Në filmin e Woody Allen-it “Të gjithë thonë: I love you”, vend të veçantë i kushtohet karakterit të kryepersonazhit. Djali i një personaliteti me pikëpamje progresive dhe gjykim liberal, papritmas fillon të propagandojë çështje të ngritura në tema qendrore të republikanëve: Të drejtën për armëmbajtje, të drejtën për praktikimin e lutjeve në shkolla dhe dënimin me vdekje.
Pas një kontrolli mjekësor rutinor rezulton se ai kishte pësuar ngjizje të gjakut që pamundësonte furnizimin e trurit me oksigjen dhe rrjedhimisht një lloj tronditjeje të pavenerueshme. Me t’u korrigjuar ky defekt, djali fillon sërish të gjykojë nga pozicionet liberale.
Teksa po shikoja dokumentarin ekskluziv të transmetuar në emisionin Zona Express, “Portret i paautorizuar i Isa Mustafës”, në mendje kisha kryepersonazhin e filmit. Për gati një shekull, kjo pjesë e kombit tonë i është nënshtruar fenomenit të shpëlarjes së trurit nga politika serbe dhe natyrisht efektet e saj janë prezente edhe sot. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe gjykimi dhe veprimi i një pjese të mirë të popullit krejt në kundërshtim me arsyen.
Ka vite që Instituti Max-Planck në Lajpcig, që për objekt hulumtimi shkencor ka Qenien, pra Njeriun, arsyen dhe sistemin nervor të tij, në bashkëpunim me Qendrën për hulumtime (Bernstein-Zentrum) Berlin, po punojnë në njohjen më të thellë të Njeriut, respektivisht precizitetin dhe variabilitetin e trurit të tij. Studiuesit e këtij institucioni shkencor të afirmuar ndërkohë demonstrojnë publikisht se çfarë janë në gjendje të bëjnë përmes skanimit të trurit. Ata shkojnë aq larg sa pretendojnë se janë në gjendje të lexojnë edhe mendimet dhe preferencat politike. Në studimin e publikuar në revistën e njohur “Neuroimage”, Bernstein -Zentrum dëshmon hapin gjigand të shkencës në njohjen e trurit dhe leximin e tij.
Për leximin e aktivitetit të trurit hulumtuesit po përdorin një program kompjuterik që ka prodhuar ekipi që merret me studimin e inteligjencës artificiale, duke krahasuar shtypjen e freskët të gishtit me të dhënat e ruajtura në databazë.
Eksperimenti me politikanët gjermanë i ushtruar para publikut për njërin prej ekspertëve të këtij instituti, nëse vazhdohen tutje, do të ishin me shumë interes për hulumtimin në lëmin e shkencave politike. Por, me gjithë optimizmin e shprehur publikisht, studjuesit nuk besojnë se do të mund t’ju ndihmonin politikanëve në përmirësimin e shpejtë të fushatave zgjedhore. E shumta që shkenca mund t’i ofrojë politikës, do të ishte se çfarë ndjeshmërie kanë votuesit kur përpara kanë akcilin politikan.
Duke ndjekur dokumentarin në fjalë, i jipja të drejtë vetes të shestoja se çfarë rezultatesh do të tregonte hulumtimi nëse votuesi do të kishte përballë Isa Mustafën dhe “avokatin” e mikun e tij, Muhamet Mustafa. Ndërkaq duke marrë në konsideratë se që të dy janë pjesë e politikës që nga mosha e rinisë dhe kanë arritur të mbijetojnë të gjitha sistemet, asosiacioni më shpinte tek kryepersonazhi i filmit. Por, nëse ky i fundit është i goditur nga një sëmundje e zakonshme dhe me t’u shëruar, ai sërish i kthehet realitetit, dy personazhet e dokumentarit, që të dy profesorë universitarë për vite të tëra, jo që nuk kanë pësuar farë ngjizje klasike të gjakut, por për shumë vjet ata i ishin nënshtruar vullnetarisht shpëlarjes masive të trurit nga politika titiste, ndërkaq të qenurit në krye të institucioneve e konsideronin dhe vazhdojnë ta konsiderojnë si domosdoshmëri, madje duke e bindur veten, se krejt kjo është në dobi dhe interes të qytetarëve!
Për brezin e ri, të lindur në epokën e Lirisë, dokumentari në fjalë mund të jetë thjeshtë një storie interesante që prezanton karrierën e një politikani. Ndërkaq për brezin që ka jetuar katrahurat e sistemit titist, sidomos atë shtresë të qytetarisë sonë që kishin sakrifikuar çdo gjë në ruajtjen e flakadanit të lirisë, që do të kurorëzohej me krijimin e UÇK-së dhe shporrjen e Serbisë nga Kosova, rishfaqja në krye të Republikës e sojit të tillë të politikanëve të pandërgjegjshëm, është më shumë se një traumë politike dhe shpërfaqje e mjerimit tonë politik kolektiv.
Si arriti ish funksionari i Qendrës së Studentëve, që zakonisht ishin njerëz shumë të besueshëm të pushtetit, që jo krejt kot do të jetë ministër gjatë epokës së Sllobodan Milosheviqit, të rikthehet në politikë dhe sot të jetë kryeministër i Republikës, të cilën si ide dhe koncept ai e kishte luftuar me aq zell!?
Autorët e këtij dokumentari shumë të qëlluar, duket pa dashje, sikur kishin harruar të theksojnë një të dhënë faktike dhe shpjeguese njëkohësisht për atë epokë të sistemit politik që dominohej nga ideologjia hibride e LKJ-së, që shqiptarët nuk i shihte edhe aq si armiq ideologjikë, sa i shihte si armiq të përjetshëm të Shtetit. Ndërkaq pas vitit 1981, teksa titizmi në Kosovë hapur po i lëshonte hapësirë rikthimit të epokës së Rankoviqit, ish ministrit famëkeq e antishqiptar të ish Jugosllavisë, pra në këtë epokë, ku syri i “vëllait të madh” të vrojtonte kudo, ngritja në karrierë politike kishte parakusht qenësor, jo vetëm lujalitetin ndaj Jugosllavisë, të qenunit kuisling i përbetuar, por më shumë se kaq – dëshmimin e përditshëm si antishqiptar dhe bastard të llojit të vet.
Studimet multidisiplinare të shkencave humane, para së gjithash të qendrave që për objekt kanë Njeriun, trurin e tij, masat e gjera…si këto gjermanet që i zumë në gojë më lart, do t’na jepnin të dhëna më bindëse se si ka pasur mundësi që kjo kategori të tallet me popullin tonë edhe në emër të demokracisë, dhe njëkohësisht të vazhdojë të gjejë mbështetje jo të vogël edhe tash pas 17 vjet lirie!
Ndërkaq deri atëherë një hetim real që do të mund ta bënte vetëm Komisioni i lustracionit, do të mjaftonte, meqë ai sigurisht se do të nxirrte konkluzionin e qartë se, Isa M., pra kryeministri aktual i Republikës, që u katapultua në këtë post me ndihmën e të ashtuquajturës Drejtori Politike të UÇK-së, de fakto, duhet të ketë qenë oficer i UDB-së.
Si makiavelisti më i përkryer ndër shqiptarët, Isa M. shpejt e kishte kuptuar se fuqia e popullit në të ashtuquajturin sistem politik të demokracive liberale të kontrolluara, është thjeshtë vetëm frazë. Ai ndërkohë kishte përvetësuar dijen politike që do t’ i mjaftonte të dinte se në këtë fazë që po kalon Republika, politikanët i qeverisin qytetarët, por nëse ata, pra politikanët nuk shndërrohen njëkohësisht në manjat ekonomik, qytetaria aktive lehtësisht i dërgon në histori. Prandaj ai në emisionin në fjalë u prezentua ashtu si është: politikan dhe milioner.
Fenomeni Isa Mustafa dhe përgjithësisht fenomeni LDK, është produkt i ndikimit të fortë që aparati shtetëror i kolonizatorëve serbë ka instaluar në struktura të tëra të shoqërisë sonë për gati një shekull. Në rrjedhën e këtij gjykimi politik, rezulton legjitim supozimi se, brenda trurit të kësaj kategorie, mund të jenë zhvilluar procese afatgjata të shpërlarjes dhe dekodimit, që kanë prodhuar këtë fenomen debilësh në politikën tonë. Ndërkaq arsyet pse kjo sortë politikanësh po mbijeton, janë meritë e mjedisit politik të instaluar nga UNMIK-u dhe EULEX-i, si instrumente të neokolonializmit modern./Dita
E vetmja mënyrë për në parajsë.
Nëse duam të shkojmë në një vend të panjohur që Ne nuk e dimë rrugën drejt vendit të panjohur,
Ne kemi nevojë për një person që Ai të shkojë ndonjëherë në atë vend ose person nga ai vend
na kap, kështu që Ne nuk humbasim
Kjo mënyrë e të menduarit është shumë e arsyeshme dhe mund të pranojë sipas logjikës sonë.
Nëse duam të shkojmë në Parajsë, kemi nevojë për person që Ai e di rrugën se si shkon
Parajsa ose një person nga Parajsa shkojnë në Tokë dhe Ai mund të kthehet përsëri
përsëri në Parajsë. Personi është Jezusi, Ai kthehet në Parajsë
dëshmuar nga dishepujt e tij (Veprat 1: 9-11), kështu që Jezusi nuk e ka
Varri në Tokë. Jezusi në gjendje t’ju sjellë në Parajsë, por një person tjetër
që varri i tij në Tokë, atëherë Ju nuk e dini shpirtin e tij dhe shpirtin e tij të shkoni
Parajsë ose shkoni në Ferr. Ky person nuk është i sigurt të sjellë Ju në Parajsë.
Si ta ndjekim Jezusin duke ndjekur fjalën e tij dhe ta bësh atë.
Si ta njohim fjalën e tij duke lexuar Bibla çdo ditë.
Ju lutemi informoni çdo person që beson Jezusin si bir të Zotit.