TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe miratimin e pr/ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si vettingu.
Seanca ka nisur me diskutimin e deputetit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pjesë e opozitës.
Kreu i republikanëve i qendroi linjës opozitare dhe u shpreh kundër miratimit të ligjit të vettingut, pasi sipas tij, nga ky ligj rrjedh një proces i manipulueshëm. Mediu tha se komisioni që do kontrollojë gjyqtarët e prokurorët do kalojë më parë në kontroll qeveritar dhe kjo sipas tij është një situatë absurdi logjik. Kreu i PR-së shtoi se nuk do të bëhet pjesë e kësaj farse.
Projektligji i Vetingut mund të kalojë dhe pa votat e opozitës, pasi ai kalon vetëm me 84 vota, të cilat mazhoranca, PS-LSI-PDIU i ka të sigurta.
Më tej, Mediu tha se Parlamenti nuk është i përgjegjshem ndërsa kërkohet një ligj për interesa politike.“Kërkohet që në përputhje me interesat politike të miratohet një ligj duke shkelur kushtetutën dhe konsensusin. Nuk u dëgjuan ekspertët e opozitës që donin t’i jepnin ligjit frymën kushtetuese”
“Kërkojmë që autoritetet kushtetuese që ngritëm të kenë autoritet vlerësimi vendimmarrje, jo të kontrollohen politikisht. Nuk mund t’i vendosim në varësi të politikës. Nuk duam që politika të kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët”,- shtoi Mediu.
Miratimi i pr/ligjit te vetingut kërkon shumicë të cilësuar votash, 3/5-n e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Rendi i punimeve të seancës së sotme parashikon që fillimisht të shprehet relatori i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi për pr/ligjin në fjalë, ndërsa më pas diskutimet do të vijojnë në emër të grupeve kuvendore.
Paraditen e sotme u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike të opozitës, ku u vendos që opozita të jetë e pranishme në séance, por duke mos e votuar pr/ligjin më të rëndësishëm të paketës së reformës në drejtësi. Ky qëndrim i pritshëm i opozitës pason atë të mbajtur prej saj në komisionin e posaçëm, ku PD nuk e votoi draftin, pasi e konsideroi “antikushtetues”. Sipas opozitës, vetingu duhet të jetë një proces ligjor dhe jo politik.
Para séance u mblodh dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku u konfirmua qëndrimi solid i maxhorancës për miratimin e pr/ligjit të vetingut, që kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash.
Një ditë shiu gjatë Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian mbajtur më 16 Maj, 2025 në Tiranë as nuk i shpëlau gjurmët digjitale për votën e diasporës dhe as nuk i uli temp . . .
Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi . . .
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, bënë homazhe në nderim të . . .
Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total.
Fituese në momentet e fundit u shpall . . .
Një mbrëmje e mbushur me muzikë, spektakël dhe energji, por edhe me tensione dhe protesta. Eurovision 2025 në Bazel u fitua nga Austria me këngëtarin me origjinë filipinase, JJ me këngë . . .
Sot po marrim zgjedhjet.
Të shkuarën e shohim me sytë e së ardhmes!
Mbi pragmatizmin politik ndërtohet edhe skica e vizatimit si tablo pas zgjedhore shqiptare me mbajtjen e Samitit . . .
Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të lartë e kanë votuesit e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, teksa shumë parti të vogla, pavarësisht votave të marra, . . .
Bashkimi Evropian planifikon të dyfishojë dërgesat e municioneve të kalibrit të rëndë në Ukrainë gjatë këtij viti.
Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Robert Brieger, e . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata të forta në Tiranë ndaj BE-së ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Osmani tha se BE-ja . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Tiranë, më 15 maj 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat . . .
Partia Demokratike mban sot protestën e paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Sali Berisha si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabi . . .
Pavarësisht Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet të premten e 16 majit në Tiranë, Partia Demokratike është e vendosur në mbajtjen e protestës gjatë kësaj dite.
U . . .
Komentet