TIRANE- Eurodeputeti Knut Fleckenstein konfirmon hartimin e një drafti të ri për reformën në drejtësi pas negociatave mes palëve. Sipas tij, ky do të jetë drafti dhe propozimi i tyre i fundit, ndaj u bën thirrje deputetëve që ta votojnë.
“Propozimi i fundit mbi tavolinë, tani votojeni Këshilla ime, lërini diskutimet dhe votojeni”, shkruan në rrjetin social Twitter, eurodeputeti Fleckenstein.
Palët janë mbledhur sërish në një takim në Kryesinë e Kuvendit, për të negociuar mbi propozimin e ri, ku të pranishëm janë edhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Mësohet se Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama e kanë pranuar draftin. Sakaq Meta ka lënë Kryesinë. Tashmë pritet edhe përgjigjja e kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Propozimi i ri përfshin KLGJ dhe KLP-në.
META E RAMA: “PO” DRAFTIT TË RI
Ora 17:10- Kreu i Kuvendit ka lënë i pari Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillopheshin negociatat duke lënë pas një përgjigje pozitive. Sipas burimeve edhe kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për propozimin e ri. Ndërkaq burimet shtojnë se propozimi i ambasadorëve nuk përcakton zgjedhjen e KLGJ dhe KLP sipas vettingut.
BASHA RIKTHEHET PËR NEGOCIATA NË KRYESINË E KUVENDIT
Ora 16:20- Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar sërish Kryesisë së Kuvendit, ndërsa do të vijoj negociatat së bashku me kryeparlamentarin Ilir Meta. Mësohet se Basha është shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi, nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
PERFUNDON MBLEDHJA E GRUPIT E PD
Ora 15:10 Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi. Sipas burimeve deputetët e PDsë nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Mësohet se deputeti Selami brenda grupit ka kërkuar të votohet reforma sot ndryshe “fatura do rëndojë mbi PD”.
LU E VLAHUTIN TAKOHEN ME FATMIR XHAFAJN
Ora 14:50 – Ne kryesine e Kuvendit ka nisur nje takim mes Lu e Vlahutin me kryetarin e komisionit te posacem parlamentar, Fatmir Xhafaj.
DY AMBASADORET PROPOZOJNE NJE VARIANT TE RI PER TE ZGJIDHUR NGERCIN
Ora 14:15 – Sipas burimeve dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Keshilli i Larte i Prokurorise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor.
Ambasadoret Lu e Vlahutin jane ne pritje te nje pergjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri qe kane bere per KLP-ne dhe KLGJ-ne.
PERFUNDON PA MARREVESHJE TAKIMI I AMBASADOREVE ME BASHEN E METEN
Ora 13:44- Përfundon pa marrëveshje takimi për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi mes Bashës, Metës e ambasadorëve të SHBA e BE. Pas apelit të kreparlamentarit Meta, se duhet gjetur konsensusi që reforma në drejtësi të jetë e zbatueshme dhe se vetë ai do negocionte me ambasadorët e Bashën, nis një takim në Kryesinë e Kuvendit.
Në Kryesinë e Kuvendit u mblodhën bashkë me Metën, dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Pas tyre ka shkuar Basha, Bylykbashi si dhe Manjani.
Rreth orës 13:32, një orë pas diskutimeve, Kreu i PD-së Lulzim Basha doli nga Kryesia e Kuvendit. I pyetur nga gazetarja e News 24, Elda Menga nëse kishte mundur të bindte ambasadorët se kishte të drejtë, kryedemokrati Basha nuk ka dashur të komentojë.
Sakaq, seanca plenare vijon diskutimet nën kryesimin e nënkryetares Leskaj. Në sallë nuk ndodhet as kryeminsitri Rama, i cili pas kafes me disa deputetë socialistë është kthyer në Kryeministri.
Komentet