VOAL – Silvio Berlusconi (Milano, 29 shtator 1936) është një politikan dhe sipërmarrës italian, i njohur edhe si Kavalieri ( il Cavaliere), mbiemër që i dha gazetari sportiv italian Giann Brera, për shkak të nderimit të tij me titullin Kalorës i Punës dhënë më 1977 nga presidenti i Republikës Giovanni Leone. Silvio Berlusconi pasi kreu fakultetin Juridik ka nisur aktivitetin sipërmarrës në fushën e ndërtimeve. Më 1975 krijoi shoqërinë financiere Fininvest dhe më 1993 krijoi shoqërinë multimediale Mediaset, duke mbetur figur simbol i familje Berlusconi. Mandej u bë pronar i klubit futbollistik AC Milan, i cili i solli popullaritet të madh në Itali dhe Evropë.
Në tetor të atij viti hyn në politikë, duke themeluar partinë politike të qendrës së djathtë Forza Italia, të cilën më 2008 e shndërroi në Il Popolo della Libertà dhe duke e rithemeluar më 2013, parti që ia dha tonin jetës politike të gjysmës së dytë të viteve 1990, duke shënuar dukurinë e quajtur berluskonizmi, ndjekur gjerësisht nga pasuesit e tij dhe nga zgjedhësit, si dhe duke u bërë pjesë e kulturës së masës dhe simbol i figurës së italinit në botën e jashtme. Kjo dukuri gjithashtu do tüë frymëzonte antiberluskonizmin nga ana e opozitarëve të cilët sistematikisht e kanë kundërshtuar konfliktin e interesit që e vë ligjin në shërbim të vetes.
U zgjodh në Dhomën e Deputetëve më 1994, duke i rikonfirmur edhe katër legjislatura të tjera njëa pas tjetrës. Ndërsa më 2013 u zgj0dh senator në Pallatin Madama. Ka qenë katër herë kryeministër i Italisë. Herën e parë më 1994, pastaj dy herë radhazi (2001-2005 e 2005-2006), e më në fund (2008-2011). Duke qenë 3340 ditë në tërësi kryeministër, është politikani italian që ka qëndruar më gjatë në postin e kryeministrit në Italinë republikane, duke i kaluar kryeministrat Benito Mussolini e Giovanni Giolitti; ai ka kryesuar dy qeveritë më jetëgjata që nga shpallja e Republikë. Është i vetmi lider politik botëror që ka drejtuar 3 takime të G7/G8 si kryeministër i vendit mikpritës.
Sipas revistës Forbes, me një pasuri personale 7,6 miliardë dollarë amerikanë (rreth 6,7 miliardë euro) Berlusconi më 2015 është njeriu i pestë më i pasur i Italisë dhe i 179-ti në botë. Më 2009 revists e klasifikonte të 12-in në listën e njerëzve më të fuqishëm të botës për shkak të dominimit të tij në skenën e politikës italiane.
Ka qenë i pandehur në 20 procedime gjyësore. Më 1 gusht 2013 u dënua me katër vjet përjashtim nga politika për mashtrim fiskal lidhur me procesin Mediasett. Për këtë më 27 nëntor 2013 Senati i Republikës votoi për shkarkimin e tij nga posti i senatorit. Kështu Berlusconi largohet nga jeta parlamentare pas 20 vjetësh aktiviteti të pandërprerë në të dyja dhomat e parlamentit italian.
Komentet