Voal – Portreti i poetit Ali Podrimja piktori shqiptar Gazmend Freitag.
Gazmend Freitag jeton e punon në Austri. Ai lindi në vitin 1968 në fshatin Pataqan i Poshtëm. Është fëmija i tretë me radhë nga pesë djemtë e Asllan dhe Qamile Mustafës. Posa përfundoi shkollën e mesme, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet universiteti e detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990, duke u vendosur fillimisht në Gjermani, e pastaj në Linc të Austrisë. Në mërgim i hyn fushës së artit pamor, ku piktura është prirja e tij. Ai do vazhdojë mësimet tek artistët e njohur austriakë, piktori Erich Ruprecht dhe Mag.art.Judith Goetzloff në Linz. Krahas kësaj, Gazmendi iu rrek punëve në pikturim, në grafikë, ngjyra vaji në kanavace.

UNË BIRI YT
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.
Komentet