Dalëngadalë po i vjen mesi edhe djetëvjeçarit të dytë të përmbysjes së diktaturës dhe historia e Shqipërisë e shekullit të shkuar akoma qëndron pezull, Them pezull sepse ajo palë, e cila, zyrtarisht është ngarkuar t’a shkruajë, është akoma thellësisht e politizuar. Edhe ndonjë t’ashtuquajtur lëshim të vogël që ka bërë krahasuar me historinë e shkruar pej saj vetë gjatë viteve të diktaturës, e quan si një zbulim të madh në sajë dokumentash të rinj, zbuluar në arkivat e shtetit. E para e punës, ato nuk janë dokumenta të panjohur, por që qëllimisht mbaheshin për gjysmë shekulli nëpër fonde të ndaluar. Nga ana tjetër, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me dokumenta, por me mungesën e vullnetit për t’i interpretuar këta dokumenta nga një këndvështrim objektiv i mbështeturnë ndershmëri shkencore. Pse e shtroj kësisoji problemin? Sepse jemi dëshmitarë të faktit që vetë t’ashtuquajturat vepra të Enver Hoxhës janë korigjuar disa herë. Dilte një vepër dhe shpërndahej, duke i detyruar t’a blinin ditën e rrogave të gjithë punonjësit. Mbas një viti pastaj, mbledhje urgjente të organizatave bazë e fillë mbas tyre edhe të kolektivave, dhe porositeshin njerëzitqë sapo të shkonin në shtëpi, me stilolapës në dorë dhe me përgjegjësi të plotë, të nxinin emrat tradhëtarëve si Beqir Balluku, Hito Ҫako etj. Që përgjatë tekstit ishin trajtuar si heronj!(?) Dhe mileti , o burra t’i nxijmë! Nbas ca kohe vinte kontigjenti i ri i veprave me faktet e ndryshuara dhe me po ata personazhe të trajtuar krejt ndryshe. Veprat e para si edhe tekstet shkollore të historisë hidheshin në plehra dhe bliheshin të porsaredaktuarit nga Instituti i Marksizëm -Leninizmit si edhe nga Instituti i Historisë. Mirëpo Mehmet Shehrat e Kadri Hazbirat vazhdonin të trajtoheshin si heronj të popullit. Veç kur vinte dallga tjetër dhe i fshinte edhe këta si super e poli -agjentë e Institutet e lartpërmendur, me vrapt’i reviziononin veprat e udhëheqësit të pagabueshëm si dhe tekstet shkollore nga e para, tekstet demodé në pleh e të riredaktuarit, në qarkullim! Kjo qe rutina së cilës i shërbyen me besnikëri si specialistët e Institutit të Marksizëm – leninizmit e gjithashtu edhe historianët e Akademisë së Shkencave.
Me njërin syresh, ish punonjës shkencor i njerit prej institucioneve, me ka rënë rasti të fls gjër’ edhe gjatë si edhe të korrespondoj. Obektiviteti si edhe kërshëria e madhe e tij për t’i qëmtuar të vërtetat historike, më bindën se ai nuk bënte pjesë në shpurën të cilën e indtruktoi ish presidenti R. Alia që pët t’u bërë të besueshëm, mbas përmbysjes së diktaturës, t’a shanin me rrënjë e me degë komunizmin e kështu të vazhdonin t’a mbanin pushtetin politik. Që lexuesi mos t’a paragjykojë këtë studjues, po i a paraqis të zezë mbi të bardhë, ato pjesë bisedash si dhe replikash me shkrim që kam patur dhe vazhdoj të kem me të, (domosdo duke ia marrë lejen që këto t’i bëj publike, ndonëse pa e bërë të njohur emrin , simbas këmbënguljes së tij).
Unë : Nuk kam ndërmënd të të paragjykoj nga ana biografike, se po t’a bëja do të bija në gabim – fajin e vijës së luftës së klasave. Por e kam të drejtën të të pyes si e ndjeje veten kur detyroheshe të interpretoje fakte dhe rrethana, të cilat ndërgjrgja jote jam i bindur se muk i pranonte se e dinte që nuk ishin të vërteta,
Profesori : Do të përgjigjem duke e parafrazuar pyetjen, pra më gjërë. Duhet të dish se unë rrjedh nga një familje e cila më ka mëkuar me idetë koministe që kur isha debatikas dhjetë – dymbëdhjetë vjeç, kohë në të cilën shpërdaja traktet e partisë. Kësisoji, derisa u bëra tridhjetë vjeç, unë besoja verbërisht në fjalën e partisë dhe e doja sinqerisht Enver Hoxhën. Mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik, të cilin e kisha në zemër po aq sa dhe Shqipërinë, diçka u thye brënda meje. Kjo thyerje u bashkëshoqërua edhe me hapjen e syve. Mirpo kjo hapje syshë, në mënyrë të pashmangëshme erdhi dhe u binjakëzua me ndjenjën e frikës. E sa më shumë hapeshin sytë, aq më shumë rritej frika.E duke qënë se n’atë moshë krijova dhe familje, ndërsa hapja e syve ecte në mënyrë lineare, frika rritej në mënyrë kuadratike! Kësisoj hap mbas hapi e ditë mbas dite, si pa u kuptuar, zvogëlohej para syve të mi edhe personaliteti im dhe unë, idealisti i dikurshëm, erdha dhe u bëra roboti i programuar nga partia. Besoj se të fola sinqerisht e do të më besosh.
Unë : jo vetëm që të besoj plotësisht e të falënderoj për këtë çiltërtsi, por sa do t’a mirëprisja faktin që këtë poxiciomim t’a merrnin të gjithë ish kolegët tuaj. Po t’a çlironin ata ndërgjegjen e tyre siç e bëre ti, me pak fjalë por sinqerisht, sa ndryshe do t’a shkruanin ata historinë e vëndit tonë e posaçërisht periudhën e Mbretërisë, atë të pushtimit italian e gjerman, si edhe periudhën e diktaturës së egër komuniste. Në këtë drejtim jam shumë i mërzitur sepse nuk shoh asnjë fakt i cili të më japë shpresë se do të bëhet kthesë. Në dy shkrime të mijtë i jam drejtuar drejtoreshës së Institutit të Historisë pòranë Akademisë Shkencave, duke ia hequr vrejtjen lidhur me kundërthënie të saja po të ballafaqosh deklaratat e saja si dhe tekstet e botuar. Mirëpo nuk shoh asnjë ndryshim, Personalitetevetë mëdha kombëtare u është vënë njolla si tradhëtarë, vetëm se qenë antikomunistë e për hir të interesave të atdheut pranuan të bashkëpunonin me pushtuesit, (njollë kjo shumë e diskutueshme veçanërisht e parë veprimtaria e tyre tashti, nga lartësia e viteve 2000), dhe si rrjedhojë atyre nuk u vihen në dukje as merita të shquara të kaluara. Nga ana tjetër, përgjatë L.N.Ҫl. si edhe periudhës diktatoriale, interesat e Shqipërisë u nëpërkëmbën turpërisht, e as që i analizon kush në mënyrë shkencore si edhe përgjithësuese që të nxiren edhe përgjegjësitë historike lidhur me dëmet kolosale shkaktuar vëndit tonë si vepòrime tradhëtare dhe antikombëtare. Këtu qëndron thelbi i shqetësimit tim.
Profesori : Shqetësimin tënd e kuptoj plotësisht. Nga njëra anë, me sa shoh e nuhas , duke i pasë lexuar me vëmëndje shkrimet tuaja pararendëse, ti e ke fjalën për personalitete të shtatit At Gjergj Fishtës, Mid’hat Frashërit, Mustafa Krujës, Hasan Dostit, Patër Anton Harapit, Lef Nosit si edhe gjithë plejadës së atyre të cilëve, si në veprat e Enver Hoxhës, u është shuar emri me stilolapës e vazhdojnë të lihen pré e harresës. Nga ana tjetër, nëse të ndoqa dhe të kuptova drejtë, e ke fjalën edhe për luftën përçarëse si dhe vëllavrasëse në të cilën e futi popullin shqipòtar udhëheqja e Partisë komuniste shqiptare e nënshtruar plotësisht urdhërave të Dushan Mugoshës edhe Miladin Popoviçit, duke vazhduar pastaj me shitjen totale të interesave kombëtare së pari Jugosllavisë e pastaj Bashkimit Sovjetik e së fundi gjunjëzimi i marrëzishëm ndaj Kinës, ku si shëmbull të turpshëm mud të përmëndim “dacibaon” (fletë – rrtufenë) e parë shqiptare, nën mësimet e shokut Mao, ku studentët revolucionarë të Tiranës iu qepën profesor Selman Rizës që ishte nderi i profesoratit shqiptar!
Pra, besoj se e kam kuptuar në thelb se ku qëllon ti. Në qoftë se po, do të të them se edhe unë jam plotësisht i të njëjtit mendim me ty, me përjashtimin e ndonjë detaji jo të papërfillshëm, siç është p.sh. bashkëpunimi me okupatorin i një shtrese të gjërë intelektualësh dhe patriotësh të deriatëhershëm. Cilësori kolaboracionist i u bashangjit shumë emrave, të dëgjuar për bëmat e tyre kombëtare si edhe shkencore pararendëse të 7 prillit të mallkuar. Që t’u mohohen vlerat e tyre, siç është bërë dhe vazhdon të bëhet edhe tashti, në asnjë mënyrë nuk kam si t’a pranoj, (ndonëse Akademia e Shkencave së fundi ka bërënjë veprimtari lidhur me figurën e prof. Ernest Koliqit). Sa i takon vetë epitetit kolaboracionist, është e vërtetë se nuk jam më aq kategorik dhe i ashpër sa kam qënë deri para përmbysjes së diktaturës, sepse gjatë kësaj periudhe kam patu rastin të lexoj shumë botime si dhe dokumenta për ekzistencën e të cilëve as që e kishim idenë gjatë kohës që punonim në institute. Kjo është e vërtetë. Por prap se prap kolaboracionizmin e quaj të gabuar dhe në dëmin e atdheut.
Megjithatë, duke qënë tashti sinqerisht i hapur për diskutime dhe duke mos i patur më sytë e mbuluar nga pengojcat e kuajve, me shumë dashamirësi do të doja të dëgjoj argumenta bindës për të vërtetuar të kundërtën e tezës sime, sepse në parim dua që të mos humbasim asnjë nga vlerat tona kombëtare, gjë e cila veçanërisht viteve të fundit është bërë idé obsesive e shumë studjuesve tanë. Duan të na e shesin Nënë Terezën duke e nxjerrë me prejardhje vllahe; kanë shkelur mbi Ali Pashanë e pa le që i janë qepur edhe Skënderbeut legjendar! Ku po na çom kjo mani e vetëshkatërrimit? Këto pseudo studime dhe veprime i quaj thellësisht dhe thelbësisht të gabuara. Ndërsa për korigjime si dhe drejtime shtrembërimesh si lidhur me figura e gjithashtuedhe me fakte historike në bazë dokumentash të mirëfilltë, jam plotësisht i prirur në këtë drejtim. P.sh, të diskutonim rreth figurave si Mustafa Kruja e Mid’hat Frashëri me shokë në bazë faktesh do të ishte një kënaqësi e madhe për mua, pa lënë jashtë edhe figura si e Bedri Spahiut, p.sh.
Unë: Është thuajse hera e parë që një shkëmbim mendimesh karakteri të tillë po e zhvilloj me kënaqësi të madhe jo vetëm për mirëkuptimin e mdërsjellë, por ç’është themelorja për gatishmërinë tënde që së bashku po e sheshojmë rrugën që duam të përshkojmë ku qëllimi i ne të dyve s’është asgjë tjetër veçse nxjerrja në dritë e së vërtetës.
Për t’a marrë me rradhë, mendoj se duhet filluar duke e trajtuar së pari problemin e cilësorit kolabraciopnalizëm, me që kjo ishte edhe pika ku ti vazhdon dhe je më i shtangët, ndonëse kanë kaluar kaq dhjetëvjeçarë dhe gjykimit objektiv i vijnë në ndihmë faktet e rrjedhimeve të ngjarjeve.
Për t’a bërë këtë, dhe që t’a sheshoj rrugën e diskutimeve objektive, mendoj t’i referohemi një figure shumë të kundrathënë nga historia, Leninit. Duke i sqaruar dhe ballafaquar pozicionet tona të ndërsjella rreth shikmit të kësaj figure, besoj se do të gjejmë shtegun e përbashkët për t’i trajtuar me radhë të gjitha problemet si edhe figurat.
Lenini ishte ithtari i idesë barazimit në shkallë botërore të klasave dhe, i rrëmbyer pastaj mga kjo idé, u kthye në zbatues me ashk të papërmbajtur të kësaj ëndërre: nivelizimin e të pasurve me të varfërit. Por për fat të keq objektivi nuk qe pasurimi i të varfërvet në nivelin e pasanikëve, por ulja e nivelit të të pasurve në shkallë të tillë ku çdo shtetas jetonte sot për nesër dhe i varur deri në dhimbje nga shteti suprem! Ideja që Lenini propagandoi qe shumë mikluese për shumicën dërmuese të njerëzimit, ndërkohë që zbatimi i idesë u fillua me dhunë të pashëmbulltë e me gjak dhe çoi në një rrugë pa krye ku dhjetra milionë te viktimave nuk e justifikuan udhën e krimit. Mbas thuajse tetëdhjetë vitesh diktature të skajëshme, durimi njerëzor u sos dhe ideja e fryrë dhe e tejfryrë e komunizmit, duke i u nënështruar ligjeve ekonomike objektive të shoqërisë, erdhi e dështoi. Mirë zbatimi praktik që dështoi, po qëndrimi i historisë së shkruar ndaj ideatorit të mundësisë të zbatimit të revolucionit jo detyrimisht në të gjithë botën, cili duhet të jetë? Për të pasqyruar paanshmërisht figurën e Leninit, nuk duhen mbivlerësuar pohimet e kundërshtarëve të tij të përtbetuar sip.sh. ato të K. Krasnofit, (autori i Nga Shqiponja Mbretërore tek Flamuri i Kuq – shënim i M.K.), e as ato të L.Zilahyt që e analizon biografin’ e Leninit me syrin e kundërshtarit të ashpër të tij. Por ama të gjitha këto burime, duke ndjekur me vëmëndje edhe se ç’kanë paraqitur me facsimile grupi i hulumtuesve Courtois – Werth – Panné – Paczkowski – Bartosek – Margolin në vëllimin me titull Libri i Zi i Komunizmit, të bashkuara nën lenten zmadhuese edhe me çka shkruar M. Eastman, që ishte admirues i Leninit, hedhin dritë të bollëshme dhe të vërtetë mbi personin vetë si dhe bëmat e tij. M. Eastmani bile e botoi në 1925 testamentin e Leninit të cilin ia dha personalisht Krupskaja vetë, (e shoqja e Leninit), sepse Lenini kishte dhënë porosi që testamenti të lexohej në Kongresine P.K.(b) të B.S. kurse Stalini e lexoi vetëm para K.Q.,(se Lenini jepte porosi që Stalini të mos zgjidhej sekretar i Përgjithshëm i Partisë). Dhe ky admirues i Leninit mundohet t’a mbrojë Leninin deri në atë pikë sa që thotë se: … “pohimi i Leninit në shkurtin e 1917-ës se për çështjen e Revolucjonit duheshin lënë më një anë normat qesharake borgjeze mbi moralin dhe se ai (Lenini) nuk do të stepej të shkelte mbi kufomat e nënës si dhe motrës së tij për hir të Revolucjonit,tregojnë konsekuencën dhe besnikërinë revolucionare të Leninit”. Po transkriboj tekstualisht thënien me difektin që kompiuteri nuk i ka gërmat cirilike: Jesli nada, ja perestuplju çerez trupi mojej materi i sestr dlja osuisljestvlenija Revoljucii. (Ky pohim i Leninit u publikua edhe nga dy gazetarë anglezë që e kanë intervistuar Leninin vetë , po domosdo merr shumë më shumë besueshmëri nga fakti që M. Eastmani mundohet t’a mbrojë pikërisht për këtë shprehje tamam të përbindëshme). E për të qënë vërtet model qëmtimi të vëmendshëm dokumentash si edhe situatash për të dhënë gjykim sa më të paanshëm dhe shkencor, i referohemi Gjeneralit Vollkogonov, ish Drejtorit të Drejtorisë politike të Ushtrisë së Kuqe, i cili qe i pari person të cilit “Gllaznosti”i dha akses në fondet sekrete të arkivave ruse. Fillimisht, siç e thekson ai vetë, vetëm kërshëria për të mësuar të vërtetat e shtyu të hulumtojë. Por ky thellim e çoi dora dorës në zbulumin e të tilla të vërtetave që mbas një pune këmbëngulëse ndërgjegja e tij nuk e la më dhe shkroi e botoi tre libra, (nga dy vëllime secili):Lenini, Trocki dhe Stalini. Për të mos u zgjatur më me citate edhe pohime, (se edhe me kaq u zgjata shumë), sintetizimi i dy vëllimeve rreth Leninit përmblidhet me fjalën e vetme: kriminel sadist! Dhe duhet shtuar se Vollkogonovi që në rininë e tij të herëshme e derisa arriti dhe u bë gjeneral e pastaj edhe Drejtor Drejtorie Politike, ka qenë mbrujtur me dashuri dhe respekt të pakufishëm për Leninin si “gjeni”. Prandaj kuptohet se me sa dhimbje faktet e përmbysën mitin e gjeniut Lenin në sytë e Vollkogonovit që, për hir të së vërtetës, arrin pastaj në përfundimin që citohet më lart!
E ndjeva të nevojshme, para se t’a trajtoj konkretisht problemin i cili të shqetëson ty (profesorin-shënim i M.K.) t’a bëj këtë hyrje që të më kuptosh drejt se nuk jam aspak i prirur t’i shoh personat, faktet si edhe inerpretimin e ngjarjeve vetëm bardh edhe zi! Jo, kurrën e kurrës. Nga ana tjetër shtysë e madhe e imja është që studjuesit e rinj t’a kenë mirë parasysh se shkenca historike nuk pranon politizim, (për të qenë shkencë). Në të kundërtë ajo bëhet përrallë me mbret !
Vijmë tashti tek thelbi i problemit: kolaboracionizmi si edhe përgjegjësia r kolaboracionistëve. Duke i i shikuar tashti nga lartësia e viteve 2000 ngjarjet, rrethanat, veprimet si edhe përfundimet se ku çuan veprime të caktuara gjithmonë lidhur me interesat e vëndit, është e qartë se detyra e jonë është tejet më e thjeshtë se sa të ktheheshim tre çerek shekulli pas … (ndonëse të pajisur me përvojën e sotme), e të vepronim. Megjithëse populli ynë e ka shprehjen ” sikur të isha edhe një herë nuse do të dija se si të nusëroja”, megjithatë nuk do t’a kishim shumë të lehtë! Rikthehemi tek dita e zezë e 7 prillit 1939. Parimisht mundësitë ishin tri:
- Rezistencë me luftë ushtrisë pushtuese italiane, ku mundësia praktike nga ana ushtarake ishte praktikisht e pamundur, nuk kishim të bënim më me një garnizon ushtarak si në Vlorën e 1920 – ës, por me një ushtri pushtuese).
- Bashkëpunim me italinë pushtuese duke u munduar të shpëtohej e mundëshmja, pra të tërhiqej peri aq sa mos të këputej, me një fjalë mos t’u lihej italianëve shesh veprimi 100% i lirë.
- Të qëndrohej sehirxhi, me të drejtën që i jep vetes ky i fundit të kritikojë këdo, me përjashtimin e vetes së tij. (Domosdo ky qëndrim është edhe moralisht më i dënueshmi sepse oportunist).
Në këta kushte, njëra pjesë e intelektualëve dhe patriotëve të shquar u mblodhën dhe themeluan, në shtëpinë e Mid’hat Frashërit, më 13 prill 1939 Organizatën e Ballit Kombëtar. Më
25 gusht, nën vartësinë e Qëndrorit të Tiranës, themelohet në Vlorë Komiteti Qarkor i Vlorës. Nuk kaluan pesë ditë dhe si në Shkodër e gjithashtu edhe në Korçë u themeluan Qarkorët përkatës. E kësisoji Balli Kombëtar u shtri në gjithë Shqipërinë, në një kohë që komunistët e grupeve të ndryshme rrinin e bënin sehir sepse akoma nuk u kishte ardhur urdhëri nga Moska se ç’duhej të bënin, me që Stalini me Hitlerin kidhin nënshkruar pakt mossulmimi!
Balli Kombëtar , pa humbur kohë, mori drejtimin dhe udhëhoqi demostratat e 28 nëndorit 1939, 1940 si edhe 1941 e me shpejtësi filloi edhe organizimin e çetave të armatosura, Lidhur me luftën e çetave mund t’a diskutojmë herë tjetër, sepse ajo përbën një kapitull të dhimbshëm se lidhet me luftën civile që filluan çetat dhe formacionet e udhëhequra nga Partia komuniste kundra forcave të Ballit Kombëtar.
Vazhdojmë me kolaboracjonistët. Pikëpamja e një pjese tjetër nacionalistësh, ata që nuk u inkuadruan në Ballin Kombëtar, ishte se duke marrë frenat e vëndit do të bënin që ndikimi i qeverisë italiane në drejtimin si edhe administrimin e Shtetit shqiptar të kufizohej shumë. Me që qeveria e parë e kryesuar nga Shefqet Vërlaci karakterizohej nga nga pjestarë familjesh aristokratike (simbas Jacomonit – faqe 137 Politika e Italisë në Shqipëri) e prandaj, duke mos e gëzuar besimin e popullit, u zëvendësua nga qeveria e kryesuar nga Mustafa Kruja, ku secili ministër ishte një personalitet në fushën e tij dhe nga ana tjetër kishin edhe një të kaluar të shquar nacionaliste dhe e gëzonin besimin e popullit (po aty Jacomoni). Në këtë Qeveri pranoi edhe Balli Kombëtar të përfaqësohej me dy ministra. Ministër i Drejtësisë u emërua Hasan Dosti ndërsa ministër i Partisë Fashiste Jup Kazazi, që të dy anëtarë të Qëbdrorit të Ballit Kombëtar, por njëkohësisht edhe të njohur si antiitaljanë të skajshëm! Edhe kushtet që shtroi qeveria shqiptare ndaj asaj italiane që t’a pranonte marrjen e qeverisjes së vëndit në dorë ishin skajshmërisht nacionaliste si p.sh. heqja e sëpatave (simbolet e fashizmit) si edhe i nyjes së shtëpisë Savoia nga flamuri ynë kombëtar si edhe lirimi i të gjithë profesorëve shqiptarë të burgosur si edhe të interrnuar në Itali. Mustafa Kruja kishte kërkuar që regjent i Shqipërisë të ishte një princ i shtëpisë Savoia, kusht i pranuar nga Italia de jure por i pazbatuar. Simbas M. Krujës kjo përkonte me precedentin historik, kur Napoleoni u vetëshpall perandor dhe emëroi mbretër, vëllezër e kunet(. Po kur u përmbys ai vetë, ata pretendojnë se ishin sovranë më vete e nuk kishin përse të fundoseshin me anijen e Napoleonit. Nga ky këndvështrim e shihnin Mustafa Kruja me disa shokë të tij provizionalitetin e figurës së regjentit të huaj në Shqipëri.
E ngushtojmë tashti rrethin e problemeve dhe mundësive të përballimit me okupatorin. Pavarësisht nga fakti që vetëm kur Gjermania e sukmoi duke i shpallur luftë Bashkimit Sovjetik, komunistët e braktisën qëndrimin oportunist dhe u hodhën në aktivitet edhe luftë kundra fashizmit dhe pa e trajtuar sot fare problemin se si nën maskën e Luftës Nacional – Ҫlirimtare komunistët krijuan iluzionin se objektivi i tyre nuk ishte marrja e pushtetit me objektiv internacionalizmin proletar të vëndit, etj,, etj., problemi shtrohet: ose kolaboracionizmi me Italinë okupatore ose pjesëmarrje më L.N.Ҫl.,, apo jo? Me një fjalë ose tradhtarë (ndjekësit e rrugës së parë), ose heronj (ata të rrugës së dytë). Pavarësisht se atëhere, dhjetyëvjeçarë të shkuar, ishte shum’ e vështirë të shquhesh perspektiva e largët dhe të saktësohej qëndrimi më i mirë ndaj interesave kombëtare sot, nga lartësitë e shekullit XXI-të, gjykimi mbrapavështrues është shumë më i thjeshtë. I analizojmë ata që mbasi i bënë përzgjedhjet i luajtën rolet e tyre n’atë kohë. Ku përfunduan t’emërtuarit kolaboracionistë?
Ata që qëmdruan dhe nuk u larguan nga vëndi, ose u pushkatuan, si Kolë tromara, Fejzi Alizoti, Terenc Toçi, Bahri Omari, Beqir Valteri, Reshit Merlika,Javer Hurshiti e Dik Cami me shokë, ose u dënuan me burgime të përjetëshm edhe vdiqën ose u kalbën burgjeve famëkeqe komuniste si Xhevat Korça, Sokrat Dodbiba, Shuk Gurakuqi, Ibrahim Biçaku e Rifat Begolli me shokë, në një kohë që Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica, Tahir Kolgjini, etj. që u larguan u dënuan me vdekje në mungesë. Dakord. Me vdekje, por në mungesë, u dënuan edhe Mid’hat Frashëri, Hasan Dosti, Abaz Ermenji, Vasil Andoni, e Zef Pali me shokë që e luftuan okupatorin, (ndonëse “mefshtas”, sepse lufta civile e inspiruar dhe e drejtuar nga organizatorët kriminelë jugosllavë nuk u la rrugë tjetër veprimi të parëve). Dakord edhe për këta.
Po si t’a quajmë pozicionimin e tërë bashkësisë atyre intelektualëve e patriotëve me një të kaluar shumë të shquar lidhur me përpjekjet e tyre për t’i shërbyer Shqipërisë, që nuk u bënë kolaboracionistë e që morën pjesë aktive në L.N.Ҫl. e që u varën dhe u pushkatuan ose u u kalbën burgjeve? Ҫ’duhet thënë për Sheh Ibrahim Karbunarën, Riza Danin, prof. Kolë Prelën, Sheqet Bejën, prof. Gjergj Kokoshin, dr. Enver Sazanin, Selim Kokalarin, Islam Radovickën, Kolë Kuqalin, Hasan Reçin, Koço Boshnjakun e Mestan Ujanikun me shokë? Ose ç’duhet thënë për Zef Malën, Zaj Fundon, Sejfulla Malëshovën e Koço Tashkon me shokë që ishin edhe ideologët e komunizmit në Shqipëri?
Kësisoji i shikuam fluturimthi të dyja palët e intelektualëve dhe patriotëve të shquar, si ata që mendonin se kolaborimi me kushte me pushtuesin, duke konsideruarl lëvizjen komuniste të keqen më të madhe ndaj atdheut), ishte në të mirën e atdheut, e gjithashtu edhe ata që dolën maleve me brigadat partizane, u bënë Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm Nacional Ҫlirimtar ose komandantë divizionesh etj. E pastaj e pësuan njësoj si edhe të parët, (pa e zgjeruar pastaj rrethin e atyre që bashkëpunuan verbtas me diktatorin e ai pastaj, një e nga një , u a këputi kokat përgjatë viteve ”të lulëzimit të Shqipërisë së kuqe”).
Të parëve domosdo duhet t’u japim rdhe kredinë e bashkimit të territoreve të Kosovës me Shqipërinë mëmë, përhapjen e arsimit shqip atje duke hapur kudo shkolla fillore dhe të mesme shqipe, Ata nbrojtën dhe shpëtuan qindra familje të sjella nga Kosova në Shqipòëri, ku brënda javës, me urdhërin e kryeministrit Mustafa Kruja u mobilizua e gjithë Ministria e Punëve të Brëndëshme dhe i paisi izraelitët me pasaporta me emra myslimanë dhe me autobuza i solli në Shqipëri duke i sistemuar. Qëmdrimi i Mustafa Krujës ishte qëndrim i vendosur dhe intransigjent antikomunist, (duke e pasë njohur teorikisht edhe kuptuar thellësisht teorinë utopike komuniste si edhe aplikimin e saj praktik mashtrues), duke e parashikuar mirëfilli se ku do t’a katandiste vëndin marrja e pushtetit nga ana e komunistëve.
Kurse të dytëve, me shumë keqardhje për ç’pësuan nga mos largpamjae tyre, duhet t’u ngarkojmë si përgjegjësi jo vetëm pranimin që i bënë luftës vëllavrasëse, por edhe fajin se ku e çoi vëndin sundimi diktatorial komunist. Qënia e tyre nga krahu i të ashtuquajturit Front Nacional Ҫlirimtar, e bëri këtë të fundit të forcohej aq shumë sa që duke qënë për nga forma me Aleatët, por në fakt ishte gur në dorën e sllavokomunizmit që në tabelën e shahut ballkanik vijën e demarkacionitnë mes dy sistemeve e vuri tek kufiri ynë jugor. Edhe vetë zhvillimet e menjëherëshme të mbas 1946-ës e treguan se aleatët donin që Shqipëria të mos kish mbetur pjes’e t’ashtuquajtur Kamp Socialist, por tashmë qe vonë: Greqia moti rrugën evropiane kurse Shqipëria atë aziatike!
Me pak fjalë profesor, duke të vënë në dukje se si e shihnim të mirën e Shqipërisë të dyja palët veç e veç, besoj se do t’a rishikosh qëndrimin si edhe gjykimin tëmd ndaj palës së emërtuar kolaboracioniste e domosdo do të nxjerrësh përfundime edhe lidhur me palën tjetër e cila u mashtrua më kollaj nga propaganda komuniste.
Profesori : Dhimbjen e sinqertë përt ç’pësoi kategoria e atyre që u lidhën me Frontin N. Ҫl. Jo vetëm që vazhdoj dhe e kam edhe sot shumë të mprehtë, por ti ma bërë edhe më të ndjeshme. Ndërsa përgjegjësinë që ti u ngarkon atyre, sinqerisht kurrë nuk e kisha menduar kaq gjatë, dhe duhet t’a pranoj sinqerisht se më ke futur në mendime të thella. Por nga ana tjetër duhet edhe t’a dish se me që ata qenë vetëm pararoja e “armiqve dhe tradhëtarëve të partisë dhe shtetit socialist” që pasuan nga radhët e ish udhëheqësve dhe drejtuesve të lartë të pushtetit, kalimi i kohës na pati bërë tamam apatikë në dhënien e gjykimeve ndaj tyre duke mos i diferencuar ata si për nga kalibri i tyre intelektual e domosdo edhe për të kaluarën e tyre patriotike. E vërteta është se u bënë aq shumë, që nga Koçi Xoxja , Nako Spirua, Tuk Jakova, Bedri Spahiu e varg e vistër gjeneralët, intelektualët borgjezë, ekonomistët , etj. deri tek Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, sa që ne robotët e partisë, as që arrinim më të gjykonim me ,mëndjet tona.
Kurse lidhur me kolaboracionizmin si koncept, pa le me kolaboracionistët si kategori, logjika jote duke i shikuar situatat, rrethanat e domosdo në sintoní me to edhe veprimet e njerëzve që e hiqnin vallen e asaj kohe, padyshim që më ke hapur një optikë të re këndvështrimi.
Vetëm një gjë dua të të them dhe kuptomë drejtë. Mbas bisedave si edhe korrespondencës të ndërsjellë me ty, ku e kam kuptuar se qëndrimi yt aq i drejtpeshuar për të thënë dhe nxjerrë në shesh vetëm të vërtetat historike, e ka një pikë të dobët: ti kërkon shumë nga ne. Unë dhe ata shokë të mi që qëndrojnë në pozitat pak a shumë të mijat, nuk e shkruajmë dot historinë që duhet shkruar sepse na vjen turp për ç’ka kemi shkruar thuajse dyzet vite me radhë. Pra e kemi aq vrasje ndërgjegje sa që më mirë e vuajmë ç’kemi thënë e bërë , po nuk kthehemi dot e pa pikë turpi të lëpijmë ç’kemi pështyrë, siç e bëjnë ca pseudo intelektualë që nesër , të ngjallej hipotetikisht së rishmi diktatori, o burra e kthejnë së rishmi me të dhe pa pikë turpi. Në këtë mes dua të shtoj edhe diçka. Ti me shumë të drejtë revoltohesh me qëndrimin e dyzuar të drejtores Institutit të Historisë pranë Akademisë Shkencave, e cila kur vjen në New York dhe e intervistojnë flet ndryshe e kur i botohen tekstet botohen tekstet, duke qenë ajo vetë recenzente, shkruhet ndryshe. Duhet t’a dijsh se nga grupi i historianëve zonja Ana Lalaj është më e prirura të shkruhen të vërtetat , (ashtu siç shprehet në intervistat e saja), po ti nuk ke se si t’a dish se kur kthehet ajo në bazë, hajde e t’i detyrojë ajo prof. Xhelal Cjeçovin me shokë të mendojnë e të veprojnë ndryshe nga ç’kanë menduar, vepruar dhe shkruar gjatë diktaturës. Ai ka qenë me bindje e vazhdon me kokëfortësi të jetë historian i politizuar. Prandaj mos prit që brezi ynë t’a shkruajë historinë e vërtetë dhe t’a analizojë me syrin e ftohtë të shkencëtarit të paanshëm. As me Xhelal Gjeçovët ecet përpara, por as me Alfred Uçët ama. Sa turp më vjen kur e mrndoj se unë vetë i takoj plejadës së tyre. Alfred Uçi p.sh., ndryshe nga Xhelal Gjeçovi, bën deklarata skajshmërisht antidiktatoriale e thotë se “Mbi Akademinë e Shkencave kanë rënduar fryma e monizmit, izolimi, intoleranca, drejtimi partiak, nepotizmi … ne e dijmë mirë se ç’deformime burokratike etatiste sillte diktatura edhe minizmi …”E unë rri e mendoj: more po a ia dëgjon veshi se ç’i nxjerr goja A. Uçit? Ky që kishte si idhull diktatorin e sot do të shitet aq demokrat i flaktë që as për leckë fshirëse këpucësh nuk do t’a përdorte, nesër është gati t’i shkruajë (po t’i a lypë nevoja) traktat shkencor lidhur me estetikën në veprat e Enver Hoxhës.
Përfundimi? Historia objektivisht shkencore, e mbështetur në bashkësinë dhe gjithështrirjen e dokumentave arkivale në didpozicion, do të shkruhet vetëm atëhere kur zonja Ana Lalaj, më e pozicionuara objektivisht e brezit të historianëve bashkëkohës akoma thellësisht të politizuar, do të tejkalohet në gjykim të paanshëm nga kolegët e saj më të rinj, shkencëtarë të përgatitur në univeritetet perëndimore ku shkenca nuk pranon binjakëzim me politikën!
Unë : Nuk e beson se sa i gëzuar jam që duke shkëmbyer mendime me një njeri i cili, pavarësisht se dikur ka qenë komunist, e ka kuptuar se nuk mbrohet një çështje duke u mbështetur në dogma. Nga ana tjetër, tek më thua se drejtoresha e Institutit të Historisë ësht’ e prirur që historia të shkruhet dhe të analizohet me objektivitet shkencor, por praktikisht pak është në gjëndje të ndikojë mbi rrethin e historianëve akoma të indoktrinuar, ky pohim i yti më cëzon skajshmërisht se më tregon se dikur do të ketë një dritë jeshile për këtë problem.E kjo është gjë e madhe. Sepse tek lexoj shtypin shqiptar dhe shoh se si me një banalizim skajor, për t’i mbajtur akoma gjallë emra që vetë bartësit e tyre duhej t’i kërkonin falje popullit e të tëhiqeshin në hije, botohen thash’e themet e N. Hoxhës, apo deklaratat dhelparake të R. Alisë “nostalgjikut të arësimit”, mbushem me vrer. Prandaj bashkëbisedimi me ty si dhe shkëmbimi i ndërsjellë i korrespondencës më bindin se do të vijë koha kur guri do të rrokulliset dhe do t’a gjejë vëndin e vet. Kjo si për shkencën e gjithashtu edhe për politikën.
Edhe në të ardhmen, gjithmonë me lejen tënde e po nuk pate kundërshtim, jam më se i gatshëm diskuimet si edhe pikëpamjet tona rreth figurash si edhe ngjarjesh historike tìi paraqesim lexuesit për gjykim e mbase ndonjë ditë edhe të dalësh nga anonimati.