Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë ende.
Teksa SPAK i sekuestroi së fundmi një vilë luksoze në Palasë, rikthehet në vëmendje një deklaratë e ish vartëses së Ramës ku justifikohej dhe pretendonte se nuk kishte 300 apartamente sikurse përflitej, por as tre të tilla.
“Nuk kam dhe nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin. Nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh ndaj meje dhe që nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministre apo zëvendës kryeministër dhe as në pozicionin tim si qytetare e lirë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Unë nuk kam as 300, as 30 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as një dhe as dy jahte. As limuzinë, helikopter apo avion. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, i cili fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në vend”, thoshte ajo.
Në një tjetër video, ajo iu bënte “moral” kundërshtarëve politikë në parlamëent, teksa fliste se ishin të rregullt me kontratat. “Mos e vrit mendjen as për mua dhe as për Delinën sepse nëse ju do të kishit qenë të kujdesshëm me letra dhe firma sa jemi ne, do t’u kishte respektuar populli me votë. Si unë dhe kolegia ime e njohim shumë mirë kontratën, dimë kur firmosim dhe mos na e qani hallin. “, thoshte ajo. Panorama