Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.

TIRANË- Protesta e 28-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.

Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. Në këtë tubim janë të pranishëm edhe shqiptarët e diasporës, në mbështetje të revoltës masive të shqiptarëve që jetojnë në vend.

Gjatë marshimit rrugëve të Tiranës, protestuesit kanë marrë fotografi të krerëve të mazhorancës dhe eksponentëve të njohur të opozitës, duke i ngjitur ato mbi koshat e mbeturinave përgjatë rrugëve ku po kalon marshimi.


Në koshat e mbeturinave nëpër kryeqytet janë parë të ngjitura fotot e kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës, Kryedemokratit Sali Berisha dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi./Dosja.al
