Shqiptarët që jetojnë në Lagjen Zafer të Bursës, nga njëra anë vazhdojnë të jetojnë me kulturën e tyre, ndërsa nga ana tjetër marrin pjesë në jetën sociale me klubin sportiv dhe shoqatën për valle popullore
BURSA – Klubi sportiv Zaferspor (Zafer i cili ka kuptimin Fitore) i themeluar nga ana e shqiptarëve të cilët që në vitet 1950-të kanë filluar të emigrojnë në Turqi, kryesisht në qytetin e Bursës, nga vendet e Ballkanit për shkak të presionit të përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore, të frymëzuar nga stërgjyshërit e tyre të cilët kanë luftuar, ku disa prej tyre kanë rënë dëshmorë, ndërsa disa të tjerë janë kthyer si veteranë nga Fitorja e Çanakkalasë, prodhon futbollistë të rinj sportit turk, raporton Anadolu Agency.
Shqiptarët të cilët jetojnë në Lagjen Zafer në qarkun Osmangazi të Bursës, nga njëra anë vazhdojnë të jetojnë me kulturën e tyre, ndërsa nga ana tjetër vazhdojnë të marrin pjesë në jetën sociale me klubin sportiv dhe shoqatën për valle popullore të cilat i kanë themeluar në periudhën kur kanë emigruar.

Një pjesë e madhe e futbollistëve të Klubit Zaferspor, emrin të cilin e ka marrë nga “Fitorja e Çanakkalasë”, ku ngjyra është përcaktuar duke u frymëzuar nga flamuri i Turqisë, dhe logon e ka Monumentin e Dëshmorëve, përbëhet nga shqiptarë.
– Ndërtesa e parë klubit ka qenë kafaz i pëllumbave-
Sadullah Gylshen, një ndër futbollistët të parë të klubit, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, duke theksuar se në vitin 1956 së bashku me familjen e tij kanë migruar në Turqi, tha se të moshuarit në atë periudhë për të mos fituar sjellje të këqija së bashku me veten i kanë orientuar të rinjtë drejt sportit.
Gylshen i cili theksoi se themelimi i Zaferspor-it ka nisur që nga viti 1954, themelimi jozyrtar është bërë në vitin 1958 dhe në vitin 1962 është bërë klub i regjistruar, tregoi se ndërtesa e parë e klubit ka qenë “kafaz i pëllumbave”.
Komentet