Sot rastesisht pashe Presidentin Bajram Bega qe vinte kurore ne lapidarin e te persekutuarve ne Saver te Lushnjes.
Sa me duken te shtira keto veprime ne nje kohe kur te persekutuarit jane akoma me shpirt te pa qetesuar per kalvarin e mundimeve qe kaluan.
Do t’jua rendis me radhe pse:
– Per femijet e te persekutuarve qe e vuajten direkt mohimin si qenie me te drejta te barabarta, terhiqen neper zyra te plotesojne disa here dokumenta per ato kiste famkeqe qe i marrin nje here ne 5 vjet ne nje kohe kur pushtetaret qe kane kaluar ndonje burg me 5 yje i marrin me vleresime zemer gjera shperblimet sa dalin nga burgu.
– Te persekituarit qe humben pronat zvarriten gjyqeve per te marre pronat e tyre qe jane tjetersuar nga pushtetaret dhe nga ligji famekeq 7501 qe ishte gangtena e ” demokracise”.
-Personat e eleminuar me metoda te fshehta nuk gjejne qetesi ne varr se e verteta nuk mund te faktohet.
-Te persekutuarit qe kane humbur mendjen nga persekutimet, e ky krim eshte baraz me te pushkatuarit, nuk jane vleresuar e te tille ka shume.
-Kujtesa per personat qe kane lene emer te mire me vepra humane, nuk kujtohen ne nje kohe kur rruget jane mbushur me emra te familjareve qe paguajne per ti vene emrin nje rruge ose nje sheshi.
-Te njejten gje bejne dhe me titullin nderi i kombit qe e kane shnderuar kete titull ne nje titull pa vlere.
Asgje nuk ka ndryshuar, vetem se tani njerezit shajne lirshem, vjedhin lirshem e vrasin lirshem.
A mos valle kjo eshte Demokracia?