Gjendja se Rama tani ndodhet përpara pasqyrës në ditën e 55 të protestës qytetare na jep të kuptojmë thelbin brenda tij, “Efekti i pasqyrës”.
Do të ishte një listë e gjatë armiqësore verbale, gjestesh dhe aktrimi bullizues, tallje dhe fyerje në 55 ditë.
Madje e bëri bluzë në Apoloni dhe logo njohëse për veten në rrjetet sociale.
Pra ky individ, kryeministër dhe kryetar i shumë organizimeve e njeh të bukurën fatkeqësisht. Dhe kur i afrohet asaj do ta gllabërojë.
Pra cili është “Efekti i pasqyrës” përtej ‘Bulevardit të Flamingove’.
Fakti është se në 55 ditë kjo protestë qytetare është ndërkombëtarizuar dhe nuk mundi të përvetësohej.
Në psikologji “efekti i pasqyrës” njihet. Është një sjellje e pavetëdijshme ku imitimi i të folurës, i gjesteve etj. kthehet pas e shumëfishuar si pëlqyeshmëri e cila ishte në 83 ulëset të parlamentit fillimisht.
Kush e kupton, mund të shtegtojë.
Kush shtegton, do të shpëtojë.
Kush i kundërvihet, do të nderohet një ditë për integritet dhe nuk do ta pësojë.
Ky takim i Ramës kishte si qëllim shtrëngimin e radhëve dhe goditjen e protestës. Mesazhet e tij u përcollën gabuar. Të indoktrinuara deri në atë shkallë kur nuk kuptohet as edhe vet kërkesa e qartë.
Kur Rama thotë se:-“Bulevardi i flamingove është prova më shembullore se shqiptarët nuk e krahasojnë më Shqipërinë me vendin e mungesave, nga ku ne të gjithë së bashku u nisëm me bekimin e tyre, po me vendin e mundësive ku ata mezi presin të mbërrijnë.”, këtu mund ta pyesim atë për pangopësinë dhe gllabërimin e së bukurës së shqiptarëve edhe në këtë rast pas korrupsionit dhe krimit 13-14 vjeçar.
Çfarë është Besa?
A nuk e quajtën besëlidhje protestuesit bashkimin e tyre si dikur Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit (10 -17 Qershor, 1878)?
Dhe Rama i bëri armiq.
-A ka më “Besë” ky?
A nuk është Rilindja 2.0 pas 13-14 vitesh një provë e dështimit në çdo fushë vetëm prej korrupsionit dhe kriminalizimit të ekonomisë dhe shpopullimit të vendit?
Për cilin Arbër (emrin që zgjedh rastësisht) e ka fjalën kur sjell një individ me luhatjet e tij rreth protestës qytetare?
A nuk ishin bijtë e arbërit ata që edhe pas 500 vitesh hodhën poshtë një sundim të dhunshëm e të sofistikuar po kaq plaçkitës, fe-ndërrues e shpërbërës se sa ky regjim i sotmi
Kur vetë në veshje dhe në sjellje vepron si një sulltan me dhunën, shtirjen dhe shterpësinë e ideve që po ja ushqen ndjekësve.
Efekti i pasqyrës në”… bulevardit të flamingove pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre”, por është fundi i plotësimit të thirrjeve “Dorëheqje!”.
Mashtrimi i ri se “…Besa është për ta kthyer protestën e flamingove si një test pjekuri për demokracinë”, kjo shkon në neveritje të asaj që po ndodh me atë se çfarë dhune ushtrohet dhe çfarë alarmi kanë ngritur ndërkombëtarët.
Nuk paske parë asgjë pas pasqyrës, o kryeministër.
Janë mbledhur shqiptarët në besëlidhjet e tyre edhe më parë sa pa hyrë komunizmi si frymë. Në 1444, në 1788, në 1912, në 1990 edhe në 1999 për të no u shuar nga genocidi ashtu siç janë mbledhur edhe sot në 2026-ën?
Nuk mund t’ua thyesh dhe as nuk mund ta gllabërosh virtytin e besës që ja kanë dhënë njëri tjetrit për një Shqipëri të Lirë.
“Koha jote ka mbaru!”
24 Korrik, 2026