Në fillimet e shtypit të lirë gjatë viteve 90-të, prirja për ta botuar një rubrikë zbavitëse si fjalëkryqi ishte e madhe. Gazetat kishte raste që konkurroheshin nga zyrat shtetërore për numrin e ulët të tirazhit pasi fakset e më vonë printerat plotësonin nevojat e zgjidhjes së të panjohurave. Shoqëria shqiptare dhe administrata shtetërore po e bënin kapërcimin dhe ndodhet me vite të largëta distancë nga bumi teknologjik, koha e internetit, celularët smart, aplikacionet, chat GPT e deri tek “ministrja” Diella (aplikacioni i kryeministrit).
Befasohesh kur shënime të vetmisë dhe zbrazëtia e kryeministrit futet si ngacmim dhe propagandë njëherësh prej Agjencisë Telegrafike Shqiptare, për të trazuar ose shtuar vapën ditëve të nxehta të Gushtit që në asfaltin e “Bulevardit Dëshmorët e Kombit”, qytetarët mbanin Ditën e 68-të të protestës.
Parullat e shkruara prej 9 javësh tani lexohen jo vetëm nga dronët, por edhe nga satelitët DORËHEQJE!
Tani që administrata, Kuvendi, Partitë politike, studiot mediatike ‘prime-time’ i kanë zbehur veprimtaritë prej pushimeve verore dhe nuk e ndjekin më dot dhe sheshin e protestës shumë prej tyre u morën edhe me mesazhin e akronimit ‘besa’ të kryeministrit nga pushimet buzëdetit.
Në plotë kuptimin e saj kur përdoret, fjala besë/a nuk shpërbëhet në shumë kuptime. Historikisht dhe në kushte të vështira është zotim dhe kohë që një shqiptar bën. E vërteta dhe një fjalë e dhënë.
Nder dhe mirënjohje për kë e mban. Dhe kur shkëmbehet besa-besë, është bashkim, është veprim i lidhur rreth një besimi.
Pas 30 Korrikut kur Rama sqaroi jo vetëm “Besën”, por edhe “Praninë Besnike” me drejtuesit politikë, kjo rrudhosje nisi të ndjehej më shumë në ditët e para të muajit Gusht. Njerëzit pranë tij mbeten rilindës ose elita, ndërsa 800 mijë mbështetësit zor se do t’i mbeten. Socialistët e ndërgjegjësuar janë organizuar në protesta të njëpasnjëshme në disa bashki veç kryeqytetit dhe po i bëjnë ata të largohen duke dalë si kundërshtarë të vendosur. Harta e re territoriale përpara zgjidhjeve vendore 2027 që kërcënon fshirjen e 15 bashkive, fatkeqësisht mes shpopullimit, mbylljes së shkollave, mungesës së shërbimeve, rënies së ndjeshme të bujqësisë dhe blegtorisë janë nisma politike dhe projekte të Rilindjes Socialiste me në krye Ramën.
Fjalët kyçe të Ramës që ATSH-ja dhe propaganda e mendojnë se përcjellin një mesazh në të vërtetë duken boshe dhe shënime vetmie. Edhe nëse përpiqesh t’i zgjasësh kuptimet për ta shpjeguar fjalën “BESA’ si një akronim mund të thuhet se ndryshimet Shqiptare janë historikisht marramendëse. Politikisht dhe Ndërkombëtarisht zhvilluese për ndryshimet që do të sjellin. Pikërisht kjo befasi ndryshimesh të shëndetshme kombëtare nga brenda dhe diaspora e shqiptarëve dhe mbështetja perëndimore për shkak të interesave gjeopolitike, mendohet se e kanë zhvlerësuar protagonizmin e Ramës dhe nxjerrë thuajse jashtë loje.
Shumë kujt ky dorëshkrim me fjalën “Besa” po të krahasohet me atë se çka ka ndodhur prej mëse një viti, ose 15 muaj pas shënimit të “Memorandumit-Kuçi 2” do të dallonte kontrastin e mes vetmisë sot dhe vlugun e të bërit politikë dje, frikën sot me qesëndinë dje, dorëheqjen sot nga pushteti i pamatshëm dje (8 Maj, 2026 në Kuç të Vlorës).
Pikërisht mes këtyre dy dëshmive historike të shkruara, ose faksimile digjitale që media i zotëron dhe lehtësisht bëhen të njohura në çdo kohë, të panjohurat e Ramës në ditët e pushimeve (por jo të protestës qytetare në Ditën e 69-të), po paraqesim në mbyllje zgjidhjen e një fjalëkryqi. Përgjigjet e zgjidhjes në shënimin e ardhshëm. I vlefshëm për administratën, kafenetë dhe mediat përtace që regjistrojnë me dronë protestën për të treguar ato momente kur protesta 3-4 orëshe çdo ditë ju duket e “pakët” në numër dhe harrojnë të përmendin se është e pandërprerë.
Sot në ditën e 69-të të saj.
Fjalëkryqi i javës së parë të muajit Gusht
Fjalët kyçe
Vertikalisht
1- Nuk ka avionë për ta shuar. 3-I domosdoshëm për mbrojtjen nga infeksioni. 6-Dobëson euron dhe dollarin kur forcohet. 8- Serial në Netflix. 9- Zakonisht ndotet nga ndërtimet dhe djegia e karburantit. 10- Një e tillë bën propagandë ose censurohet kur i largohet të vërtetës.
Horizontalisht
2-Pritet kur nuk mbahet. 4-E thërrasin ndryshe një bari me GPS. 5-Emri i një fshati lagunor prej nga duken Flamingot, perëndimet e bukura të diellit në Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit. 7- Emri i një ish ministre dhe zv/kryeministre. 11- Vepër arti e infrastrukturës. 12-Titulli i një kënge që e bëri autorin Rocco Granada të famshëm në 1959-1960
7 Gusht, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)