, bashkthemeluesi i Lëvizjes së 5 Yjeve – M5S. Ne i bashkohemi të gjithë familjes. Gianroberto luftoi deri në momentin e fundit”. Këtij postimi i ishte bashkangjitur edhe motoja e Gianroberto Casaleggio, që në fakt ishte leader i kësaj lëvizje ku shkruhet: “Jam një qytetar i zakonshëm që me punën e tij dhe mjetet e tij të pakta kërkon, pa asnjë kontribut privat ose publik, ndoshta edhe duke patur iluzionin, nganjëherë edhe duke u gabuar, të përmirësojë shoqërinë ku jetojmë”. /Elida Buçpapaj

2016-04-16_10-13-58

Papa Françesku në Lesbos: Refugjatët janë njerëz, jo numra

Papa Françesku, së bashku me patriarkun ortodoks, Bartolomeu, mbërritën sot në mëngjes në ishullin e Lesbos, ku ndodhen refugjatë dhe emigrantë në pritje drejt vendeve të BE-së.

Në aeroportin e Mitilinit, pritet që papa të zhvillojë një takim privat me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, përpara se të vizitojë një qendër refugjatësh dhe të takohet me drejtuesit dhe banorët lokalë.

“Po shkoj të takoj katastrofën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi papa Françesku për gazetarët e pranishëm në avionin papal.

”Refugjatët nuk janë numra, janë njerëz”, theksoi ai.

Merkel: Të gjykohet komiku që dyshohet se fyeu Erdoganin

Presidente turk dhe komiku gjerman
VOAL – Qeveria gjermane, siç konfirmoi të premten (sot) kancelarja gjermane Angela Merkel, vendosi të japë autorizimin për procedim penal kundër komikut Jan Boehmermann për poezinë satirike ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Showmani, gjatë një programi në televizionin NTV NEO, në fillim të prillit e kishte quajtur Erdoganin pedofil e zoofil duke e ditur mirë se po shkonte përtej kufizimeve ligjore, siç kishte pranuar ai vet drejtpërdrejt gjatë showt.

Merkel ka pohuar ndërkaq se qeveria synon ta shfuqizojë paragrafin 103 të kodit penal gjerman që parashikon, në rast të denoncimit nga një kryetar shteti për fyerjet ndaj tij, nevojën e autorizimit prej Qeverisë për të proceduar.

Sipas kancelares nuk i takon Qeverisë, por prokurorive dhe gjykatave, për të për të përcaktuar mes të drejtës së njeriut dhe lirisë së opinionit e të shprehjes artistike.

Kancelarja dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, në një mjedis të helmuar edhe nga rasti Boehmermann, do të shkojnë në Turqi të shtunën më 23 prill për të biseduar me autoritetet e atjeshme rreth zbatimit të marrëveshjes dypalëshe për emigrantët.

ATS/ANSA/AFP

Sulmet terroriste – ministrja belge dorëhiqet

Ministrja e Transportit e Belgjikës ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ajo kishte njohuri rreth një raporti ku BE kritikon sigurinë në aeroportin e Brukselit para sulmeve terroriste të muajit të kaluar.

Siç raportojnë mediat e huaja, Jacqueline Galant dha dorëheqjen pas një raporti sekret të BE-së, transmeton Telegrafi.

Raporti kishte vlerësuar se masat e sigurisë në aeroportet e vendit janë “me të meta”, duke cituar mangësi serioze në mënyrën e menaxhimit të kontrolleve të sigurisë.

Ajo kishte thënë se nuk kishte dijeni të raportit.

Dokumenti konfidencial i BE-së nga viti i kaluar është bërë publik nga dy partitë opozitare belge.

Panama Papers – e jep dorëheqjen ministri spanjoll

Skandali i Panama Papers vazhdon të shkaktojë viktima.

Pas zbulimeve që dolën nga dokumentat e dala nga studio ligjore panameze Mossack Fonseca ku shihet vërshimi i elitës botërore drejt parajsave fiskale: ministri spanjoll i industrisë, José Manuel Soria Lopez, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si dhe nga ajo e deputetit të Partisë Popullore.

Praga shpejt mund të bëhet kryeqyteti i “Çekisë”

Republika Çeke është e gatshme ta ndryshojë emrin në “Çeki”, për ta bërë më të lehtë për kompanitë dhe ekipet sportive që ta përdorin atë në prodhime dhe veshje.

Vendi do ta mbajë emrin e tij të plotë, por “Çekia” do të jetë emri i shkurtër zyrtar siç është “Franca” për “Republikën e Francës”.

Nëse miratohet nga Parlamenti, emri do të dërgohet në Kombet e Bashkuara.

Republika Çeke, ashtu si edhe Sllovakia, është formuar kur Çekosllovakia është ndarë në dy, në vitin 1993.

Disa nga eksportet më të njohura të vendit, si birra Pilsner Urquell, dhe ekipi i hokejit përdorin fjalën “çek” (“Czech”).

Por, “çek” është mbiemër dhe nuk mund të përdoret si emër për vendin.

Disa çekë thonë se emri “Çekia” është i shëmtuar ose shumë i ngjashëm me “Çeçeninë”, republikën gjysmë-autonome të Rusisë.

Polonia: NATO të bisedojë me Rusinë nga “pozicioni i forcës”

Zëvendësministri i mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Szatkowski, ka kërkuar që NATO-ja të flasë me Moskën nga “pozicioni i forcës” për ta kundërshtuar vetëbesimin e ripëtrirë të saj në pjesën Lindore të Evropës.

Mëtutje, gjatë një interviste për agjencinë Reuters, zoti Szatkowski tha se “Rusia i shikon raportet e saj me perëndimin në kushtet e Luftës së Ftohtë” dhe ka shtuar se “në këtë moment, ne duhet të bisedojmë me Rusinë nga pozicioni i forcës, megjithqë qartas pa tregimin e tepruar të muskujve”.

Në korrik, në Varshavë mbahet samiti i shefave të shteteve të vendeve anëtare të NATO-s, ku do të kërkohet një prani e shtuar ushtarake në krahun lindor të aleancës.

Rusia thotë se vendosja e forcave të rëndësishme të NATO-s afër kufijve të saj, do të paraqiste shkelje të Aktit të Themelimit të Këshillit NATO-Rusi, të vitit 1997.

Britani: Lideri i opozitës zotohet për mbetje në BE

Jeremy Corbyn

Lideri opozitar në Britani, Jeremy Corbyn, thotë se Britania duhet të mbetet në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se “vota për të mbetur është në interesin më të mirë për popullin e këtij vendi”.

Zoti Corbyn është nga krahu i majtë socialist i Partisë Laburiste dhe për një kohë të gjatë është parë si mbështetës jo shumë entuziast i Bashkimit Evropian, raporton agjencia AP nga Londra.

Në vitin 1975 ai pat votuar kundër anëtarësimin në atë që atëherë ishte Komunitet Ekonomik Evropian.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm, Jeremy Corbyn tha se BE nuk është mjaft demokratik dhe është shumë i etshëm për promovimin e politikave të tregut të lirë në kurriz të punëtorëve.

Por, ai ka theksuar se sfidat, sikur shmangia e taksave, krimi kibernetik, kriza e migrantëve dhe terrorizmi, do të kërkojnë aksione të koordinuara ndërkombëtare për t’i luftuar ato, dhe kjo e bënë “BE-në, megjithë të metat” një makinë të rëndësishme.

Më 23 qershor në Britani mbahet referendumi për mbetje ose jo në Bashkimin Evropian.

29 ushtarë gjermanë janë pjesë e ISIS-it

Shërbimet sekrete gjermane besojnë se rreth 29 ish-pjesëtarë të ushtrisë gjermane i janë bashkuar lëvizjes terroriste të ISIS-it.

Mediat gjermane shkruajnë sot se ish-ushtarët aktualisht ndodhen në Siri dhe Irak dhe janë pjesë aktive e ISIS-it në luftë.

Ndërkohë 65 ushtarë aktiv, pra në shërbim, po hetohen lidhur pasi dyshohen se kanë simpati për ISIS-in.

‘Islamizmi nuk është problemi më i madh i Bundeswehr (ushtrisë gjermane), por ai përbën një rrezik real dhe duhet të merret seriozisht’, tha deputeti i SPD-së, Hans-Peter Bartels. Në total janë rreth 320 ushtarakë dhe ish-ushtarë që hetohen që nga viti 2007 për lidhje me terrorizmin.

Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Amsterdamit

Autoritet holandeze janë duke zhvilluar një operacion të madh pas një alarmi të mbërritur për vendosjen e një bombe në aeroportin e Amsterdamit.

Sipas gazetës britanike ‘express.co.uk’, aeroporti ‘Schiphol’ në Amsterdam dhe hoteli i rrjetit prestigjioz ‘Sheraton’ u evakuuan dhe u mbyllën menjëherë pas alarmit për bombë.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, njërin në stacionin më të madh të trenit në vend, tjetrin në aeroport.

Ende nuk ka informacion nëse kemi të bëjmë me një kërcënim terrorist apo një alarm fals, por sipas mediave vendase arrestimi i dy personave do të nxjerrë në pah dyshimet.

Cameron i adresohet parlamentit për ‘Letrat e Panamasë’

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron gjatë një adresimi të mëhershëm para parlamentit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka folur sot para Parlamentit në Londër, lidhur me akuzat se ai dhe babai i tij mund të kenë përfituar nga investimet jashtë vendit, të prezantuara në të ashtuquajturat ‘Letrat e Panamasë’.

Ai tha se dje ka publikuar të gjitha informatat lidhur me kthimin e taksave, jo vetëm për vitin e kaluar, por për gjashtë vitet e fundit. Ai gjithashtu ka publikuar edhe informacione të tjera lidhur me paratë e trashëguara nga familja e tij, në mënyrë që, siç ka thënë Cameron, njerëzit të shohin se nga e ka prejardhjen pasuria e tij.

“Publikimi i informacioneve për taksat e kryeministrit në këtë mënyrë është i paprecedent, por mendoj se kjo është gjëja e duhur për tu bërë. Por, të jem i qartë – unë nuk besoj se kjo duhet të aplikohet edhe te anëtarët e tjerë të parlamentit”, ka thënë Cameron.

Ai ka shtuar se është e drejtë të forcohen ligjet dhe të ndryshohet kultura rreth investimeve, për ta minimizuar dhe dekurajuar shmangien nga tatimet. Por, ka shtuar ai, duhet bërë dallimi mes skemave që dizajnohen artificialisht për t’i reduktuar taksat dhe atyre që inkurajojnë investimet.

Në Francë shënohet numër rekord i turistëve

Pavarësisht sulmeve në janar dhe nëntor 2015 të ndërmarra në Paris të Francës në numrin e turistëve në krahasim me një vit më parë theksohet se ka patur një rritje me 0.9 përqind

PARIS – Pavarësisht sulmeve terroriste të ndërmarra vitin e kaluar në Francë theksohet se është shënuar rekord në numrin e turistëve të ardhur në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria franceze mësohet se në vitin 2015 vendin e kanë vizituar 84.5 milionë turistë.

Kështu pavarësisht sulmeve në janar dhe nëntor 2015 të ndërmarra në Paris të Francës në numrin e turistëve në krahasim me një vit më parë theksohet se ka patur një rritje me 0.9 përqind. Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Francës theksohet se kjo është një shifër rekord.

Në sulmin e ndërmarrë më 13 nëntor 2015 në Paris humbën jetën 130 persona, ku në muajt nëntor dhe dhjetor në krahasim me periudhën e një viti më parë ishte shënuar rënie me 15 përqind. Gjithashtu edhe pas sulmit ndaj “Charlie Hebdo” në janar 2015 në Paris ishte theksuar se kjo kishte ndikuar negativisht në numrin e turistëve që vizitojnë vendin.

Londër: Nisin protestat kundër Cameron: Përfitoi nga strehat fiskale

Voal – Mijëra njerëz dolën në rrugët e Londrës në Angli, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, David Cameron.

Reagimi i tyre vjen pasi emri i babait të ndjerë të kryeministrit doli në “Dokumentet e Panamasë”.

Edhe vetë kryeministri e pranoi se ka përfituar nga këto streha fiskale.

Bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 30 mijë sterlina.

Pas kësaj, mijëra njerëz dolën përpara kryeministrisë për të kërkuar largimin e tij.

 

E vërteta mbi pasurinë e pabesueshme të David Cameron

Një vit- ose pak më shumë- përpara se të bëhej kryeministër, David Cameron pati një moment të sikletshëm gjatë një interviste.

Ai e kishte të vështirë të listonte pasuritë e tij.

“Nuk dua të dukem sikur po bëj bisht, duke mos e ditur se sa shtëpi kam,” iu lut ai intervistuesit.

Kryeministri britanik e ka ditur gjithmonë se nëse votuesit e dinë shkallën e pasurisë së tij, do e quajnë të paaftë për të trajtuar problemet e përditshme të tyre.

Minimizimi i pasurisë së familjes së tij ka qenë jetik për suksesin e tij politik.

Kjo është arsyeja se përse është kaq toksike zbulimi i të dhënave për lidhjet e babait të tij me strehat fiskale.

Për ekspertët, kjo nuk është një çudi.

Ata e dinin prej kohësh se ai bënte një jetesë të mirë duke këshilluar klientët e pasur se si të shmangin taksat.

Në çdo rast, kryeministri nuk mund të jetë përgjegjës për vendimet financiare të babait të tij.

Ky i fundit e nisi biznesin në vitin 1979, kur tregjet sapo ishin hapur për investitorët britanikë.

Atëherë nuk kishte kaq ndjeshmëri politike ndaj këtyre çështjeve.

Problemi i Cameron është dyshimi i vazhdueshëm se ai ka përfituar vetë nga fondet offshore.

Megjithatë duhet thënë se ai ka bërë në mënyrë të admirueshme më shumë se çdo lider tjetër botëror për të luftuar evazionin fiskal.

Është thjesht fat i keq që disa prej të afërmve të tij kanë pasuri në kompani offshore.

Kjo do të thotë se ai është në konflikt të thellë me një çështje, të cilën e ka bërë prioritet kryesor politik.

Gjatë viteve, ai ka punuar shumë për të krijuar iluzionin se është pak më i mirë se të tjerët.

Gjatë Pashkëve, ai fluturoi me Easyjet në një destinacion turistik të përballueshëm.

Nuk është për të stili i Tony dhe Cherie Blair, që preferojnë jahtet luksoze dhe vilat e marra me qira nga princërit dhe miliarderët.

Madje për ta theksuar më shumë këtë pikë, fëmijët e Cameron shkojnë në shkolla shtetërore.

Edhe shtëpia e tyre duket krejt normale nga rruga.

Por e vërteta është se çifti, me të gjithë standardet që ta masësh, është shumë i pasur.

Cameron vetë thotë se ka lindur me dy lugë të argjendta në gojë.

Paratë i kanë të trashëguara, por edhe të fituara.

Të dy prindërit e kryeministrit ishin të pasur.

Nëna e tij, Mary rrjedh nga një deputet i pasur, që kishte në pronësi një shtëpi të madhe në Berkshire, një pronë prej 660 akrash.

Babai i tij, Ian vjen nga një linjë e suksesshme bankierësh dhe financierësh.

Stërgjyshi i Cameron, Donald, la një pasuri prej 1 milionë sterlinash në testament në vitin 1958, një shumë e jashtëzakonshme për ditët e sotme.

Ian punoi shumë fort, ngriti biznesin e tij më vonë pasi u bë e ligjshme që mund të dërgosh paratë në streha fiskale jashtë vendit.

Në vitet ’70 dhe ’80 ai këshillonte të pasurit për të shmangur taksat dhe bënte një stil jetese luksoz.

Katër fëmijët i çoi në shkolla private dhe bënin pushime fantastike.

Kur Ian vdiq papritur gjatë pushimeve në Francë, prona e tij atje vlente 2.74 milionë stelrina.

Por sikur të mos mjaftojë kjo, edhe e shoqja, Samantha ka një goxha pasuri.

Në fakt ajo, kur ishte në të njëzetat, u thoshte njerëzve se babai i saj ishte fermer.

Por Sir Reginald Sheffield ishte një baron, me prona që shkojnë mbi 20 milionë sterlina.

Kur prindërit e saj u divorcuan, mamaja, Annabel, që drejtonte rrjetin e dyqaneve Oka, u martua me një tjetër aristokrat të pasur, William Astor.

2016-04-09_19-30-122016-04-09_19-29-23

Arrestohet Abrini, një nga të dyshuarit e sulmeve në Paris

I dyshuari i sulmeve të Parisit, Mohamed Abrini është arrestuar sot, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP një burim i policisë, pas raportimeve të një televizioni belg se ai ishte arrestuar në një distrikt të Brukselit.

Në të njejtën kohë, prokurorët kanë thënë se policia ka bërë disa arrestime, në lidhje me sulmet vdekjeprurëse në aeroportin dhe metronë e Brukselit, muajin e kaluar.

Burimi i policisë nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me lokacionin apo rrethanat në të cilat është arrestuar Abrini, por televizioni VRT thotë se arrestimi ka ndodhur në distriktin Anderlecht të Brukselit, i cili dyshohet se është vendndodhja e disa të dyshuarve të tjerë, të lidhur me sulmet në Paris.

Abrini, një belg me origjinë nga Maroku, është parë në një stacion të benzinës në veri të Parisit dy ditë para sulmeve, me të dyshuarin tjetër kryesor, Salah Abdeslam, duke drejtuar njërën prej veturave që ishte përdorur gjatë sulmeve të 13 nëntorit, që la të vrarë 130 persona.

Abdeslam u arrestua më 18 mars në Bruksel, pas katër muajsh ndjekjeje, dhe po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në qytetin verior të Bruzhit në Belgjikë.

Ministri gjerman i Financave shpërblimin e dhuron për refugjatët

Fondacioni Stiftung Marktwirtschaft të enjten bëri të ditur se Scheuble shpërblimin 15.000 euro ia ka dhënë Kryqit të Kuq të Gjermanisë për të ndihmuar refugjatët sirianë

BERLIN – Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, vendosi që shpërblimin financiar të cilin e fitoi për balancimin e buxhetit, ta dhurojë për refugjatët.

Fondacioni Stiftung Marktwirtschaft të enjten bëri të ditur se Schaeuble shpërblimin prej 15.000 eurove ia ka dhënë Kryqit të Kuq të Gjermanisë për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Cameron pranon se ka përfituar nga kompania e babait në Panama

Pasi u publikuan Panama Papers, kryeministri britanik dhe qeveria dhanë deklarata të ndryshme për këtë çështje, dhe pavarësisht sqarimeve që u dhanë, ishte lënë ende vend për pyetje.

Në një intervistë për ITV News në Angli, kryeministri ka thënë: “Ne zotëronim 5,000 njësi në Blairmore Investment Trust, të cilin ne e shitëm në janar të vitit 2010. Vlera e saj ishte rreth 30,000 funte”.

“Kam paguar tatimin mbi të ardhurat. Kishte fitime nga aksionet në këtë kompani, por fitimi ishte më i vogël se sa shuma e tatimit mbi fitimet kapitale, kështu që nuk e kam paguar tatimin mbi fitimet kapitale. Dua të jem  sa më i qartë për të kaluarën, për të ardhmen, për shkak se sinqerisht, s’kam asgjë për të fshehur”.

Cameron po ashtu ka trashëguar rreth 300,000 funte nga babai i tij Ian Cameron, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2010.

Alarm për bombë – evakuohet aeroporti në Varshavë

Policia njoftoi se paraprakisht për një lajmërim të njëjtë për një orë u mbyll aeroporti ndihmës Modlin në Varshavë. Megjithatë, ky alarm në fund rezultoi jo i vërtetë

VARSHAVË – Në aeroportin kryesor ndërkombëtar në Varshavë, policia dhe roja kufitare kanë evakuuar të martën mbrëma të dy terminalet për shkak të lajmërimit se në aeroport është vendosur një bombë.

Policia njoftoi se paraprakisht për një lajmërim të njëjtë për një orë u mbyll aeroporti ndihmës Modlin në Varshavë. Megjithatë, ky alarm në fund rezultoi jo i vërtetë.

“Morëm informacion në bazë të së cilës u evakuua godina. Roja kufitare, po heton lajmërimin”, theksuan autoritetet e aeroportit në Varshavë.

Një ekip ekspertësh për çmontim bombash kontrolluan një terminal dhe lejuan pasagjerët që të braktisin aeroportin, ndërsa në vazhdim është edhe kontrolli i terminalit tjetër.

Panama Papers: klientë të kompanisë Mossack Fonseca edhe 28 banka gjermane

Shërbimet e kompanisë Mossack Fonseca i kanë shfrytëzuar 28 banka, në mesin e të cilave është edhe Deutsche Bank. Bankat e tilla kanë themeluar mbi 1.200 kompani tjera ‘offshore’

FRANKFURT – Zbulimi i dokumenteve sekrete të kompanisë Mossack Fonseca në Panama është një nga skandalet më të mëdha të këtij lloji në histori. Analizat e këtyre e dokumenteve treguan bashkëpunimin e 28 bankave gjermane me këtë kompani, përfshirë edhe Deutsche Bank.

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” (SZ) këto banka kanë themeluar më shumë se 1.200 kompani ‘offshore’. Deutsche Bank deri në vitin 2007 kishte themeluar më shumë se 400 kompani ‘offshore’, ndërsa 50 prej tyre janë ende aktive.

Përveç Deutsche Bank, shërbimet e kompanisë Mossack Fonseca në Panama i kanë shfrytëzuar edhe Commerzbank, Dresdner Bank dhe BayernLB, por që në periudhën e fundit kishin ndryshuar mënyrën e veprimit.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativ (ICIJ) zbuloi 11.5 milionë dokumente sekrete në lidhje me operacionet e kompanive në Panama dhe i ka shpërndarë me 80 kompani globale mediatike.

Panama Papers: zbulohet thesari i Marine e Jean-Marie Le Penit

VOAL – PARIS, 5 PRILL – Bashkëpunëtorë të Marine Le Penit,  “rrethi magjik” i presidentes së Frontit Nacional, janë akuzuar se ka ngritur një “sistem offshore të sofistikuar” në kuadrin e Panama Papers. Por jo vetëm Marine, edhe Jean-Marie Le Pen është përfshirë drejtpërdrejt në skandalin financiar të zbuluar nga Panama Papers.

Sipas Le Monde, një pjesë e pasurisë së njohur si “thesari” i themeluesit të Frontit Nacional është fshehur nëpërmjet shoqërisë  offshore Balerton Marketing Limited, krijuar në Karaibe më 2000. Karmonedha, shufra, monedha ari përbëjnë “thesarin”, nën emrin e Gerald Gerin, ish maxhiordom i Jean-Marie e së shoqes Jany Le Pen./ansa

Skandali i Panama Papers e detyron Islandën të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Voal – Kryeministri islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson i ka paraqitur zyrtarisht Presidentit të vendit, Olafur Grimsson, kërkesën për shpërbërjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo vjen pas deklaratës së tij gjatë paradites, në të cilën ai shprehej se do kërkonte shkrirjen e parlamentin dhe mbajten e zgjedhjeve të reja, nëse nuk merrte mbështetjen e aleatëve të tij në qeveri.

Skandali i “Panama Papers” që ka tronditur të gjithë globin po sjell dhe masat e para, së bashku me një mori reagimesh nga vende të ndryshme, emrat e të cilëve shfaqen në 11.5 milionë dokumentet e rrjedhura dhe që rezultojnë se, falë kompanisë panameze “Mossack Fonseca”, kanë mundur të fshehin të ardhurat, të shmangies së taksave dhe evazionit fiskal.

Një ditë pasi u zbulua se kryeministri islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson është i përfshirë në skandalin e “Panama Papers” , pavarësisht se i mohoi akuzat, kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër në vend.

Islandezët jo vetëm që kanë nisur një peticion online për largimin e tij nga posti i Kryeministrit, por me qindra persona kanë dalë në protestë kundër Gunnlaugsson./irishtimes.com/

Skandali i Panamasë/ I përfshirë dhe zyrtari i lartë i BE

Voal – Bashkëshortja e komisionerit të BE – së për energjinë, Miguel Arias Canete është e përfshirë në rrjedhën e madhe të dokumentave “Papers Panama”, të cilat kanë nxjerrë në dritë marrëveshje të dyshimta financiare nga udhëheqësit e Islandës, Rusisë dhe Ukrainës.

Gjetjet e publikuara në disa media të hënën, (4 Prill), në një sasi prej 11.5 milionë dosje elektronike që i përkasin firmës ligjore Mossack Fonseca me bazë në Panama, janë dhënë fillimisht nga një burim anonim për gazetën gjermane Sueddeutsche Zeitung në fillim të vitit 2015.

Ato tregojnë se gruaja e Canete, Micaela Domecq Solis – Beaumont, e cila vjen nga një familje e pasur ishte e autorizuar të miratojë transaksionet financiare në “Rinconada Investments Group”, një firmë me bazë në Panama, e krijuar në vitin 2015.

Firmat e huaja të tilla si Rinconada mund të kenë qëllime të ligjshme biznesi por shpesh janë krijuar për të fshirë pasuritë për të paguar më pak taksa.

Rinconada ka ekzistuar ndërkohë që Canete ka mbajtur poste publike në Spanjë dhe në Bashkimin Evropian.

Zyra e komisinerit i tha Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ), me bazë në Washington që ka punuar me Sueddeutsche Zeitung, se pasuritë e tij ishin administruar të ndara nga ato të bashkëshortes së tij, dhe se deklaratat e tij ishin në përputhje të plotë me kodin e BE- së të sjelljes.

Nga ana tjetër, avokatët e gruas së tij gjithashtu thanë se “ajo i kishte deklaruar të gjitha asetet e saj tek autoritetet tatimore spanjolle.”/ansa.it

Breedlove: NATO duhet t’i ndjekë seriozisht veprimet e Rusisë

Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjenarali Philip Breedlove, tha se aleanca duhet të rritë praninë ushtarake në Evropën Lindore dhe vendet Baltike kundër kërcënimit të Rusisë

VILNIUS – Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjenarali Philip Breedlove, tha se aleanca duhet të rritë praninë ushtarake në Evropën Lindore dhe vendet Baltike kundër kërcënimit të Rusisë.

Gjenerali amerikan për televizionin estonez ERR tha se presidenti rus Vladimir Putin ka një ushtri të fortë. Breedlove theksoi se ushtarët rusë e kanë treguar veten në Siri dhe në Ukrainë.

“Putin në pesë vitet e fundit ka kryer një investim të madh në ushtri. Gjithashtu Rusia ka forcë dhe kapacitetet raketore. Anijet dhe nëndetëset janë të pajisur me raketa”, tha Breedlove. aa

Abdeslami do të ekstradohet në Francë

Një gjykatë në Bruksel ka vendosur të lejojë ekstradimin në Francë të Salah Abdeslamit, i dyshuar për sulmet terroriste në Paris, që kanë ndodhur nëntorin e kaluar.

Abdeslami është arrestuar këtë muaj në qendër të Brukselit, ku dyshohet se është fshehur për më shumë se katër muaj.

Arrestimi i tij në një operacion të madh policor është bërë katër ditë përpara sulmeve me bomba në Bruksel, që kanë lënë të vrarë 35 veta.

Autoritetet belge dhe franceze do të diskutojnë tani se si të realizohet ekstradimi, ka thënë Zyra e prokurorit belg.

Megjithatë, transferimi mund të marrë disa javë kohë, pasi Abdeslami po merret në pyetje edhe për sulmet në Bruksel që kanë ndodhur më 22 mars.

Pas arrestimit, Abdeslami është marrë në pyetje për rolin e tij të dyshuar në sulmet në Paris.

Por, pas sulmeve vetëvrasëse në Bruksel, ai ka përdorur të drejtën e tij për të heshtur.

Ulrike Lunaçek: Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës

“Serbia nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa njohur pavarësinë e Kosovës, i pëlqeu kjo dikujt apo jo”.

Kështu ka deklaruar Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek në një diskutim podiumi në Berlin, organizuar nga Fondacioni Hajnrih Bël me temën “Zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ku kanë marrë pjesë edhe Bodo Veber nga Këshilli për politika demokratike, si dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Lunaçek ka deklaruar se “vazhdimisht angazhohet dhe kërkon që edhe pesë vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe sipas saj, kjo duhet të ndodhë.

Ndërkaq, Bodo Veber tha se “nuk do të lejohet anëtarësimi i Serbisë në BE para Kosovës, pasi askush nuk mund të garantojë që më pas Serbia nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në BE”.

Nga ana e tij kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka deklaruar se “Vetëvendosje nuk është në parim kundër dialogut me Serbinë, por është kundër dialogut pa parime”, transmeton RTK. Ai në fjalimin e tij ka deklaruar se “Serbia nuk po e trajton Kosovën si partner të barabartë në bisedime dhe se deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për krimet që ka kryer gjatë vitit 1999 në Kosovë”./RTK

Belgjikë, lirohet një nga të dyshuarit për sulm

Një person, i cili është njoftuar se ishte i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të javës së kaluar në Bruksel, u lirua për shkak të mungesës së fakteve.

Prokurori Federal i Belgjikës tha sot se autoritetet nuk kishin justifikime për ta mbajtur të ndaluar burrin në fjalë, i cili u identifikua vetëm si Faycal C. Para se të lirohej, ai u ndesh fillimisht me akuzat “për pjesëmarrje në një grup terrorist, në vrasje terroriste dhe përpjekje për vrasje terroriste”.

Sipas mediave, emri i plotë i burrit të dyshuar është Faycal Cheffou dhe ai mendohej të ishte personi i tretë që u dallua tek video e filmuar nga kamerat e sigurisë në aeroport, krahas me dy burrat e tjerë, të cilët kryen sulm vetëvrasës.

Nuk është e qartë, në se hetuesit mendojnë që ai të ketë qenë burri në fotografinë e paqartë të kamerave të sigurisë, që u mor disa momente para shpërthimit.

Presidenti Obama: Ekipi i FBI-së ndodhet në Belgjikë

Presidenti amerikan Barak Obama tha se i ka ofruar kryeministrit të Belgjikës një “arsenal të plotë” të mbështetjes amerikane për të nxjerrë para drejtësisë çdo terrorist të përfshirë në planifikimin apo që ka ndihmuar në “sulmet e paimagjinueshme ndaj burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm” në Bruksel.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Obama tha sot se Belgjika është një mike dhe aleate e ngushtë e SH.B.A. “Kur është fjala për miqtë tanë, – tha ai, – Amerika i mbron ata, sidomos tani që jemi duke luftuar kundër plagës së terrorizmit.”

Sipas presidentit, një ekip agjentësh nga Byroja Federale e Hetimeve ndodhet tashmë në Belgjikë për të mbështetur hetimet rreth sulmeve terroriste.

“Ne, tha zoti Obama, –  do të vazhdojmë të çrrënjosim dhe të mposhtim ISIL-in,” “Ne vazhdojmë të godasim udhëheqjen e ISIL-it dhe këtë javë, arritëm të eliminojmë përfundimisht njërin prej udhëheqësve të tyre kryesorë në fushën e betejës,” tha ai.

Papa Françesku: Deti Egje dhe krejt Mesdheu është kthyer në një varrezë të heshtur

ROMË – Papa Françesku në ritualin e të premtes së bekuar “Rruga e Kryqit (Via Crucis)” të organizuar në Romë, tha se deti Egje dhe krejt Mesdheu është kthyer në një varrezë të heshtur.

Kryqin i cili nënkuptonte vuajtjet e Krishtiti cili pasi u arrestua, shkoi drejt kryqëzimit dhe më pas u dënua me vdekje, këtë herë u mbajt nga besimtarë të ardhur nga Afrika qendrore, Siria, Rusia, Bosnjë Hercegovina, Paraguai dhe Kina.
Papa në fjalën e tij tha se kryqin e Jezuit sot e shohin tek ata njerëz të cilët lënë shtëpitë dhe vendet e tyre për shkak të luftërave.

”Egjeu dhe Mesdheu janë kthyer në një varrezë të heshtur. Kjo është pamja e ndërgjegjes tonë të pandjeshme dhe të ngrirë” tha Papa dhe në vijim të fjalës së tij duke i’u referuar tregtarëve të armëve shtoi: ”Ata ushqejnë çdo ditë fëmijët e tyre me bukë të lyer me gjak”.

kryqi2

Belgjikë, vritet roje e sigurisë në centralin bërthamor, i vidhet karta

Një roje sigurise në një central bërthamor belg është vrarë gjatë natës së të enjtes në Charleroi, afër Brukselit. Karta e tij për aksesin në impiantin bërthamor është zhdukur. Këtë e bën të ditur e përditshmja belge “Derniere Heure”.

Dihet tashmë që centralet bërthamore ishin survejuar nga terroristët dhe kanë qenë shënjestër e sulmeve të mundshme. Ata kishin përgjuar biseda telefonike dhe dyshohet se brenda centralit mund të kenë patur bashkëpunëtorë.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se si është gjetur harta e aeroportit të Brukselit në një kompjuter të marrë në apartamentin në Athinë ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, një prej autorëve të masakrës së Parisit.

Autoritetet greke, gjithmonë sipas mediave lokale, ndërkohë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për sa i përket bashkëpunimit me kolegët belgë. Shkëmbimi i informacioneve mes Athinës dhe Brukseli po bëhet në mënyrë problematike.

Ndërkohë alarmi në Belgjikë mbetet shumë i lartë. Në 2 video, ISIS ka festuar sërish atentatet e Brukselit dhe ka bërë kërcënime të tjera duke ofruar një armëpushim në shkëmbim të ndalimit të sulmeve ajrore.

Dalja e Britanisë nga BE e rrit kërcënimin nga terrorizmi

Ish-ministrja e sigurisë, Pauline Neville-Jones ka thënë se Britania do të mbetet më e ekspozuar ndaj terroristëve të huaj, nëse votuesit zgjedhin që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për “The Guardian”, Neville-Jones, konfronton argumentin e avokatëve të lartë të idesë “Brexit”-it se anëtarësimi në BE është një kërcënim për sigurinë kombëtare, pasi sipas tyre, kjo nënkupton që kufijtë e Britanisë duhet t’i kenë “dyert e hapura”.

Sipas saj, ky argument është i pakuptimtë, pasi lëvizja e lirë nënkupton që qytetarët e BE-së mund të punojnë në Britani dhe do të kalojnë përmes kontrollit kufitar, transmeton KosovaPress.

“Për shkak se ne nuk do t`i bashkohemi më zonës Shengen, pa pasaporta, kontrolli i kufijve tanë do të mbetet përgjegjësi kombëtare. Që nga viti 2010, Britania e Madhe i ka penguar rreth 6,000 shtetas evropianë për të hyrë në vendin tonë, për arsye të sigurisë”, ka thënë ajo.

Neville-Jones beson se nëse Britania largohet nga BE-ja, organet e sigurisë dhe të inteligjencës, në mënyrë të përbashkët, do të rrezikohen. Dhe kjo, ka thënë ajo, do të bëj të pamundur që të kryhen kontrolle kufitare jashtë shtetit, siç është Parisi.

Dy shpërthime gjatë operacioneve të policisë në Bruksel

Televizioni shtetëror belg në gjuhën frënge ka thënë se janë dëgjuar dy shpërthime në lagjen Schaerbeek të Brukselit gjatë një operacioni policor. Në operacion thuhet se është arrestuar një person

BRUKSEL – Njoftohet për dy shpërthime gjatë një operacioni policor anti-terror në Bruksel.

Televizioni shtetëror belg në gjuhën frënge ka thënë se janë dëgjuar dy shpërthime në lagjen Schaerbeek të Brukselit gjatë një operacioni policor. Në operacion thuhet se është arrestuar një person.

Duke u se një shpërthim është dëgjuar gjatë nisjes së operacionit thuhet se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Ndërkohë nuk janë dhënë detaje nëse operacioni ka të bëjë me sulmin terrorist të ndodhur më 22 mars në të cilin humbën jetën 31 persona. Në operacionet e mëparshme pas sulmeve të organizuar nga policia belge në këtë lagje thuhet se është sekuestruar lëndë shpërthyese e përzier me gozhdë, si dhe flamuj të DAESH-it (ISIS-it).

Në sulmet ndaj aeroportit “Zaventem” dhe një stacioni metroje në Maelbeek, humbën jetën 31 dhe u plagosën rreth 300 persona. Ndërkohë për shkak të gjendjes së vështirë të disa të plagosurve thuhet se numri i të vdekurve mund të rritet. Pas sulmit të marrë përsipër nga DAESH-i Belgjika rriti në maksimum gjendjen e alarmit. Ndërkohë alarmi në këtë shtet nga niveli katër që ishte ditën e djeshme u ul në nivelin tre.

Mesha in Coena Domini. Papa emigrantëve: jemi të ndryshëm, por vëllezër e duam të jetojmë në paqe!

Papa Françesku hapi, Treditëshin e Pashkëve, duke kremtuar, nga ora 17.00, Meshën in Coena Domini, me 892 emigrantë dhe refugjatë të strehuar në Qendrën Cara të Castelnuovo di Porto. Françesku shkeli përsëri në periferi të Romës, në këtë qendër, një nga më të rëndësishmet e Italisë për refugjatë, drejtuar, që nga viti 2014, nga  kooperativa shoqërore Auxilium.

Homelia e Papës, me tingëllim tejet aktual, jehoi si bisedë e ngrohtë me emigrantët. Sepse gjestet flasin më shumë e më mirë sesa fjalët e figurat. E pikërisht këtë u kujtoi Papa,  duke u ndaluar tek komenti i Fjalës së Zotit, në të cilën  binin në sy dy gjeste. I pari, gjesti i larjes së këmbëve nga ana e Jezusit. Ai, që ishte kreu, lan këmbë. Këmbët e më të vegjëlve. E gjesti i dytë, ai i Judës, që shkon e shitet tek armiqtë, tek ata, që nuk duan paqe me Jezusin. Shkon të marrë 30 asprat, për të cilat e ka shitur Mësuesin.

Me këto fjalë Papa e nisi ritin e larjes së këmbëve në kopshtin e Cara të Castelnuovo di Porto. Këtu, shtoi, jemi myslimanë, hinduistë, koptë, katolikë, ungjillorë, të gjithë vëllezër, bij të të njëjtit Zot e duam të jetojmë në paqe, të integruar. Ky, theksoi para se të gjunjëzohej para 12 prej tyre për t’u larë këmbët, është gjesti, që po përgatitem të bëj. Secili nga ne ka historinë e vet, kryqin e vet, dhimbjen e ëndrrat e veta, por edhe një zemër të hapur, plot etje për vëllazërim. E unë uroj që vetë zemra e njerëzimit të rrahë me këtë ritëm.

Uroj që njeriu të mos shitet më për 30 kacidhe, por të jetojë si vëlla ndërmjet vëllezërve.

Më pas, kujtimi i gjestit të luftës dhe shkatërrimit në një qytet të Evropës, shkaktuar nga njerëz, që nuk duan të jetojnë në paqe.

Por prapa këtij gjesti, kujtoi me dhimbje Papa, ishin njerëz të tjerë. Ashtu si pas Judës ishin ata, që i dhanë paratë, pas këtij gjesti janë fabrikantët e armëve, të cilët nuk e duan paqen, por luftën, nuk e duana vëllazërimin, por urrejtjen. Të mjerët ata, që blejnë armë kundër paqes!

Ky, denoncimi i fuqishëm, që Papa e bëri duke folur lirisht në homelinë e mbajtur para 800 e ca emigrantëve e refugjatëve të Castel Nuovo-s:

“Këtu, theksoi me forcë, të gjithë ne po bëjmë gjestin e vëllazërimit, e të gjithë ne themi: ‘Jemi të ndryshëm, por jemi edhe vëllezër e duam të jetojmë në paqe’”.

Këto fjalë Papa ua drejtoi rreth një mijë vetëve, pjesa më e madhe afrikanë myslimanë, por edhe katolikë, pentekostalë e edhe ndonjë hinduist. Shumë zemrave, por që sot u bënë një zemër e vetme, e ngarkuar me emocion të jashtëzakonshëm e të papërsëritshëm. Kështu e pritën Papën banorët e Qendrës së strehimit, ndërmjet të cilëve Françesku kremtoi Meshën in Coena Domini të së Enjtes së Madhe.

E pamë përsëri  në këtë Vit Shenjt Françeskun, pranë e pranë me më të varfërit e më të pambrojturit. Për të takuar, përmes tyre, një milion të tjerë, të shpëndarë andej e këndej, në kërkim të jetës së re. Njerëz, që e nisin ditë për ditë shtegtimin, me shpresë se do t’i zgjojnë ndërgjegjet e atyre që u kanë në dorë fatin, nga dremitja e indiferenca. Papa shkoi t’u lajë këmbët e lodhura nga udha e gjatë,  ende e pacak. Shenjë simbolike, që i kujton mbarë botës se dikush duhet ta marrë mbi vete përgjegjësinë për fatin e këtyre njerëzve, të ikur nga strehët e tyre, në kërkim të një strehe më të  mirë për vete e për të vetët. Sigurisht nuk kërkojnë strehë, si kjo ku janë tani, në pritje, që megjithatë, u shndërrua sot në një strehë të paharrueshme për jetën e tyre. Këmbët e emigrantëve do të vihen rishtas për udhë, duke u kujtuar vazhdimisht se një ditë ua lau baltën e rrugëve të gjata dora, të cilën e kanë për nder ta shtrëngojnë pikërisht ata, që duhet t’ua  pastrojnë udhët, për të arritur tek caku.

Papa Françesku u lan këmbët refugjatëve

Entuziazëm në Qendrën e Castelnuovo di Porto, pranë Romës

Papa Françesku hap sot pasdite Treditëshin e Pashkëve duke kremtuar në ora 17.00 Meshën in Coena Domini me 892 emigrantë dhe refugjatë të strehuar pranë Qendrës Cara në Castelnuovo di Porto, në periferi të Romës, një nga qendra më të rëndësishme të Italisë për refugjatë.

Katër nigerianë katolikë, tri gra eritrease kopte, tre myslimanë me kombësi të ndryshme, një indian hinduist, një veprimtare italiane: këtyre u lan këmbët sot Papa Françesku, gjatë kremtimit të meshës së Darkës së Mbrame, në Castelnuovo di Porto, pranë Romës. Qendra e refugjatëve, ku shkon Ati i Shenjtë për të përkujtuar së bashku me rreth 900 azilkërkuesit, shumica myslimanë, çastin kur Jezu Krishti themeloi Eukaristinë, është një nga më të mëdhatë në Itali. Drejtori i saj tashmë është edhe ai i huaj, Akram Zubaydi, palestinez. Të dëgjojmë Angelo Chiorazzo, themelues i “Auxilium”, kooperativës që, nga prilli i vitit 2014, administron strukturën:

Në Qendër, sot, jetojnë 892 vetë, prej të cilëve 554 myslimanë, 239 të krishterë (shumica koptë), 2 hinduistë dhe 98 pentekostalë. Përsa i përket prejardhjes, kemi 281 të rinj nga Eritrea, 135 nga Mali, 78 nga Senegali, 92 nga Nigeria e pastaj, me radhë, njerëz nga 26 kombe të ndryshme. Të gjithë kanë histori shumë të rënda për të treguar. Histori udhëtimesh, që në rastin më të mirë, kanë zgjatur një vit, mes njëmijë vështirësish. Shumë kanë qenë në burgjet e Libisë. Të gjithë kanë shpresë për të ardhmen, këtë kërkojnë.

Në përgjithësi, sa kohë ndalen e cili është destinacioni i tyre?

Këtu hapet një problem i vërtetë, sepse tani, me rishpërndarjen, ata që vijnë nga Siria, nga Eritrea dhe nga Iraku, në kohë të arsyeshme, dërgohen në vende të tjera evropiane. Periudha e vlerësimit të kërkesës për strehim zgjat pak a shumë gjashtë muaj. Problemi është se kur u mohohet strehimi, kanë të drejtë të bëjnë apel në një gjykatë të zakonshme. E pikërisht këtu është çështja: kohët e gjykatave të zakonshme janë tepër të gjata, deri në dy vjet. Në fund, 85% e personave të Qendrës arrijnë të marrin së paku një leje qëndrimi për arsye humanitare. Problemi është se faktikisht, duke i lënë në pritje për dy vjet, është njëlloj sikur t’i kesh dënuar me dy vjet heqje lirie.

Si e pritën lajmin e ardhjes së Papës?

Pati mosbesim të madh në fillim: mendonin se po talleshim me ta. Por, kur e kuptuan se ishte e vërtetë, shpërthyen në gëzim e pamë sy plot lot. Për të mos folur për 12 personat, që u zgjodhën për larjen e këmbëve. Njëri prej tyre, mysliman, më tha: “Po më duket vetja më i madh se Obama, që Papa, njeriu më i rëndësishëm i botës, njeriu më i mirë i botës, vjen të më lajë këmbët!”. Edhe myslimanët e Qendrës janë të lumtur për meshën me Papën, sepse kanë një devocion të veçantë për të. E kanë shprehur shpesh. Për shembull, më 17 janar, me rastin e Jubileut të emigrantëve, erdhën me ne në Lutjen e Engjëllit të Tënzot edhe 200 të rinj myslimanë, kaluan Portën Shenjte e morën pjesë në meshë me emocion. Myslimanë janë edhe të rinjtë pakistanezë, që bënë një flamur shumë të bukur me të gjithë flamujt e kombeve të pranishme në Qendër e me shkrimin: “Faleminderit Papa Françesku”.

Bruksel – Gjendet i vdekur në aeroport “terroristi i zhdukur” (fotot)

Najim Laachraoui

Najim Laachraoui është personi i dytë që hodhi veten në erë në aeroportin e Brukselit. Gazeta belge “De Standaard” shkruan se terroristi është gjetur mes viktimave dhe lajmin e konfirmojnë familjarë të tij. Por, lajmi nuk konfirmohet nga hetuesit.

Laachraoui i njohur edhe si Soufiane Kayal, ishte një nga të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmet e Parisit. Me një kartë identiteti false me emrin “Soufiane Kayal”, ai kaloi kufirin Hungari-Austri, shtatorin e vitit të kaluar bashkë me Saleh Abdeslam.

Belgian police release image of Paris terror suspect

Najim Laachraoui

Ai gjithashtu ka marrë me qira një shtëpi për terroristët duke përdorur emrin Namur Auvelais. AND-ja e tij është gjetur në disa bomba të përdorura në sulmet e 13 nëntorit në Francë.

terr3

Laachraoui (majtas) me vëllezërit El Bakraoui

Laachraoui është personi në të majtë në foton e shpërndarë nga policia belge për të dyshuarit e sulmit në aeroportin Zaventem. 24-vjeçari mund të ketë shkuar në Siri në vitin 2013 dhe më pas është rikthyer sërish në Belgjikë.

terr4

Dy vëllezërit El Bakraoui që hodhë veten në erë bashkë me Laachraoui


Send this to a friend