Në një mbasdite te një familje gjirokastrite po pinin kafe në shtëpi dhe, për të kursyer, babai iu thotë dy djemve të tij:
-Kafen do ta pijmë pa sheqer se kursejmë!
– Po si do pihet pa sheqer, o ba, se është e hidhur ?!
– Po ja , do mbyllim sytë dhe, para se ta pijmë, do themi me zë të lartë ‘sheqer’…
E provon i pari, thotë ‘sheqer’, shtrembëron fytyrën dhe pi kafenë!
Pastaj çuni tjetër ngre filxhanin dhe thote ‘sheqer’ ‘sheqer’ dhe pi kafenë- në atë moment i vjen një shpullë pas koke:
– Po pse, ore maskara, me dy sheqera e dashke ta pish kafene ti?!!!