Gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë përpara Parlamentit të Shqipërisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, u regjistruan tensione dhe përplasje me forcat e policisë.
Protestuesit kanë denoncuar se efektivët përdorën forcë për shpërndarjen e turmës, ndërsa Policia arrestoi 6 persona. Mes të ndaluarve ishte edhe aktivisti Dritan Goxhaj.
Pas arrestimeve, dhjetëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe më pas para Komisariatit nr. 1, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, duke brohoritur “Lironi çunat” dhe duke akuzuar policinë për dhunë të pajustifikuar ndaj protestuesve.
Vetëm pak minuta më parë, nga ambientet e komisariatit janë liruar aktivisti Dritan Goxhaj dhe një tjetër qytetar i ndaluar gjatë protestës. Ndërkohë, katër protestuesit e tjerë vijojnë të mbahen nga policia, ndërsa qytetarët kërkojnë lirimin e tyre të menjëhershëm. Goxhaj sëbashku me qytetarë të tjerë të arrestaur qëndruan pë rreth 3 orë në Komisariatin nr.1 në Tiranë.