26 Prill 2026
Opozita me obstruksionizëm si grusht shteti po i kundërvihet shtetit dhe sistemit demokratik të Kosovës
Populli i Kosovës vendosi në zgjedhjet Parlamentare se cilët janë humbësit dhe fituesit
1.Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 rezultatet ishin:
VV 50.28%
PDK 17,01 %
LDK 12.73%
AAK 7.12 %
2. Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 populli ia dha votën:
VV 42.3% ( Albin Kurti me Guxo e aleatë)
PDK 20.95 % (Bedri Hamza)
LDK 18.17 % (Lumir Abdixhiku)
AAK. 7.06 % ( Ramush Haradinaj)
Gjithë veprimtaria e opozitës nga shkurti 2025 deri në zgjedhjet e 28 dhjetorit ishte obstruksionizëm dhe luftë kundër shtetit të Kosovës me pagat e paguara nga populli i Kosovës
3. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 rezultatet ishin si më poshtë:
VV 51.10 % (Albin Kurti + Guxo me aleatë)
PDK 20.19 % ( Bedri Hamza)
LDK 13. 24% (Lumir Abdixhiku)
AAK 5.5 % ( Ramush Haradinaj)
Opozita e humbur nga zgjedhjet në zgjedhje dhe e dalluar për rolin e saj kundër shtetformimit dhe Republikës së Kosovës.
Lumir Abdixhiku nuk pranoi kompromis kur Kurti i ofroi LDK dy opsione:
1.Nënkryeministrin, plus 4 ministri, përfshi Ministrinë e Jashtme
2.Kryetarin e Kuvendit
LDK me kryetar Lumirin nga zgjedhjet e shkurtit 2025 deri të dhjetorit ka humbur nga 18% në 13%. Normalisht Abdixhiku duhej të dorëhiqej.
Kur Kurti i kërkoi LDK tre kandidatë për presidentë jo politik, por konsensual dhe unifikues, Abdixhiku propozoi Vjosa Osmanin e cila publikisht i ka shpallur luftë VV
Të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe PDK. Ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj deklaroi publikisht aspak në mënyrë serioze se “nuk u vyn gjo” Kryetari i Kuvendit dhe po ashtu Bedri Hamza, kryetari i PDK nuk ka paraqitur tre kandidatë për president, por ka kërkuar zgjedhje të treta pas 15 muajsh kur Sovrani ka folur qartë.
Edhe Ramushi që nga 7% në zgjedhjet e shkurtit AAK në ato të dhjetorit 2025 u zvogëlua në 5.5%, ku për pak e ka kalu pragun, edhe ai kërkon zgjedhje, duke folur si kryetar i partisë, megjithëse pretendon se ka dhanë dorëheqje.
Opozita i kundërvihet
1.Shtetit të Kosovës dhe institucioneve të ndërtuara në respekt me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
2. Ata po i shmangen obligimit kushtetues për të zgjedhur me kompromis kreun e shtetit dhe me obstruksionizëm si grusht shteti po i kundërvihen sistemit demokratik të Kosovës.
26 Prill 2026
Letër nga Presidenti Trump apo Përgjigje nga Presidenti Trump
Për saktësi dhe në respekt të publikut:
Pashë që Presidentja e Gjashtë e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani më 21 Prill kishte publikuar në faqen e saj zyrtare në Meta dhe po e reklamonte për efekte fushate e populizmi Letrën që ajo shkruante se ia kishte dërguar Presidenti Trump më 8 Prill 2026, me rastin e përmbylljes së mandatit më 4 Prill 2026.
Nuk ishte Letër, por përgjigje Letrës.
Sepse në fakt, ishte Vjosa Osmani ajo që i kishte dërguar e para letër Presidentit Trump,
letër që ajo nuk e ka bërë publike dhe normalisht do të duhej ta bënte
Pra letra që ajo shkruan se e ka marrë nga Presidenti Trump është në fakt përgjigjia që Presidenti Trump i jep letrës që Ai ka marrë nga Vjosa Osmani.
Janë dy gjëra krejt të ndryshme me të shkrujt letër dhe me i kthy përgjigje letrës, si në rastin konkret. Ka mossaktësi.
Saktësia e faktit është e rēndësishme se si përcillet tek opinioni publik. E kundërta e saktësisë është mossaktësia, që nuk i lejohet kreut të shtetit, qoftë edhe me mandat të përfunduar.
Është e qartë se përgjigjen nga Presidenti Trump Vjosa Osmani e ka integruar në një fushatë frenetike që ajo ka ndërmarrë të tipit gju më gju me popullin, pa e vra mendjen se Parlamenti i Kosovës po shkon drejt vetshpërndarjes nga mos përgjegjshmëria e opozitës, pjesë e së cilës tashmë është bërë edhe Vjosa Osmani.
I kam dhënë një këshillë dhe po ia përsëris to calm down!
22 Prill 2026
Hej Kosovë
.
Hej Kosovë mos thuj marova
pa elita mendjedrita
pa urti e frymë dardane
me të shpëtu nga t’gjitha riqnat
me të nxjerr nga gjith’ ngushticat
me t’i shkri të gjitha ngricat
.
pa urti, pa frymë dardanësh
pa Demaçë, Rugovë,
Ukshin Hotë e Fehmi Aganësh
me do analfabeta, sallahana
do merhuma, do injoranta
.
Hej Kosovë ti drita e diellit
i ke bërë ballë çdo kjmeti
prej t’mallkumit Miladinit
e patundur ndaj çdo prite
u plagose feniks u ngrite
.
gjaku tokën ka ujitur
bari e lulet prej gjakut kanë lindur
e papërkulur nuk njohe frikë
për Kosovën Republikë.
.
Hej Kosovë mos thuj marova
se Dardania nuk lind horra
veç dardanë e kryetrima
që e mposhtin çdo rrethim
për Kosovë e shtetformim !