I rrethuar nga gazetarët paraditen e së Martës, 9 Shtator në këtë fillim Sesioni Parlamentar, kryetari i GPS Taulant Balla është përpjekur që t’i fshijë 100 ditë protestë si dhe skandalet e fundit të qeverisë dhe kryeministrit Rama, për të vendosur tonin politik duke ushtruar një arrogancë të përsëritur ku ka thënë:-“Ju lutem unë ju respektoj pyetjen. Se çfarë përgjigjem unë është përgjegjësia ime.”
Shkarja prej pyetjeve është koncepti rilindës i transparencës dhe për këtë përdoren figura politike që quhen ndryshe artileria e rënë.
Por sa herë ka dalë blof me deklaratat dhe qëndrimet e tij gjatë periudhës së pushimeve të Kuvendit kjo nuk ka nevojë të përsëritet pasi ai është materiali i gatshëm i memeve në rrjetet sociale. Ndaj si për t’i shpëtuar atyre ai i disponohet gazetarëve përpara mikrofonave dhe kamerave të tyre i pa ndrojtur.
Si ta kuptojmë këtë lojë fjalësh kur ky deputet karriere, i dyti pas Erion Braçes që ka 30 vite të pandërprera jetë parlamentare dhe që ka zbuluar kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, të jetë kaq mospërfillës dhe respektues me median?
Pra ju pyesni se përgjegjësinë për përgjigjen e kam unë.(?!).
Balla e ka ulur edhe herë të tjera standardin një nga të sezonit ishte ai me motivet baritore të tij kur në muajin Qershor pas ndezjes së Protestave Qytetare ai shprehej se:-“Unë jam bariu i grupit të PS-së”, kur një deputete e njohur si neomalësorja* u shkëput për të qenë e pavarur.
Tani që Kreu i Rilindjes Socialiste Rama u ka dhënë të tjera manuale politike për t’u përgatitur Balla flet vërtetë “kodra pas bregut” dhe nuk është aq i motivuar as sa kolegia më e re Sara Mila që flet me pasion për Orën e Unifikuar të rilindësve, që të kujtojnë “Të Shtunat Leniniste”.
Ku po shkon kjo mazhorancë?
Kë përfaqëson me votat e 11 Majit, 2025?
Si pasojë e ndikimit ideologjik, përpunimi dhe manipulimi i kësaj “besnikërie” për Ramën i bën këta zëdhënës aktivistë të pa integritet ose altoparlantë të sistemit monopartiak, parti-shtetit. Në se ata janë të kënaqur me përgjegjësitë dhe shërbimin, kjo nuk do të thotë se qytetarët i ndjekin ata.
Qytetarët janë në shesh, madje e kanë “rrethuar qeverinë” simbolikisht për tu dëgjuar, mbi 100 ditë dhe pa ndërprerë, ndaj takimi i së Premtes është një kohë e humbur veç një gënjeshtre të madhe.
Ishim kureshtar ta zbërthenim përgjegjësinë e përgjigjes së Ballës, por pavarësisht pyetjeve me fuqinë që i jep mazhoranca ai la të kuptohet se Reforma Territoriale do të votohet, problematika e Zgjedhjeve sipas OSBE-ODIHR do të adresohet “…për të garantuar në kohë marrjen e masave për zgjedhjet e pranverës së ardhshme zgjedhjet vendore në rastin në fjalë.”
A është ky serioziteti apo sportiviteti me të cilën kryetari i GPS del përpara gazetarëve, këtë nuk e kemi vështirë që ta kuptojmë. Si do që të jetë përgjigja Balla del bosh dhe i vëtetë siç është përpara qytetarëve.
Edhe nëse nuk e kupton “elokuencën”, ai prej ATSH ka mësuar ose do ta mësojë se është i censuruar.
Për gjëra serioze lidhur me Besën, Balla është i ndaluar të flasë përveç asaj që Rama kupton me fjalën Besa.
Balla thotë asgjë edhe pse është kryetar i GPS-s:-“Në këtë fillim sesioni parlamentar ë dua që t’i falenderoj të gjithë kolegët deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët në tërësinë e tyre ë gjatë ë fundjavës së kaluar ditën e premte ora 17:00 kanë qenë të gjithë…Ti je tifoz me Besën unë jam tifoz me Besën …ti je edhe nga Kavaja…Unë jam tifoz me Besën kështu që për të shkuar përpara. Prandaj asnjë shmangie nga përgjegjësia jonë për t’i qëndruar besnik Besën shqiptarëve dhe po e theksoj çdo qytetar i këtij vendi në të 61 bashkitë e vendit do të ketë ditën e premte të orës 17 veshët tanë për të dëgjuar dhe sigurisht angazhimin tonë për të adresuar”.
Pra pyeteni për çfarë të doni Taulant Ballën.
Ai ecën vetëm përpara dhe e përforcon edhe sot se është i duhuri dhe se ka 21 vite përvojë deputeti.
Por Taulant Balla nuk përgjigjet përpara zgjedhësve.
Ai flet në emër të mazhorancës dhe parti-shtetit që zgjedhësit ta kuptojnë kodin e tij kur thotë “çdo qytetar i këtij vendi në të 61 bashkitë e vendit do të ketë ditën e premte të orës 17 veshët tanë për të dëgjuar dhe sigurisht angazhimin tonë për të adresuar “.
Në fakt qytetarët dhe mbarë Shqipëria i kanë sytë tek protesta.
Dëgjojini qytetarët, jo vetëm në Tiranë.
Dorëhiquni se jeni pengesa për t’u zgjidhur problemet dhe mos e merrni edhe rrugën në diasporë për të çuar Besën siç thoni, se u kthyet në qesharakë.
______
*Marjana Koçeku
9 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)