Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, fuqitë aleate tentuan të zbatonin frymën e Traktatit të Londrës përmes Konferencës së Paqes në Paris. Italia, Greqia dhe Mbretëria e re Serbo-Kroato-Sllovene (Jugosllavia) kërkuan me ngulm copëtimin e kombit shqiptar.
Ekzistenca e Shqipërisë aktule është falë ndërhyrjes parimore të Presidentit amerikan, Woodrow Wilson. I nxitur nga lobimi i organizatës shqiptaro-amerikane Vatra dhe figurave si Fan Noli e Kristo Dako, Presidenti Wilson parashtroi “Katërmbëdhjetë Pikat” e tij dhe parimin e vetëvendosjes kombëtare. Në fillim të vitit 1920, Presidenti Wilson vuri zyrtarisht veton ndaj kompromiseve anglo-franko-italiane që kërkonin ndarjen e territoreve shqiptare.
Qëndrimi i tij i prerë e bllokoi zbatimin e planeve të Traktatit të Londrës, duke i hapur rrugën pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në dhjetor 1920 si shtet i pavarur
E kaluara intelektuale e Leon Trockit, çka lidhet me Shqipërinë, qëndron në kontrast të fortë me kthesat dramatike gjeopolitike që bënë fuqitë perëndimore në dekadat që pasuan.
Si korrespondent gjatë Luftërave Ballkanike (1912–1913), Trocki publikoi shkrime të ashpra me dëshmi okulare mbi masakrat dhe grabitjet e tokave të popullsisë shqiptare.
Më vonë, në rolin e Komisarit për Punët e Jashtme të Bashkimit Sovjetik në nëntor 1917, ai i dha një goditje të rëndë diplomacisë perandorake duke publikuar Traktatin e Fshehtë të Londrës të vitit 1915. Publikimi zbuloi se si Fuqitë e Aleancës (Britania e Madhe, Franca dhe Rusia) kishin rënë dakord në fshehtësi për të copëtuar Shqipërinë mes Italisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, duke lënë vetëm një entitet të vogël kukull në qendër.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, misionet e Operacioneve Speciale Britanike (SOE) të dërguara në Shqipërinë e pushtuar bënë një sërë gabimesh strategjike fatale.
Të ngarkuar me detyrën për të nxitur një front të përbashkët antifashist, drejtuesit e SOE-së i dhanë përparësi dobisë ushtarake të momentit përkundrejt stabilitetit politik afatgjatë.
Të udhëhequr nga pragmatizmi i shkurtër (spiunët sovjetik) për të mbështetur këdo që sulmonte më me egërsi Wehrmacht-in gjerman, Londra braktisi me material ushtarak dhe logjistikë nacionalistët, forcën pro-perëndimore që ende ekziston në Shqipërinë para Londrës.
Duke furnizuar pothuajse ekskluzivisht me armë, flori dhe sende të tjera Lëvizjen Nacionalçlirimtare (LNÇ) të udhëhequr nga Enver Hoxha, politika britanike lehtësoi drejtpërdrejt marrjen e pushtetit nga komunistët.
Ndërsa SHBA-ja i kishte lënë dorë të lirë Britanisë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uashingtoni u bashkua me Londrën në një përpjekje agresive për të korrigjuar gabimet e së kaluarës me nisjen e Luftës së Ftohtë.
Midis viteve 1949 dhe 1954, (OSS) CIA dhe MI6 ndërmorën Operacionin Valuable (i njohur gjithashtu si Operation Fiend), duke hedhur me parashutë dhe zbarkuar qindra emigrantë shqiptarë për të nxitur një kryengritje të armatosur kundër regjimit komunist të Hoxhës.
Kjo u kthye në një nga dështimet më katastrofike të shërbimeve të zbulimit perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë. Pothuajse çdo ekip sekret i zbarkuar në Shqipëri ra në pritë, u kap ose u ekzekutua nga Sigurimi i Shtetit. I gjithë operacioni ishte dekonspiruar që nga brenda.
Britaniku Kim Philby, agjenti i dyfishtë sovjetik i integruar si ndërlidhës kryesor i inteligjencës britanike me CIA-n në Uashington, i kishte raportuar Moskës dhe Tiranës të gjitha planet operacionale, koordinatat e zbarkimit dhe oraret.
Gërshetimi dritëshkurtër britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, që armatosi dhe financoi komunistët mizor, si dhe dekonspirimi i inteligjencës perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë, e lanë Shqipërinë plotësisht të izoluar pas një perdeje të hekurt ekstremisht të egër për gati gjysmë shekulli, duke mos harruar lënien e Kosovës nën sundimin Titist të mbështetur tërësisht nga Londra.