
Diplomuar në Teknikumin e Ndërtimit dhe Universitetin Shtetëror të Tiranës në specialitetin Inxhinier Ndërtimi punon në N.N.Linjave Tensionit të Lartë si kryetar i degës teknike dhe drejtor kantieri.
Merr pjesë në ndërtimin e linjave110 kv Lac- Skuraj, Lac- Shkodër, Memaliaj- Bistricë, Maminas- Fier-Cërrik- Elbasan, Elbasan- Korcë si dhe të linjave 35 kv Elbasan- Mjekës, Cërrik – Gramsh, si dhe ndertimin e nënstacioneve Shkozet, Shkodër, Kavajë, Gramsh.
Me pas inxhinier ndërtimi pranë N.SH.N Durrës në ndërtimin e Radiostacionit të Fllakës.
Punon si inxhinier projektues në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve nr 3 ku ndër të tjera ka marrë pjesë në projektimin e Hirocentralit të Vaut të Dejës, projektimin e objektet Urat në dalje të Tunelit Zadeje për kalimin e mjeteve 32 ton, nyjet e argjilit dhe betonit, silloset 500 ton, projektimin e ura metalike për vincin 50 ton në Qyrsaq, vepra e marrjes së ujit.
Në Hidrocentralin e Fierzës, projekton bateritë e silloseve 500 dhe1000 ton, urat në dalje të tuneleve, tuneli nr 3 i shkarkimit me seksion 11 herë 7 metra, projekton kullë komandimi 87 metra me aftësi shkarkimi 1500 m3 në sekonë me shpejtësi mbi 30 m/ s.Ka projektuar mënyrën e zgjdhjes së problemit të kalimit të ujit me shpejtësi shumë të madhe në tunele me veshje betoni, duke zgjidhur teknologjinë komplekse të zbatimit të kësaj veshjeje ,si dhe projektin e kallëpeve speciale. Projekti i eleminimit të shkarjes së madhe në hyrje Tunelit nr 3, projekton pjesë të veprës së marrjes etj. Në hekurudhën Elbasan- Përrenjas merr pjesë në projektimin e 11 tuneleve dhe drejton punimet për Tunelin e Librazhdit.
Realizon një specializim pranë Institutit të Sizmiologjisë në Shkup të Maqedonisë, në fushën e inxhinierisë antisizmike.
Eshtë Kryeinxhiner i Ndermarrjes se Ndertimit te Linjave të Tensionit të Lartë ku drejton punimet për ndërtimin e linjave 220 kv si: Fierzë –Burrel – Elbasan dhe Fierë-Tiranë – Elbasan, prodhimin e kullës së naftës dhe ndërtimin e antenave televizive Midë e Gllavë, ndertimin e linjave te Tensionit të Lartë Shkodër- Vukpalaj dhe Korcë- Rehovë.

Me pas zv drejtor i Ndermarrjes se Ndertimit te Hidrocentralit të Komanit.
Pedagog në Fakultetin e Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës , Titullar i lëndëve Teknologji Ndërtimi dhe Teknikë Kantieri(zbatim punimesh) për të gjitha specialitetet e Fakultetit përkatësisht Ndërtim, Hidroteknike, Rruga Ura, si dhe i lëndës Nëntokësore për specialitetin Gjeodezi. Hartues i programeve programeve te këtyre lëndëve duke pasqyruar zhvillimet botërore të Teknologjisë së ndërtimit dhe organizimit të punimeve. Specializohet prane Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në Politeknikun e Torinos, Itali në fushën e organizimit të punimeve në objekte të komplikuara ndërtimi, në fushën e teknologjisë së ndërtimit të rrugëve, tuneleve dhe hartimit të programeve të reja mësimore dhe teksteve të lendëve. Duke përfituar nga njohja e përvojës së ndërtimeve të hidrocentraleve të mëdhenj në vendin tonë dhe mardhëniet me mjaft projektues e profesorë italianë, francezë, etj ka hartuar leksionet e shkruara në lëndët Teknologji Ndërtimi dhe Teknikë Kantieri, të cilat vazhdimisht janë azhornuar me të rejat e shkencës dhe teknikës …
