Sabiha Kasimati (Edrene, 15 shtator 1912 – Mënik, 26 shkurt 1951) ka qenë biologe, punonjëse shkencore shqiptare dhe qe ndër 22 të pushkatuarit me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike.
U lind më 15 shtator 1912 dhe ishte bija e dytë e doktor Abdurrahman Kasimati (1865-1943) nga Libohova dhe të shoqes Zehra Mbreshtani, të vendosur në rrethin e Edirnesë që pas shpalljes së kushtetutës më 1908. Pas një viti familja u zhvendos në Shkodër ku i ati, doktor i njohur, shërbeu në vitet 1914 – 1915. Në vitet e Luftës së Parë Botërore, familja u vendos në pronat e veta në Verie, pranë Selanikut. Pas shkëmbimeve të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë, familja u kthye në Shqipëri duke rrezikuar edhe pronat e veta.
Në 1927-n, së bashku me familjen e saj u vendosën në Korçë ku familja u rehatua dhe fëmijët vijuan shkollimin, Sabihaja me motrat frekuentuan liceun francez të cilin e përfundoi në 1931-shin, duke qenë vajza e parë që kreu atë lice. Sabihaja do të renditej e dyta në klasë për rezultatet e saj. Në provimet e vitit të fundit ajo vlerësohej me 269.4 pikë nga 352 pikët maksimale dhe vlerësohet me “As Bien”. Pas mbarimit të liceut, punoi si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, ku dha edukatë morale dhe gjuhë frënge. Në 1932-shin u emërua në shkollën amerikane të Kavajës (1932-1933) ku jepte biologji. Sabihaja u rikthye sërish në lice, në 3 tetor 1933, por tashmë si mësuese në klasat e ulëta të tij. Pas dy muajsh qëndrimi në Korçë, Sabihaja dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Ajo u transferua nga Ministria e Arsimit pranë Institutit “Nana Mbretneshë”. Aty Sabihaja punoi si mësuese e gjuhës frënge.
Në verën e 1936-s iu akordua një bursë shtetërore për studime në Itali, ku ajo u regjistrua për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universitetin e Torinos. Sabihaja u diplomua në vitin 1940 me rezultat maksimal, me notat 30’/30 (trenta su trenta con lode). Kasimati zgjodhi si fushë specializimi iktiologjinë dhe u doktorua me temën Fauna ittica di acqua dolce d’Albania (“Fauna iktike në ujërat e ëmbla në Shqipëri”). Udhëheqja e universitetit i ofroi asaj pozicionin e asistentit në degën e iktiologjisë, por propozimin e tyre ajo nuk e pranoi dhe u kthye në Shqipëri.
Me kthimin në Shqipëri më 13 nëntor 1940, Sabihaja nisi punë në Institutin Pedagogjik Femëror “Donika Kastrioti”, pasi fitoi konkursin e zhviluar. Ajo u emërua ndihmëssekretare në grupin A (grada XI) të personelit të administratës arsimore dhe më 24 korrik 1941 filloi punë. Në 1 dhjetor 1942 u bë pjesë e trupit mësimor të institutit “Nana e Skënderbeut” si mësuese e shkencave dhe e kimisë. Në maj të 1943-shit, Sabihaja u largua nga mësimdhënia për shkaqe shëndetësore, pasi vuante nga tuberkulozi. Ajo vajti të kurohej në sanatoriumin antituberkular në Bolzano në Itali, prej ku u kthye më 1945-n.
Gjatë kohës që punonte si mësuese në institut, ajo pati një bashkëbisedim me Koliqin, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare. Pas bashkëbisedimit i dërgoi një letër/raport këtij të fundit, ku i paraqiste një projekt të mirëfilltë shkencor me disa pika. Marrëdhëniet e Kasimatit me institucionet shkencore në Shqipëri nisin në janar të vitit 1943. Ajo kërkoi të ngrihej pranë Institutit të Studimeve Mbretërore: një koleksion zoologjik duke filluar me Iktiologjinë, fushë për të cilën kishte studiuar në Itali vitin e dytë të studimeve dhe kishte mbrojtur temën e diplomës; një “erbario pasi flora shqiptare ka ngjallur interesim të botanistëve të shquar europianë, sidomos atyre gjermanë”; të vendosej një bashkëpunim i ngushtë me drejtorinë e minierave, për të bërë një grumbullim të mineraleve dhe fosileve që gjendeshin në shtresat e tokës në Shqipëri. Për realizimin e projektit nevojitej krijimi i një biblioteke të posaçme me vepra shkencore, bibliografinë e së cilës ajo e kishte përgatitur tashmë. Krahas bibliotekës, Kasimati propozonte edhe ngritjen e një laboratori studimesh mikroskopike që do të mundësonte kërkime shkencore relative.
Në mbledhjen e 18 shkurtit 1943 Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare vendosi të krijojë pranë institutit një muze të shkencave për përgatitjen e të cilit ngarkoi pikërisht atë. Sabihaja lidhi kontratë si punonjëse pranë institutit në 22 shkurt, duke marrë shpërblimin prej 200 frangash.
Nisi bashkëpunimin me Selahydin Toto, me qëllim të organizimit të Institutit të Shkencave në Tiranë. U emërtua specialiste zoologe, e specializuar në iktiologji.
Sabihaja e vijoi kërkimin shkencor edhe gjatë viteve të para të regjimit komunist. Në mbledhjen e Institutit të Studimeve gjatë 13 prillit 1946, Sabihaja mori pjesë së bashku me figura të tjera të shquara akademike sikurse ishin: Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Selahydin Toto, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, Jonus Tafilaj, Hasan Ceka dhe Nikolla Lako. Mbledhja u drejtua nga Sejfulla Malëshova, ministri i Arsimit. Mbledhja kishte për qëllim analizimin e veprimtarisë së kryer gjatë vitit 1945, prezantimin e planit të ri të punës dhe paraqiti ekipin e ri që do të drejtonte Institutin e Studimeve.
Sipas procesverbalit të mbledhjes, nga viti 1945 deri më 1946, Sabiha Kasimati punoi së bashku me Gjergj Komninon, në grupin e drejtuar nga Eqrem Çabej, për përgatitjen e skedave të gjuhës shqipe, për terminologjinë e shkencave të natyrës. Më 28 janar të vitit 1947, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 16, vendosi “riorganizimin e Institutit të Studimeve Shqiptare në një ent autonom të lidhur drejtë për së drejti me Këshillin Ministror”. Instituti do të funksiononte me një rregullore të përkohshme. Përgjatë vitit 1947 anëtarë të Institutit ishin vetëm 23 pjesëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të tij, pjesë e së cilës nuk ishte Kasimati. Në qershor të 1948-s, mbledhja e radhës e asamblesë së institutit të studimeve, krahas ndryshimit të emrit në Institut të Shkencave, propozoi anëtarë dhe bashkëpunëtorë të rinj, në radhët e të cilëve ishte edhe Kasimati.
Gjatë vitit 1950 në listën e “anëtarëve të rregullt” të institutit nuk figuronte emri i Sabihasë.
Profesor Sotir Angjeli, shef i seksionit të Shkencave të Natyrës, në referatin e mbajtur në inaugurimin e Institutit të Shkencave, krahas problemit të ujit, të pyjeve, e konsideroi të rëndësishëm edhe studimin e peshkut dhe të peshkimit në Shqipëri. Kështu, Sabiha Kasimati si një ndër studiueset e para dhe të vetme të asaj kohe në fushën e iktiologjisë, do të ishte gruaja e parë studiuese që do të merrej me studimin e peshkut dhe peshkimit. Studimi ishte bazuar në kërkime shkencore të realizuara përmes ekspeditave dhe kërkimeve periodike. Ajo botoi në Buletinin e Shkencave, nr. 1-2, 1948 një artikull shkencor mbi peshqit dhe problemet e peshkimit në Shqipëri, që çuditshëm nuk u pasqyrua në përmbajtjen e lëndës së revistës.
Artikulli vinte në dukje pasuritë kombëtare ujore të Shqipërisë duke theksuar faunën iktiologjike shumë të pasur në sasi dhe në cilësi. Rëndësi i kushtohej faktorëve të larmishëm natyrorë, duke analizuar ndikimin që ata kishin pasur në shumëllojshmërinë e peshqve në ujërat shqiptare. Këtë larmishmëri studiuesja Kasimati e përshkruante në terma shkencorë, duke e vënë theksin në kualitetin dhe cilësinë e peshkut në ujërat e ëmbla të bregdetit shqiptar. Nuk mjaftohej vetëm me konstatimin, por studiuesja shfaqej kritike ndaj situatës në të cilën gjendej peshkimi në Shqipëri. Disa prej zgjidhjeve që ajo ofronte ishin: pishikultura (degë e iktiologjisë) dhe organizimi i peshkimit në baza racionale dhe moderne duke ruajtur sigurisht pasurinë iktiologjike të vendit; organizimi më i mirë i peshkimit, duke përdorur mjetet moderne e ligjet ndërkombëtare. Sipas dokumentacionit, studimi “Peshqit e Shqipërisë” me autorësi të Sabiha Kasimatit është botuar në prill të vitit 1950, por nuk gjendet asnjë skedë që të vërtetojë ekzistencën, madje as gjurmë në inventarin e regjistrimit të librave të kohës.
Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Vendosja e “bombës” në legatën sovjetike do të konsiderohej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do të përdorej si pretekst për fillimin e një spastrimi ndaj “armiqve të popullit”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideruan një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe Sabiha Kasimatin (e vetmja grua).
Pavarësisht nga mungesa e çdo prove, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951. Në dosjen hetimore të Sabihasë i numëroheshin disa “mëkate”: “Gjatë okupacionit ka pasur marrëdhënie me element fashistë; mban qërndrim armiqësor ndaj pushtetit, flet kundër reformave dhe mban kontkate me elementë armiq… Ka pasur kontakt me deputetin anglez, Lester Hutchiston. Ka mbajtur kontakte me njerëz të misionit anglez… dhe me J.S.Payne me të cilin ka pasur lidhje të ngushta. Armike e betuar e pushtetit të sotëm. Ka urrejtje karshi tij e sidomos karshi komunistëve, kritikon moralin komunist, etj.” Të dhëna të drejtpërdrejta për kohën dhe nivelin e survejimit nuk ka, përderisa nuk ekziston një dosje hetimore. Sipas ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishit, dosjet e sigurimit për të gjitha ata që u ekzekutuan më 22 shkurt 1951, nën akuzën e bombës në Legatën Sovjetike janë eliminuar. Disa informacione në lidhje me survejimin e Sabihasë janë gjetur nëpërmjet dosjes formula të Çabejt. Në raportin e bashkëpunëtorit “Prurësja”, datë 20 prill 1950 bëhet me dije se S. Kasimati kishte thënë: “është interesante të kesh gjith numurat e gazetave që përmbajnë diskutimet se sa raportin e Komandantit. Kush i humb kohën kot, kurse në diskutimet mund të gjesh gjëra interesante”.
Më 25 shkurt 1951 gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.
40 vite pas vdekjes, ndërsa regjimi që e dënoi po shkërmoqej, një vendim i Gjykatës së Lartë e shpalli të fajashme.
- Fauna ittica di acqua dolce d’Albania. Dissertation, Turin 1940 (Fauna iktike e ujërave të ëmbla të Shqipërisë. Dizertacion, Torino 1940).
Në 60-vjetorin e vdekjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e nderoi me medaljen Nderi i Kombit. (Wikipedia)







/image%2F1630607%2F20240828%2Fob_e24aa6_455671464-8060676420687218-32680672637.jpg)
/image%2F1630607%2F20240828%2Fob_69ddac_456445891-8104433072978219-69136903038.jpg)
/image%2F1630607%2F20240828%2Fob_32b3a5_436317478-7649515285136669-38326792492.jpg)
/image%2F1630607%2F20240828%2Fob_8bfa5e_455816557-8060801457341381-44515878208.jpg)


Pershendetje Shpetim .Une jam Miranda , nje grua 51 vjeçe dhe jetoj ne France .Besoj shume tek Allahu dhe tek mrekullite .Vertete me emocjonuat shume , dhe per nje çast une nuk i mbajta dot lotet .Ju Shpetim duhet te jeni njeri qe keni bere gjithe jeten mire tek njerezit ne nevoje dhe prandaj zoti ju dha doren dhe ju ndihmoi .Me vjen mre qe ju jeni rikthyer perseri ne jete pas nje vdekje klinike .Dhe kjo per ty ishte vetem nje sprove .Kjo me ka ndodhur edhe mua para shume vjetesh po ne nje menyre krejte tjeter pasi une nuk kisha vdekje klinike , por vetem se kisha parakize facjale te goja dhe dhimbje koke te tmerrshme .Dhe une çdo nate kur flija nuk kisha gjume .Para syve te mije me dilte çdo dite nje dore qe mendoj se duhet te ishte dora e engjellit mbrojtes qe me thoshte me pak fjale ti ke bere shume mire ne jete dhe do ti shpetish rrezikut .Dhe me pas une shkova shume here ne kishen e Laçit , piva ilace pop.nga Sami Matoshi dhe u bera krejte tjeter njeri .Kjo mua me ka ndodhur para shume vitesh kur isha 27 vjeç .Dhe pervec kesaj zoti me nxorri nje mrekulli qe nuk ta harroj per te gjithe jeten time , para meje u shfaq ne nje ore te vone te nates nje vajze qe per mua ishte nje engjell o zotit.Femija ishte me shume se i bukur dhe ngjante me femijen qe ka ne krah virgjeresha Mari .Pasi u shfaq kjo mrekulli para syve te mije , me pas femija kendoi per rreth 45 minuta nje kenge qe ishte ne gjuhen arabe , dhe zeri vinte sikur te kisha nje altoporlant ne dore .Une u mrekullova shume .Dhe leviza shkova te shtrati i mamit tim dhe i thashe mami shiko se cfare mrekullije me ka dale para syve te mije E mami me thoshte ti je me fiksime moj vajze se une nuk po shikoj asgje E mua me ka ngelur ne kujtese kjo mrekulli .E per lete duhet falenderuar shume Allahu Shpetim qe ju rikrheu perseri ne jete , sepse zoti njerezit e mire gjithmone i ndihmon.Ju uroj shendet te plote dhe lumturi familjare Shpetim.Gjithe te mirat e botes .Klm.
E lexova me shum kersheri intervisten tuaj, i madhi SHPETIM, zoti ashte i madh e ai te shpetoi se te tille e ke emrin,. Sinqerisht u perlota, e lidhjen e ne baballareve me vajzat ashte magnet, jo se nuk duam djemt. Te vleresoj per respektin qe ke per ate person te topit, se jo gjikush e ben. Mos i nigjo dhe lexo shtypin e shkru se ashte degjenerue. Te uroj gjithe te mirat atje ku je familjarisht, zoti te rujte e te bekofte.