Deputeti e quan “njeri të korruptuar, pijanec dhe ordiner” e thotë se për këtë rast i është ankuar edhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por ku i fundit nuk i ka dhënë asnjë përgjigje deri më tani.
“Spitali i Kavajës prej kohësh drejtohet nga një njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Përparim Daiu nuk mund të jetë fytyra e qeverisjes sonë në Kavajë. Disa here i kam kërkuar Ministrit largimin e këtij të papërgjegjshmi, që rrezikon jetët e njerëzve për të mbushur xhepin e tij, por nuk kam marrë përgjigje. Shpresoj që ky rast i fundit të ndërgjegjësojë të gjitha institucionet për të vënë dorë në Spitalin e Kavajës. Unë, deputeti i kësaj zone, do ta ndjek deri në fund këtë çështje”, shkruan në rrjetin social Facebook deputeti socialist.
Parid Cara sjell rastin e fundit të një qytetari për të treguar se sa e rënduar është situata në këtë spital.
“Korrupsioni dhe papërgjegjshmëria në Spitalin e Kavajës ka arritur tashmë në një nivel aq të lartë saqë askujt duket se nuk po i bën më përshtypje. Dje është shënuar një aksident në qytet dhe të afërmit e dërguan të plagosurin me shpejtësi në spital. Por mjekët atje rekomanduan që të ndiqej në spitalin e Durrësit pasi kushtet ishin më të mira. Por me papërgjegjshmërinë më të madhe, i plagosuri është transportuar me ambulancë, pa mjek dhe pa bombul gazi duke rënë në koma”, denoncon deputeti. /Gazeta Express/

Komentet