Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë pjesë e delegacionit të International Democracy Union (IDU) në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 2026, që do të zhvillohet në Dallas, më 9 dhe 10 shtator.
Kreu i PD-së ka marrë konfirmimin përmes një letre zyrtare që mban datën 7 gusht nga Tina Mercep, Sekretare e Përgjithshme dhe Drejtore Ekzekutive e IDU-së.
“IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar Berishës.
Kjo lëvizje vjen gati tre muaj pas lajmit se Berishës i ishte hequr non grata nga SHBA.Kryedemokrati deklaroi asokohe në një komunikim për gazetarët se “ai nuk ka qenë kurrë non grata”, por ka pasur një sanksion për vizën.
Pritet të shihet nëse kryedemokrati do të udhëtojë drejt SHBA për të marrë pjesë në Konventë.
LETRA E PLOTË:
I nderuar Kryetar Berisha,
Po ju shkruaj për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj si anëtar i delegacionit të Bashkimit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) në Konventën Kombëtare Republikane 2026, e cila do të zhvillohet në Dallas, Teksas, më 9–10 shtator.
IDU-ja është e kënaqur që ju do të bashkoheni me ne dhe kemi besim se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të mëtejshme lidhur me organizimin e delegacionit, akreditimin dhe programin e aktiviteteve do t’ju komunikohen në vijim nga Sekretariati i IDU-së.
Mezi presim t’ju mirëpresim në Dallas në shtator!
