Moralistë me konflikt interesi e lidhje familjare sulmojnë gazetarinë e pavarur pa logo partie
Dy tema në një – bash si ofertat në supermerkato që paguan për një e blen dy
***
A është në konflikt të hapur interesi Bardhyl Meta që i bën fushatë partisë së gruas!
Ky Bardhyl Meta e ka bërë rrugë
me sulmu gazetarinë e pavarur pa logo partish që i thotë të vërtetat troç e açik!
Për etikë nuk po ia përmend emrin e partisë kur dikur Bardhyl Meta ishte vetë deputet e në mandatin që shkoi e atë që vjen ish deputete e tash për kandidate ka gruan.
Tash për etikë po ia kujtoj se Bardhyl Meta ka qenë deputet i LDK, po ashtu edhe bashkëshortja që kandidon për deputete edhe në zgjedhjet e 7 qershorit.
A e shihni kush na bën moral!
A kam thanë unë se përse po kandidon gruaja e tij për LDK?
Jo, le të kandidojë por Bardhyl Meta mos bëhet propagandist i partisë së bashkëshortes!
Aq më tepër kur po e sulmon shtypin e lirë me kostumin e moralistit të pacipë e surrogato të nepotizmit partiak!
***
Kryetari i LDK dhe bashkëshorti i Vjosa Osmanit janë djem tezesh
Thonë,
pasi që nuk ua njoh librin familjar,
se kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku e ka djalë teze burrin e Vjosa Osmanit, ish deputetes, që për 6 vjet e ndërroi LDK me VV-Guxo për mos përputhje pikpamjesh politike,
e tash pas 6 vjetësh
për përputhje pikpamjesh politike, është rikthyer e kandidon për deputete tek streha e vjetër.
A ma gjen ndonjani
se kush i ka ndryshu pikpamjet politike,
partia, dmth LDK
apo e largumja dhe e kthymja.
Ju them unë se partia prej nanduerit 2006 e deri tash nuk ka ndryshu pikpamjet politike, veç i ka thellu edhe ma tepër.
Edhe një pyetje tjetër e kam
si asht e mujtun që kryetari i partisë, dmth Abdixhiku i LDK nuk ia doli dot me i mblodhun 15 firma ta kandidonte gruan e djalit të tezes për presidente, por vërtitej e vërtitej përpara kamerave televizive nëpër korridoret e Kuvendit me një listë firmash pa emër e pa adresim.
A po vepronte sipas një skenari dhe marrëveshje underground kryetari i LDK Abdixhiku me gruan e djalit të tezes?
Një këshillë.
Këtyre që bëjnë fushatë
në rangje familjesh e me lidhje nepotike,
të mos provojnë me e nxi atë,
se e nximja si qymyri do të bjerë mbi ta!
**********
Abdixhiku thotë nuk bajmë koalicion me PDK, Përparim Rama ban koalicion me PDK
Abdixhiku thotë se po bën koalicion me grunë e djalit të tezes,
dmth Vjosa Osmanin
e ban bé e rrfe se nuk do të bëjë koalicion me PDK,
Ndërsa Kryetari i Prishtinës,
Përparim Rama i emëruar nga LDK,
e shpalli pardje koalicionin me PDK.
Lumxhiku i LDK jo e Rama i LDK po!
Kush po rren!
Marre ju qoftë!
E në sfond pastaj dalin me foton e Rugovës!
I bëj thirrje Familjes Rugova mos e lejojnë këtë shpërdorim të emrit e portretit të Liderit të Pavarësisë!
******
Mos guxoni me fy gazetarë
gazetarët janë vrarë
e ju heshtni
gazetarët i kanë vrarë
e ju po i merrni në mbrojtje vrasësit
me heshtjen tuaj
dhe me sulmet rrugaçe
kundër gazetarëve
gazetarët po ju thonë të vërtetën
e ju nuk e pranoni
se e vërteta juaj është rrena juaj
gazetarët po i shihni si plaçkë tregu
si ata që i keni ble
si ata që janë shituar
por ata nuk kanë qenë kurrë gazetarë
ata kanë qenë tregtarë
e kanë mbetur tregëtarë
sikur ju që kërkoni
me u ba deputetë
por jo me ba shtet
me premtimet tuaja boshe
që digjen si karta duhani
sa të mbarojë fushata zgjedhore
*****
Ish presidentja vuni alarmin dhe kërkoi menjëherë ndihmën e institucioneve të sigurisë, kur një shqiptar i Kosovës bëri një krahasim se në një vend si Turqia, kush shkelte kushtetutën rrezikonte burgun e jetën. Tash ju e shihni dhe e dëgjoni të gjithë se si në një TV të Prishtinës, Baton Haxhiu, një person me integritet kalbësirë bën thirrje për përmbysje të rendit kushtetues dhe likuidim të Kryeministrit dhe gjithë krerët e politikës, përfshi edhe ish presidenten që vuri alarmin për një rrezik ndaj saj jo real, rrinë me gojë mbyllë e të kyçun. Po ashtu institucionet ligjzbatuese rrinë duarlidhë. A ka dikund interesa shtetërore të përbashkëta apo veç partiake që lidhen me interesin e kolltukut personal. E populli ju kqyrë mirë!