( Dokumente të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës )
Në vitin e kahershëm 1989, kur Serbia e shkërmoqi autonominë e Kosovës dhe vrau me qindra shqiptarë, Enver Hadri me grupin e tij që quhej Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, punoi me shumë përkushtim për t’i denoncuar terrorin dhe krimet që i kryente Serbia asokohe në Kosovë dhe gjithandej ku jetonin shqiptarët në Jugosllavi.
Falë këtij aktiviteti atdhetar, më 12 prill 1989, Parlamenti Evropian miratoi një Rezolutë përmes së cilës dënohej dhuna në Kosovë dhe shtypja me gjakderdhje masive e vullnetit politik të shqiptarëve.
Më 28 maj e deri më 2 qërshor 1989, qëndroi në Kosovë dhe në Beograd një mision hetimor i Parlamentit Evropian dhe u bind me fakte të shumta e të pakundërshtueshme se në Kosovë po zbatohej sistematikisht dhunë e egër e terror shtetëror. Dhe se Rezoluta që kishte miratuar Parlamenti Evropian, ishte pasqyrim real i gjendjes.
Misioni i Parlamentit Evropian publikoi një raport të gjerë për këtë qëndrimin në You që ishte e një rëndësie historike për Kosovën.
Më 15 shkurt 1990, Parlamenti Evropian miratoi edhe një Rezolutë tjetër për Kosovën.
Dhjetë ditë më vonë, më 25 shkurt 1990, në orën 16h38, Serbia e vrau Enver Hadrin, në një udhëkryq derisa po priste të hapej semafori.
Pas disa minutash, kur mbërrijti policia, e gjeti Enver Hadrin në veturë, të goditur për vdekje, të cilit po i rridhte gjaku nga temthi e nga goja.
Ai vdiq, në orën 18h30, në Spitalin “Shën Pjetri“.
Ndërkaq, në veturën ku e vrau Serbia, në ulësen anash, policia gjeti çantën e Hadrit; e brenda saj edhe Listën e 32 shqiptarëve që, ato ditë, i kishte vra Serbia derisa po kundërshtonin paqësisht terrorin që ushtronte ditë e natë policia dhe ushtria mbi popullin e Kosovës.
Enver Hadri këtë listë donte t’ia bashkangjesë dosjes së radhës që po e përgatiste për t’ua dërguar institucioneve ndërkombëtare dhe shteteve vendimarrëse.
Lavdi e mirënjohje e përjetshme Enver HADRIT, Heroit të Kosovës!