Dua që në krye t’a ve në dukje faktin se e di që tingujt e kësaj daullje bien në vesh të shurdhër. E di gjithashtu se shumica e njerëzve tashmë, të mërzitur nga vetë jeta edhe hallet e mbijetesës që kanë në Shqipëri, janë bërë edhe indiferenntë ndaj çdo gjëje, e pra si rrjedhojë as që lexojnë më se çfarë shkruhet. Por megjithatë … nuk rri dpt i heshtur se m’u muar fryma!
Ësht’e bukur kur analizat bëhen racionale, të mbështetura në logjika të mirëfilltë dhe trajtojnë probleme rëndësie madhore, por ke parë që moria e problemeve që më shqetësojnë duke i lexuar lajmet nga vëndi ynë, e dashur padashur e fusin analizën në një hulli me të panumurta degëzime, ku secili do të donte një analizë të veçantë. Pikërisht ky fakt më topit. Ulem e shkruaj disa radhë për një problem vërtet shqetësues, veç kur e braktis shkrimin se lexoj ndërkohësisht absurditete që të bëjnë mos të dish se cilit t’ia japësh përparësinë .
Revoltohem skajshmërisht kur vazhdohet e trajtohen me të njëjtin shtrembërim fakte, rrethana si edhe personalitete politike të së shkuarës, siç bëhëjnën dritën e mësimeve të partisë, dilur. Vazhdon edhe etketohet si kolaboracioniste e gjithë plejada e nacionalistëve të përkushtuar që me vetëdije edhe gjakftohtësi pranuan t’a komprometonin emrin e tyre vetëm për të mirë të Atdheut! Në një kohë që a ka kolaboracionizëm më të turpshëm se ai që bëri E. Hoxha me të gjithë pasuesit e tij veçse të qëndronin në pushtet ? Grykësia e tyre pa kufi e zhduku me dhun’edhe me gjak të gjithë elitën nacionaliste edhe të kulturuar të vëndit, fillimisht nën mësimet dritëdhënëse edhe urdhërat e Titos e pastaj të Stalinit e më pas të Maos, në vazhdim..
Mburren sot drejtuesit e vëndit se si izraelitët e Jugosllavisë gjetën strehë dhe nuk i ngau njeri në Shqipëri, prej nga dolën më të shumtë në numur nga ç’erdhën! Po qe kryeministri Mustafa Merlika Kruja si edhe ministri i brëndshëm Mark Gjomarkaj që e organizuan aksionin e strehimit të qindra familjeve izraelite nga Kosova në Shqipëri duke i paisur me dokumenta si dhe emra shqiptarë! E në vazhdim, që Këshilli i Naltë i Regjencës i cili u doli zot gjithë izraelitëve në Shqipëri duke i mbrojtur nga përndjekjet e gjermanëve. Kurse ai vetë si kryeministër edhe i mbështeturnga ministri i brëndshëm K. Xoxe, ia dhanë Kosovën Jugosllavisë si edhe ia dorëzuan UDB-së që t’a dënonte, ajkën e patriotëve kosovarë që qenë strehuar në Snqipëri. Le kaq, po UDB- së i u dorëzuan që t’i dënonte edhe funksionarë shqiptarë që e drejtonin administratën kosovare kur Kosova ishte pjesë e Shqipërisë. Mendoni se me kaq mori fund edhe internacionalizmi íkolaboracionizmi) i E. Hoxhës ndaj Jugosllavisë titiste? Jo more jo.Jugosllavisë titiste iu dorëzuan që t’i dënonte edhe profesorë të nderuar si edhe pinjoj familjesh të shquara! Pa e shtyrë më tutje bisedën, po kujtoj vetëm personalitetin tejet të shquar të gjuhësisë shqip, prof. Selman Rizën si edhe dy nipat e Bajram Currit, Shaqon dhe Hajro Currin, që kolaboracionistët komunistë shqiptarë ia dorëzuan druzheve jugosllavë t’i dënonin!
Më vjen të ulërij tek shoh se zgjidhet në Grupin e të Urtëve ai që në diktaturë thoshte nga lartësia e anëtarit të K. Q. Të Partisë … Arti është ideologji; në të ka luftë ideologjike, ka mohim të asaj që nuk i shërbeu shoqërisë sonë dhe pohim të asaj që i shërben … E po ky “i Urtë sot” thoshte atëhere edhe … kur vëndi ynë është i rrethuar nga armiqtë e betuar të revolucionit dhe komunizmit, nuk mund të ketë liri absolute të poetit”, “liri absolute të shprehjes” … Edhe sot, i pyetur në Detroit si i shihte krimet e diktaturës komuniste, ai mban këtë qëndrim: … Janë bërë edhe gjëra të papëlqyeshme por jo aq sa të ndërroja mendim … Pra të gjitha krimet e zhdukjes së elitës patriotike-fetare si edhe intelektuale kombëtare, bashkuar këto me të gjitha qëndrimet t’ashtuquajtura parimore ndaj shkrimtarëve që u persekutuan në vazhdim, (ky i vetëdeklaruar admirues i bektashizmit si edhe i Baba Rexhebit9, i quam tashti vetëm gjëra të papëlqyeshme!?
Nga ana tjetër nuk e dëgjoj dot më cilësorin Presidenti konsensual Moisiu…. që bëri kështu e ashtu. Nga na doli ky president konsensual? Ranë në ujdi dy ish sekretarë partie e na zgjodhën si konensual një ish zv.ministër të mbrojtjes të kohës së diktaturës!? E tashti, duke patur në themel mospërputhje interesash, grinden e nuk bien dakord. Ҫ’fatkeqësi për kombin.
Sa tragjikomik i gjithë trajtimi i problemit të pronave. Mbasi i bënë lëmsh e li të gjitha dokumentat kadastrale dhe ipotekare, (të cilat qenë ruajtur të paprekura gjtë periudhës diktatoriale), hedhin edhe e presin problemin e pronave sa nga njëri skaj i sallës së Kuvendit në tjetrin. A ka turp më të madh? Na dalin pronarë në mes të Tiranës Nanot me shokë e nuk kanë fyryrë edhe tallen me trashëgimtarë pronash brez mbas brezi. E prap xhuxhët (nanot) vazhdojnë e hedhin vallen.
I morën paratë në dorë një më një Nanua me gjithë R. Alinë me shokë për ditët e burgut që bënë, ( e me to z. Nano justifikoi edhe burimin e të ardhurave të tija lidhur me blerjen e apartamenteve aq të përfolura si pron’ e tij, kurse për të përndjekurit e diktaturës nuk gjënden fonde!. E kjo, pa ia ia hyrë akoma diskutimit se për akuzash duheshin dënuar R. Alia me shokë e për çfarë akuzash të gënjeshtërt u dënuan , u vranë dhe u kalbën burgjeve ata që sot e mbajnë shpresën të ngrysin ditët e jetës duke patur të siguruar një kafshatë bukë nga dëmshpërblimi i vuajtjes në burg! Ky realitet përputhet me thënien popullore Kur të keqen t’a bën kadiu ( nuk po e shpreh banalisht siç e thotë populli) nuk ka se kush t’a bën davanë! E pra sot, kadilerë të së drejtës të përndjekurve politikë, janë bërë pikërisht … ish militantët e asaj partie që i dënoi! Nuk ka se si ta gjejë të drejtën e saj as kjo kategori e cila pret mëshirë nga persekutorët e saj dhe as shumica e popullit e cila, e zhgënjyer nga realiteti që përjeton, shkon e voton vetëm në masën 29%! Ky është realiteti: u kalua nga një diktaturë e egër e pakicës,në një pseudodemokraci ku sundojnë përfaqësuesit e 15 % të popullatës (ku edhe ky rezultat është i përfolur se i manipoluar)!
Nuk mundem të vazhdoj më gjatë, pa u ndalur tek R. Alia që dijti të shpëtojë pa u lagur gjatë diktaturës, (ku u konformua me të gjithë krimet e luftës ku krimi i shëmtuar i masakrës së Tivarit mund të thuhet se është nga më të tmerrëshmit, e vazhdon pastaj me ato të viteve të para mbas marrjes së pushtetit e gjithashtu edhe me të gjithë dënimet e shokëve të tij në vazhdim), edhe tashti rri e kënaqet tek sheh zbatimin në jetë nga pinjojt e tij të direktivave që dha në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit 1989 me fjalimin programatik: Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë, ku,mes të tjerash, edhe tha:
… Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me mjëri tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacion nga Gjykata e Shkallës së parë në të dytën etj.dhe për “defekte tekmike”, do të kthehen përsëri në të Parën, … ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket neve … Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe nda nomenklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist, të jemi ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brënda dy – tre legjislaturash, do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë e jona! Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë! E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do t’a gëzojmë ne dhe fëmijët tanë.
Është më se e qartë që çdo koment do të qe i tepërt rreth fytyrës së kësaj hijene me pamje njeriu i cili që 17 vjeç nuk u ngop me gjak i udhëhequr nga komandanti i tij Sh. Peçi, tek lejuan masakrimin e të rinjve kosovarë, (kujtime që unë i kam shumë të gjalla siç m’i ka pasë treguar vetë Kin Dushi kur doli nga burgu, dikur shoku i ngushtëi R. Alisë). E tashti, në pleqëri të thellë, e portretizon veten me sintezën e tërë filozofisë së amoralitetit të tij, duke u shprehur … ((1) asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre … (2) Pasuria e tyre na përket neve …, (3) Shqipërinë do t’a gëzojmë ne dhe fëmijët tanë …! Ja autoportreti i tij :
- – Egërsia e pangopur e dhunuesit të lindur!
- – Besnik konseguent i esencës morale të teorisë leniniste:
Ҫ’është e jotja është e imja.E imja … vetëm e imja.
- – Egoizmi i pakufi, ky ves që e gërryen moralin e shoqërisë i ngritur në kult!
Sado të mundohesha unë, kurrë nuk do të arrinja t’ua paraqisja lexuesve në mënyrë më bindëse se ç’tragjikomedi po luhet në kurrizin e kombit tonëqë ka rënë pré aventurierësh të paskrupulltë si R. Alia me shokë, nga ç’e ka paraqitur ai vetë personin si dhe gjithë shpurën e tij! Ҫfarë u mungon këtyre rradhëve të mia? Mungon vetëm qëndrimi që duhet mbajtur ndaj R. Alisë me gjithë shokët e tij akoma të gjallë, si edhe ndaj pinjojve të tyre që po i zbatojnë porositë e tija në praktikë çdo ditë e më besnikërisht e çdo ditë e më thellë! Këtë ia le në dorë lexuesit por jo pa i kujtuar se indiferentizmi si edhe abstenimi në votime janë vota pro atyre që po e rrjepin popullin dhe po e zhbëjnë Shqipërinë!
Këto radhë që i titullova si analizë e hallakatur, do t’i mbyll me një … analizë të përqëndruar. E kam konkretisht fjalën tek intervista e dhënë kohët e fundit nga e përndjekura nga regjimi diktatorial, (t’a mbajë parasysh lexuesi këtë cilësor se do t’i kthehem në vijim), shoqja Liri Belishova.
1 – Kur pyetet L. Belishova se përse u lidh me komunizmin, ajo thotë se e kishin bindjen që komunizmi do t’a shpëtonte Shqipërinë nga varfëria dhe prapambetja e do t’a bënte edhe të pavarur. Por ama shton: … nuk e dinim si qenë zbatuar në jetë idetë komuniste , informacioni ynë nuk ishte real sa i takon B. Sovjetik, përkundrazi ishte shumë i zbukuruar ,,, E me këtë mangësi informacioni dhe dijenishë, shoqja Liri mendon se i lan duart nga përgjegjësia për gjithë dhunën, krimet si edhe mjerimin që i solli popullit shqiptar diktatura? Sa autokritikë e sinqertë dhe e pastër e një idealisteje komuniste!
2 – L. Belishova tregon se si mësuesja e saj e gjuhës dhe letërsisë Liri Gega e kishte organizuar në grupin e parë të simpatizueseve të lëvizjes komunists, dhe kur pyetet se kushe ka vrarë Mustafa Gjinishin, thotë: … atëhere e plotfuqishme e Komitetit Qëndror të P.K.Sh. ka qenë Liri Gega dhe asaj iu ngjit organizimi i vrasjes. Aq më tepër që, sipas dëshmisë të Flora Dishnicës, radiogramin për ekzekutimin e Mustafait (Gjinishit) e ka bërë Liri Gega. Por unë them se kanë qenë njerëz të tjerë ata që e kanë ekzekutuar, kurse urdhëri për vrasjen e Mustafa Gjinishit është dhënë nga E. Hoxha. … Së pari , shoqja L. Belishova e mënjanoi L. Gegën si vrasëse materiale e Mustafa Gjinishit, por do t’a shmangë edhe për vetë urdhërin e ekzekutimit. Mirëpo dua t’i paraqis lexuesit një skenë e cila ilustron humanizmin e Liri Gegës, shprehur me qëndrimin ndaj atit të saj: “Ishte një mbasdreke e mesit të vitit 1945. Në burgun e ri të Tiranës roja e brëndëshme thërret: “Beso Gega në takim special, Beso Gega në takim special!” Del Besua nga kaushi i tij dhe zbret shkallët. I burgosuri Genc Korça, (dëshmitari pamor i fakteve) dëshmon se edhe ai doli nga kaushi i tij, (atë fillim lëviznin nga njëri kaush tek tjetri), dhe nga kreu i shkallëve sheh që në takim kishte ardhur Liri Gega me rroba ushtarake angleze, siç i mbanin partizanët, me gjithë të vëllanë. Shumë vrazhdë i drejtohet t’et: Po ti , pse bërë kërkesë të vije nga burgu i Kalasë së Gjirokastrës në burgun e Tiranës? I ati, me një farë ndrojtje, i thotë se në burgun e Kalasë së pari ishte një lagështi e tmerrshme, po nga ana tjetër nuk kish asnjeri që t’i binte një kothere bukë të hante. E Liria, gjithë mllef, i drejtohet: … pse këtu mos mendon se do të të sjellë njeri për të ngrënë? I përgjigjet Besua të bijës: … po ti me gjithë t’ët vëlla do të m’i sillni. E Liria e tërheq të vëllanë nga krahu (i cili gjatë bisedës nuk kishte thënë asnjë fjalë) dhe duke u larguar i thotë t’et: … as mos e mendo se do të të sjellim ne për të ngrënë, edhe largohet e del jashtë. Beso Gega i dëshpëruar ngjit shkallët e futet në kaushin tjetër dhe i drejtohet Xhevat Korçës duke ia tundur gishtin tregues e duke i thënë se ai (Xhevat Korça) ishte tradhëtar që e kishte shkelur betimin e postit si ministër i Arsimit që kishte qenë. Ai jo që nuk duhej të kishte ndërhyrë t’a nxirte të bijën (Liri Gegën) nga burgu, por duhej t’a kishte arrestuar edhe vetë Beson. I tha këto fjalë Beso Gega dhe iku e u fut në kaushin e tij. Xhevat Korça i habitur shikon të birin , Gencin, që deri atënerë kishte qëndruar pas Besos, dhe e pyet si ishte puna. Kur Genci ia shpjegon ç’kish ngjarë në mes Besos dhe së bijës, atëbotë edhe Xhevat Korça tregon se si i kishte vajtur dikur Beso Gega në zyrë duke iu lutur t’ia shpëtonte të bijën nga burgu. Kur Xhevati i kish thënë se ishte e vështirë me që Liri Gega akuzohej si aktiviste komuniste, Besua i kishte thënë: … a mendon ti, Xhevat, se bija e ime mund të jetë komunisre? Unë të garantoj se ajo është anti – italiane po në asnjë mënyrë komuniste. E merr atëherë Xh. Korça B. Gegën dhe shkojnë tek kryeministri Mustafa Kruja të cilit ia shpjegojnë situatën. Mbasi bindet edhe kryeministri se nuk kishin të bënin me një sunjekt komunist, por me vajzën e një patrioti të cilën i ati e kishte mëkuar me ndjenja antifashiste dhe anti – italiane, ai jep urdhër dhe Liria nxirret nga burgu. Sapo del ajo hidhet në ilegalitet dhe tjetra është histori. Kjo ngjarje mendoj se hedh dritë të mjaftueshme mbi dy aspekte të problemit: indoktrinimi i L. Gegës e cila as për t’anë nuk pyeste, (pa le për Gjinushin), gjithashtu në ç’drejtim e çfrytëzonin pozitën si kolaboracionistë nacionalistët e përkushtuar.
3 – Kur pyetet L. Belishova lidhur me vrasjen e Nako Spirut nëse qe vrasje apo vetëvrasje, ajo thotë : … Nako Spirun e vranë shovinistët jugosllavë me në krye Titon e Rankoviçin dhe bashkëpuntorët e tyre, Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe … e pastaj vazhdon duke cituar fjalët nga të fundit që i kish thënë Nako Spiru asaj: … nuk më mbetet asnjë rrugë shpëtimi. Ma mbylli derën Ambasada Sovjetike, ma mbylli derën edhe Enver Hoxha. A ka nevojë të interpretohej ky pohim? Enver Hoxha si edhe Koçi Xoxe jo që ishin kolaboracionistë të jugosllavëve, por së bashk edhe me Nako Spirun edhe të sovjetikëve. Por tek i ngarkuari me punë i Ambasadës Sovjetike Gagarinov domosdo ndikimi i E. Hoxhës qe më i madh dhe ai nuk e priti Nakon siç e kishte pritur herë të rjera.
4 – Tek pyetet Liri Belishova se si e shikon tashti mbas 60 vitesh dënimin me burgim ose edhe pushkatim të figurave nacionaliste që kishin patur kontribut në historinë e Shqipërisë, por në disa drejtime kishin punuar direkt apo indirekt me okupatorët, ajo përgjigjet: … kemi qenë shumë të indoktrinuar, na u fut urrejtja klasore. Klasa drejtuese e Shqipërisë para komunistëve, ata që kishin pasuritë në duar, ata që kishin kulturën, që ishin më të arsimuarit, ata që ishin klasa politike se kishin marrë pjesë në betejat për pavarësinë e Shqipërisë, në Kongresin e Lushnjës, në luftën e Vlorës, në krijimin e shtetit shqiptar, demokratët e Fan Nolit, nuk u treguan të aftë në kushtet që u krijuan pas okupacionit fashist. Dhe një pjesë e tyre bëhë gabimin që bashkëpunoi me okupatorët. Unë e kuptoj që këta njerëz kanë qenë të dëshpëruar sepse nuk patën përkrahjen e Francës ose të Anglisë para Luftës së II-të botërore. Ata kanë menduar s’kemi ç’bëjmë, do të na okupojë Italia fashiste dhe pranuan bashkëpunimin me të. Ishte një gabim shumë fatal … Bahri Omari nuk ka qenë, fashist, por e gjykoi shumë gabim nevojën që të bashkëpunonte me gjermanët, nuk e meritonte të pushkatohej sepse s’ishte kriminel, mund të dënohej me burg. U pushkatua Patër Anton Harapi, një fetar, u pushkatuan dhe shumë të tjerë, që nuk meritonin të pushkatoheshin. Por duhet të jetë e qartë: tradhëtia kombëtare duhej të dënohej patjetër. Shoqja Liri Belishova pranon se kanë qënë të dizinformuar rreth konunizmit si edhe zbatimit të tij në praktikë. Pranon gjithashtu se kanë qënë të indoktrinuar dhe se u ishte futur në shpirt urrejtja klasore. Pohon se veç Bahri Omarit që nuk ishte as fashist dhe as kriminel ose Patër Anton Harapit që ishte veç një fetar, janë pushkatuar edhe shumë të tjerë që nuk meritonin të pushkatoheshin. Atëhere natyrshëm lind pyetja aspak retorike: Po ti shoqja Liri së bashku me shokun Nako ç’bënit? Ҫ’qëndrim mbanit? Nuk e lexonit ju shtypin e përditshëm ku trumbetohej se si Arianit Ҫela u ulërinte priftërinjve në bankën e të akuzuarve në shkurtin e vitit 1946: … të pandehurit Atë Daniel Dajani me shokë kanë shkruar dhe bërë thirrje për Shqipërinë etnike … Në kartën e Atlantikut është vendosur që çdo popull është i lirë të vendosë mbi fatet e tij dhe në këtë rast populli i Kosovës ka vendosur mbi fatin e vet, por këta kanë dashur të na fusin në luftë me Jugosllavinë … (Arkivi i Ministrisë së Rendit – Faqe 101). E me këto akuza të turpëshme dhe antikombëtare pushkatoheshin dhjetra priftërinj të pafajshëm. Besoj se nuk ka nevojë për koment qëndrimi juaj konformist me diktatorin. Urrejtja juaj klasore, siç e theksoni vetë, ju futi në atë rrugë ku krimi edhe dhuna ishin ligji që ju dhe shokët tuaj zbatonit pa ju dridhur qepalla!
Kur pyetet L- Belishova lidhur me pushkatimin e deputetëve të Kuvendit Popullor, ajo mban qëndrim: … këtu është haptas ana më negative e E. Hoxnës, e partisë së tij dhe e diktaturës së proletariatit. Depuetët ishin patriotë, demokratë, antifashistë. Kishe të bëje me Shefqet Bejën, që ishte nenkryetar i Frontit; me Riza Danin që ishte Kryetar i Frontit të Shkodrës; me Sheh Karbunarën, me I. Radovickën, me Gjergj Kokoshin, me Enver Sazanin etj. Këta ishin antifashistë, këta u vranë vetëm se nuk ishin me diktaturën komuniste … Ata nuk kanë qënë antikomunistë …Përgjatë kësaj vazhde dua t’i a kujtoj lexuesit një moment kyç të asaj periudhe të cilin shoqja L. Belishova nuk e sheh me vënd t’a zerë në gojë. Në faqen 527të librit të Enver Hoxhës “Kur hidheshin themelet” autori kujton: … pastaj ai (Riza Dani ) sulmoi projektin e kushtetutës, sepse , simbas tij ajo ishte me frymë ideologjike e jo me frymë kombëtare.
– Un – e shprehu më në fund kredon e vet Riza Dani – jam për një demokraci të lirë dhe do të dëshiroja që edhe Statuti të inspirohej nga ky parim. Fjala e Riza Danit u mbajt më 6 mars 1946, gjatë mbledhjes së 9-të të Asamblesë Kushtetuese. Më 7 mars 1946 e merr fjalën shoku Nako Spiru i cili tërë diskutimin e tij e përqëndroi rreth fjalës nga Riza Dani një ditë më parë dhe e cilësoi deputetin Riza Dani si pararoja e reaksionit. Kur e mori fjalën Riza Dani për t’iu përgjigjur N. Spirut i thotë Asamblesë: Un, Riza Dani, kundra turkut, kundra Toptanit, kundra rebelëve, kundra austriakëve, kundra Zogut e klikës së tij, kundra italianëve para dhe mbas 7 prillit, ma në fund shok i Lëvizjes N.Ҫl. në atë kohë kur vendi i jonëishte i koklavitun ndër shumë pellgje e reaksione, kam qindrue larg çdo reaksioni e interesi privat jo për hatrin e Nako Spirut , por pse kështu e ka kërkue interesi i Atdheut. Si bahet tashti, sot që reaksioni pothuajse ka ngordhë, un të jem pararojë e tij?! Sinqerisht, shoqja Liri, më vjen keq t’ju kujtoj këtu fakte tashti që jeni kaq e vuajtur nga persekutimi që u kanë bërë dhe e pohoni çudinë tuaj se si akoma as statusin e të persekutuarit nuk u a kanë dhënë. Por ama edhe Riza Dani me shokë, atje nga Amshimi ku ju me partinë tuaj i dërguat parakohe si edhe padrejtësisht, siç e theksoni edhe vetëe kanë të srejtën që të vihen në vënd të vërtetat e të mos spekullohet akoma me to, siç bëri Nako Spiru e sot vazhdoni e bëni edhe ju!
6 – Tek e pyesin L. Belishovën se si u bë një nga më të fuqishmet e regjimit, ajo përgjigjet: … nuk kanë qënë të gjithë anëtarët e Byrosë Politike njerëz të fuqishëm … U caktova Sekretare e Komitetit Qëndror dhe drejtoja 3 drejtori të rëndësishme: të propagandës, të arsimit e kulturës dhe të marrëdhënieve me jashtë … E shkreta luftëtare e orëve të para që e kishte nëpërkëmbur diktatori duke e caktuar si anëtare e Byrosë Politike të drejtonte vetëm tri drejtori të rëndësishme të K. Q. Të Partisë.
7 – Kur i thonë L. Belishovës se privilegjet që kishte krijuar kasta e lartë udhëheqëse për vete ishin e kundërta e asaj që propagandohej, shoqja Liri jep sqarimin: … kur kam ardhur nga shkolla (nga Moska) në fund të 1954 kishte ndryshuar trajtimi i Byrosë Politike … kisha dy oficerë roje përveç shoferit, shërbyese, guzhinier. Përveç rrogës që merrnim nuk paguanim qira, nuk paguanim drita, ujë etj. Ndoshta këto privilegje nuk kanë qenë shumë të mëdha po t’i krahasoje me privilegjet që mund të kishin udhëheqësit e Partisë Komuniste të B.S. … Prite zot se ç’aspirata paska patur shoqja Liri kur këto privilegje i quan jo shumë të mëdha krahasuar me ato të B.S. Hajde thjeshtësi komuniste, edhe sot mbas dhjetëvjeçarësh!
8 – përgjigja e L. Belishovës, kur pyetet nëse e njihte realitetin se si po varfërohej populli në Shqipëri: … kur je në Parajsë ëhtë shumë e vështirë t’a kuptosh se si është ferri. Pra nuk kam qenë shumë koshiente sesi ishte gjëndja e vërtetë e popullit. Ndonëse nuk e dinte gjëndjen, por udhëheqëse e popullit donte dhe vazhdonte të ishte. Pa le t’a vazndojmë thellimin e analizës e t’i vemë në dukje shoqes Liri se ajo, kur i shkau këmba vërtetë e kishte parë ferrin e diktaturës komuniste, por pa vetëm rrethin e parë e mbase të dytin , po hiç më thellë, ashtu siç e panë mijëra familje të pafajëshme por të përndjekura!
9 – Tek e pyesin L. Belishovën nëse kishte dijeni lidhur me krimet e tmerrëshme që po bëheshin, ajo sqaron: … ne u edukuam me urrejtje : armiqtë e klasës duheshin luftuar pa mëshirë, duheshin likuiduar … Megjithatë unë, kur më lindnin mendime kritike për atë që bënte partia e jonë, shteti ynë i diktaturës së proletariatit, përpiqesha t’i mbysja, i quaja herezi … Pra, konsekuentë deri në një për të gjitha deri sa nuk i erdhi flaka tek … kasollja e saj! Sa cinizëm fshihet pas pohimit të saj rreth urrejtjes së saj ndaj armiqve të klasës të cilët pa mëshirë duheshin eliminuar! Edhe sot e kësaj dite çdo pohim i saj pikon gjak të pafajshëm! Po nuk duhet harruar edhe se në asnjë mënyrë e keqja nuk i erdhi se guxoi të mbante qëndrime të ndyshme, sepse jo veprime por edhe mendimet i mbyste dhe i quante herezi.
10 – Kur pyetet L. Belishova a ndjen përgjegjësi si pjestare e mekanizmi dhune e krimesh, ajo përgjigjet: … shumë të madhe. Ne nuk i realizuam premtimet që i dhamë popullit për një Shqipëri demokratike dhe të begatë… Ne i shkaktuam popullit shumë dëme dhe pjesa më e dhimbëshme patjetër kanë qenë represionet … u kërkoj falje jo vetëm viktimave, por gjithë popullit tim, sepse duke u nisur t’i bënim mirë popullit, i shkaktuam shumë dëme … A e dini që unë nuk e dija se ekzistonte një Orvell, pale librat e tija, Nuk dija çfarë kritike i bëhej komunizmit … O Zot me ç’krijesa kemi të bëjmë. Mbron krimet monstruoze të bëra nga ajo dhe partia e saj me faktin se ishte injorante e nuk dinte. … megjithatë kishte mjaft gjëra që më bënin përshtypje. Për shëmbull kur është pushkatuar pa gjyq Sabiha Kasimati. Për atë vajzë kam pasur shumë simpati sepse ka qenë një nga vajzat më të shquara të Shqipërisë … Megjithatë shoqja L. Belishova heshte. E nuk qe vetëm e zeza S. Kasimati, por i gjithë grupi prej 22 vetësh që u pushkatuan pa gjyq dhe krejtësisht pa faj, vetëm t’i bëhej qejfi shokëve sovjetikë që gjoja hodhën një bombë në Ambasadën Sovjetike në Tiranë.
I lidhur me pohimin e shoqes L. Belishova se u kërkon ndjesë si viktimave gjithashtu edhe gjithë popullit për dëmet që i shkaktuan, do t’i kujtoj asaj një vetëm një nga dhjetramijërat e tragjedive të shkaktuara popullit të saj.
Kur Ajdin Kulla mbaronte studimet në Normalen e Elbasanit nuk pranoi t’a vishte këmishën e zezë të cilën bashkënxënësi i tij, Nevzat Hasnedari, e veshi. Punoi vite me rradhë si mësues shumë i respektuar. E kur vjen pastaj data 18 qershor 1945 po ai Nevzat, por tashmë në rolin e prokurorit, kërkon dënimin me vdekje të Ajdinit. Dhe Gjykata Ushtarake e Korçës, me vendimin nr.2 dt. 15 /6/ 1945, mbështetur në ligjin nr. 41 dt. 14 /1/1945 miratoi pretencën makabre duke marrë vendimin e dënimit me vdekje me pushkatim të Ajdin Kullës si edhe konfiskimin e pasurisë së luajtëshme edhe të paluajtëshme për agjitacion e propagandë duke qënë koshient i politikës së Shqipërisë Etnike. Por krimi i tij qe se propagandonte tërësinë territoriale shqiptare me Kosovën! (?)
Më 20 qershor dënimi ekzekutohet. Kur e marrin nga burgu Ajdinin bashkë me shokët e grupit me të cilët u pushkatua të lidhur këmb’e duar me zinxhirë, Ajdini u drejtohet të burgosurvet dhe thërret: Mos u dëshpëroni se po vritem si shqiptar dhe jo si tradhëtar … të rrojë Shqipëria , të rrojë Flamuri Kombëtar i Shqipërisë! Këto fjalë të tija të fundit u kanë mbetur të ngulitura në mëndje bashkëvuajtësve të tij Avni Bejkova edhe Ylber Starova edhe sot të gjallë. Po ato fjalë i përsëriti edhe para togës së pushkatimit.
Po me familjen e Ajdinit ç’u bë? E shoqja, Fidarija, nuse e re asokohe lidhi jetën me fëmijët e saj. Jetuan për dyzet vjet të internuar në kodrat e Belshit, larg fshatit si edhe larg gropës – varr të përbashkët të Ajdinit të saj me shokë! Sot Fidarija, kaluar të nëntëdhjetat, jeton me trup në Connecticut por me shpirtin e zhuritur që nga 20 qershori i vitit 1945. A ka kërkim ndjese nga ana e L. Beishovës me shok’edhe me shoqe, që t’i a kthejë Ajdinit jetën dhe Fidarisë t’a shlyejë nga kujtesa vuajtjet dhe internimin? E Liri Belishova kujton se me një … na falni, po aq ishim të informuar, mendon se shlyhet nga fajet e saj.
Pjeën e parë të intervistës, autokritike, shoqja L. Belishova e mbyll me pohimin madhor: … mizore ishte që shtetëzimet shoqëroheshin me represione ndaj pronarëve. Me këtë pohim cinik shoqja Liri mendon se i lan duart e saja nga gjurmët e dhunës si edhe të krimeve të cilave iu nënështrua e gjithë ajo kategori, qofshin qytetarë të pasur e gjithashtu t’ashtuemëruarit nga partia “kulakë”. Kurse shoku i ngusht’ i saj i armëvet, shoku Ramiz Alia shprehet nga ana e tij lidhur me të njëjtin problem: … Asnjëhërë nuk do t’u japim pronën e tyre Pasuria e tyre na përket neve… Që t’a shtrojmë problemin në emrues të përbashkët duke e riformuluar, situata merr pamjen: Që nga nëntori i 1944 – ës e deri në shtatorin e 1960-ës, shoqja Liri si edhe shoku Ramiz bashkëpunuan në sintoni të plotë edhe me dhunën e ushtruar, lidhur me çpronësimet e gjithashtu edhe me dhunën e ushtruar ndaj pronarëve legjitimë. Kurse sot puna ndryshon . Shoqja Liri, e cila disa vite u përndoq nga partia e saj, mendon se ka konditat t’i shmanget Ferrit duke e kaluar lumin drejtë Parajsës me një autokritikë komuniste. Ndërsa shoku Ramiz, i cili e vazhdoi rrugën e dhunës dhe krimeve deri në fund, i ndërgjegjshëm se shpirtin e tij ia ka shiturnë mënyrë të pakthyeshme Satanait, do të bëhet sa më i denjë për mbretërin’ e Luciferrit, duke u vetëshpallur ai si dhe shpura e tij, pronarë të pronave të atyre që i dhunuan edhe i vranë pa faj veç t’u merrnin pasuritë!
Në pjesën e dytë të intervistës ku L. Belishova tregon jetën e saj të vështirë, ka llafe e vetëm llafe e shumë pak gjëra me rëndësi për t’u analizuar. Megjithatë, që portreti i shoqes Liri të dalë sa më i qartë dhe i pëngjashëm me të dhe i vërtetë, do të ndalemi në ndonjërin nga momentet më kulmore ajo pranon edhe thotë se: … kam memduar se komunizmi neve na i thau shumë ndjenja njerëzore. Kurse populli këto i ruajti dhe dinte se çdo me thënë vdekje, dinte çdo me thënë dhimbje e nënës që ka humbur vajzën. O Zot, ç’egoizëm i skajshëm fshihet prapa kësaj krijese djallëzore e cila e kupton se ç’është dhimbja e nënës për vajzën e kumbur parakohe, vetëm kur protagoniste bëhen ajo vetë dhe e bija, (ndonëse për të bijën sinqerisht na vjen keq se ajo nuk kish përse të mbante fajet e nënës së saj). Po ato gra që ishin të internuara në kampet famëkeqe të Tepelemës apo të Grabianit, që i detyronin t’i linin bebet e tyre të porsa lindura në djep dhe shkonin e mbartnin në kurriz pllaka guri 80 kilogramëshe ose prashisnin pambukun dhe misrin që pa gdhirë e, kur ktheheshin në barakat e tyre, i gjenin fëmijër me një buxëqeshje të ngrirë në fytyrë sepse shpirti u kishte dalë duke qarë për gjiun e tharë të nënës? Ato nuk ishin nëna? Apo nuk i dinte shoqja Liri se kish ms mijëra të tilla në kampet e diktaturës? Kishte edhe me këtë rast mungesë informacioni si duket!
Është për të neveritur se si e shpjegon shoqja Liri prishjen me E. Hoxhën, sepse duke e lexuar atë paragraf ajo i bën gjimnastikë mëndjes së lexuesit, por nuk thotë asgjë. Por ama shumë kuptimplotë për t’a paraqitur mungesën e plotë të karakterit nga ana e saj, është kalimi kur ajo pyetet në se ajo pati qëndrim jopajtues me atë që mbajti delegacioni ynë në Bukuresht. Ajo pohon: para se të shkoja në Kinë unë isha për rrymën e filluar nga kongresi i XX-të i PK të BS. Por, këtë këtë qëndrim unë nuk e shprehja, përkundrazi kur fillova të kem rezerva isha shumë e kujdesëshme, përpiqesha që në diskutimet e mia et. të mos lija të kuptohej që kisha rezerva. Me të gjitha mënyrat jam përpjekur që të evitoja dënimin, i cili nuk do të ishte vetëm për mua, por do të merrte në qafë njerëzit e mij më të dashur. Â ka nevojë për koment formacioni karakterial i shoqes Liri? Që nga nëntori i 1944-ës e deri në shtatorin e 1960-ës, pra plot 16 vite me rradhë shoqja Liri, besnike e urrejtjes ndaj armiqve të klasës që duheshin luftuar pa mëshirë dhe duheshin likuiduar, qe një nga zbatueset e së mallkuarës lufte klasash. Dhe ka pafytyrësinë që duke kërkuar ndjesë për ç’i është bërë popullit padrejtësisht, pohon se ishte shumë e kudesëshmemos të kuptohej kur kishte ndonjë rezervë që të mënjanonte dëmtimin e njerëzve të saj! O Zot sa larg për nga karakteri shoqja Liri udhëheqëse, nga ai mësuesi i thjeshtë Ajdin Kulla që vdekjes i thirri “hajde” që në sallën e gjyqit, tek u përballua me kriminelin e lindur Nevzat Hasnedarin! Ose kur kur përshkruan shoqja Liri vuajtjet e persekutimit, tregon se sa e rëndë ishte puna në magazinë me arkat, (pumë që quhej e preferuar para asaj në arë, nga gratë e shkreta që punonin në ferma).E ç’është kulmi, edhe në ato kondita prap shpresonte se do të dilte në shesh keqkuptimi e ajo së rishmi do t’i gëzonte privilegjet e humbura!
Tashti, për paralelizëm me analizën që trajtoj, po transkriboj tekstualisht një kalim të nxjerrë nga shkrimi me titull: “ Lehtësia e papërballueshme e qënies” i shkrimtarit të madh çek Milan Kundera.
“Të gjithë kur kujtojnë se regjimet komuniste të Efropës Qëndrore janë totalisht vepra kriminelësh ngatërrojnë një të vërtetë themelore: regjimet komuniste nuk janë krijuar nga kriminelë, por nga entuziastë që besonin se zbuluan të vetmen rrugë për në Parajsë. Dhe e mbronin me guxim atë rrugë, duke ekzekutuar për këtë qëllim shumë njerëz. Më vonë, ishte fare e qartë se ajo Parajsë nuk ekzistonte dhe se ata entuziastë ishin thjeshtë vrasës. Atëherë të gjithë u vërsulën kumdër komunistëve: jeni përgjegjës për mjerimin e vëndit (u bë i varfër dhe i shkretë), për humbjen e pavarësisë së tij (ra në duart e Rusisë), për dënimet me vdekje!
Ata që i pranuan akuzat, përgjigjeshin: … nuk e dinim! Na mashtruan! Besonim! Në thelb jemi të pafajshëm!
Konflikti pra , të çonte në këtë pyetje: A është e vërtetë se nuk e dinin? Apo bënin sikur nuk e dinin?
Dhe këtu mjeshtri çek sjell shëmbullin e Edipit të Sofokliut i cili është i mirënjohur: një bari, që kishte gjetur një të porsalindur të braktisur, ia çoi mbretit Polib, që e rriti. Kur Edipi u rrit, takoi në një rrugë mali një karrocë, në të cilën udhëtonte një pasanik i panjohur. U grindën, Edipi vrau pasanikun. Më vonë u martua me mbretëreshën Jokastë të Tebës. Nuk ia priste mendja, se burri që kishte vrarë në mal ishte i ati i tij dhe se gruaja me të cilën shtrihej në krevat, ishte nëna e tij. Morali i kësaj historie? Edipi nuk e dinte se flinte me vetë nënën e tij, megjithatë kur e kuptoi se ç’kishte ndodhur, nuk u ndje i pafajshëm. Nuk mundi të durojë pamjen e mjerimit që kishte shkaktuar padija e tij: shkuli sytë dhe qëndroi i verbër për gjithënjë edhe iku nga Teba” .
Një konsideratë e fundit dhe e mbyllim edhe me intervistën apologjetike të shoqes Liti Belishova.
E gjen sadopak veten shoqja Liri tek rrjeshtat e shkruarame mjeshtri nga Milan Kundera?
I takon shoqes Liri të ankohet me ashk se akoma nuk ia kanë dhënë statusin e të përndjekurit politik?