Në aktualitetin që po jetohet në Shqipëri,
sot ka nga ata
që kanë besuar tek Edvin Rama,
por nuk besojnë më
dhe dalin publikisht e shqiptojnë qendrimin e tyre!
Ne nuk duhet t’ju kërkojmë llogari përse, qysh e si
apo t’ju kundërvihemi
sepse sot të jesh figurë publike
e të shprehesh publikisht t’i thuash Edvinit nuk të besoj më
kërkon guxim qytetar!
Aq më tepër kur opozita politike për 13 vjet veç na zhgënjeu.
Ne protestojmë jo për riciklime partish
por për Shqipërinë tonë të shtrenjtë
që të jetë për ne shqiptarët
Mëmëdhè dhe Atdhè –
Me shtet të së drejtës –
Që të na garantohet jeta me punë të ndershme e me dinjitet
Dhe jo të jetë më vendi:
që ta rrjepin e ta gëzojnë mes lluksit e privilegjeve
me elitën skllave dhe mediat konformiste që e shkelin lirinë e shenjtë të fjalës
për 35 vjet
e njëjta klasë politike
si gangrenë e kancer
me në majë krye të keqen
Edvin Ramën.
Është imperative duhet ta bëjmë out!
Por kujdes!
Jo duke e zëvendësuar të keqen e madhe me një më të vogël
Por duke sjellë në krye më të mirët,
me meritokraci,
vlerë që kjo klasë politike e ka varrosur
duke favorizuar
veç patronazhistët, militantucët, mediokrët, grabitësit dhe të gjunjëzuarit
që për karierën e lluksin e tyre:
I thonë po padrejtësisë
I thonë po shtetit të kapur
I thonë po Njëshit,
si shkëmbim me kolltukun e deputetit, postin publik të pamerituar, dekoratat që kanë vlerën e copave të teneqeve;
I thonë po apokalipsit kriminal
që po na shpopullon Atdheun!
Vendin duhet ta drejtojnë:
Ata që e duan Shqipërinë dhe Shqiptarët
Jo si lejfenë partish
Por si qytetarë të barabartë
duke iu përkushtuar shtresës vulnerabël,
fëmijëve,
pensionistëve,
atyre që sot politika u ka dhënë vetëm një shans:
të vdesin të përçmuar,
sepse nuk janë klientë të familjes së madhe që ka uzurpuar shtetin dhe pushtetin,
nuk janë puthadorë, nuk janë oligarkë e trafikantë
por janë shqiptarë të ndershëm që për 40 vite punë
marrin pension 80-200 Euro
që mjaftojnë veç për ta dekompozuar qënien shqiptare!
Për Shqipërinë që ëndërruam 35 vjet më parë,
kur ishim të rinj
e protestonim për liri e demokraci
e kishim moshën
e fëmijëve tanë
që sot i japin dritë e frymë
protestës së Revolucionit Flamingo !
Prandaj kauza jonë është hyjnore!
Ne që dështuam t’ju japim fëmijëve tanë Atdheun që merituan!
Tani duhet t’i mbështesim ata
për Shqipërinë,
shtëpinë tonë të përbashkët
me detrat, lumenjtë, liqenet, pyjet me florën e faunën,
me pelikanin kaçurel, flamingot, breshkat, me rërën e mëndafshtë, shkëmbinjtë kryeneçë të bregdetit magjepës,
me malet, me Alpet dhe personazhet e Eposit të Kreshnikëve që fshihen pyjeve të moçëm sa jeta…
Por e para e të parave:
me shtetin e së drejtës
që nuk lejon askënd
Të na e shesi Atdheun!