Dhuna e policisë në protestën e djeshme nuk kurseu as besimtarët myslimanë gjatë faljes së namazit në Xhaminë e Namazgjasë. Policia hodhi gaz lotsjellës drejt Xhamisë dhe besimtarëve, teksa protestuesit ende nuk kishin mbërritur tek Parlamenti. Në pamjet e siguruara nga Syri TV, duket se si Policia hedh bomba gazi në drejtim të xhamisë dhe nga brenda saj duke detyruar besimtarët që të largohen për t’i shpëtuar helmimit. Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Brendshme, Albana Koçiu nxituan të shfajësohen për hedhjen e gazit, duke fajësuar protestuesit, por pamjet tregojnë se agresioni i policisë shkon deri në përdhosjen e institucioneve të kultit. Policia është futur në minare për të hedhur gaz brenda Xhamisë por edhe në rrugë.
Nga SYRI TV
Gazi lotësjellës i Policisë, nuk kurseu as besimtarët myslimanë, të cilët pas agjerimit po falnin namazin.
Kryeministri, Edi Rama, Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, por edhe enturazhi mediatik nisën shfajësimin për këtë akt të rëndë dhunues ndaj bezimtarëve në një moment të shenjtë për ta, e për këtë nisën të fajësojnë protestuesit. Por pamjet tregojnë, se sulmi ndaj Xhamisë dhe besimtarëve ka qenë i qëllimshëm prej Policisë, të paktën për sa kohë gazi lotësjellës u hodh në drejtim të xhamisë, ndërsa protestuesit ende nuk kishin mbërritur para parlamentit.
Ne keto pamje, duket qartë se si gazi lotësjellës hidhet në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë, teksa protestuesit ende nuk kishin mbërritur para parlamentit, e aq më pak të kishin krijuar shkak për këtë agresivitet të Policisë ndaj tyre dhe besimtarëve që po falnin namazin.
Pikërisht në këtë moment, kur protestuesit ende nuk ishin mbledhur para Parlamentit, gazi lotësjellës detyroi besimtarët myslimanë të ndërprisnin faljen dhe të mbylleshin në në ambientet e Xhamisë.
Në një tjetër moment, duket teksa policia hedh bomba gazi lotsjellës para xhamisë. Pamjet dhe fotot e siguruara janë skandaloze deri në përdhosje të institucioneve të kultit, ku efektivi i Policisë është futur brenda minaresë së Xhamisë për të hedhur gaz lotsjellës jo vetëm në rrugë por edhe brenda oborrit të xhamisë.
Teksa në rrugë nuk kishte protestues, besimtarët ndëprenë faljen dhe nisën të largohen me nxitim, e siç duken edhe nga këto pamje.
Në të tjera moment duket irritimi i besimtarëve që akuzojnë policinë, e ndërsa i kërkojnë ndihmë pasi për shkak të sëmundjes së rëndë nuk mund ta durojnë dot gazin, por si përgjigje marrin urdhrin e policisë për tu larguar.
E pas këtij momenti, jo vetëm brenda Xhamisë, Por policia e Shtetit nisi zbatimin e helmimit me gaz të të gjithë zonës nisur nga parlamenti, Xhamisë dhe deri tek selia e Partisë Demokratike, duke shënuar kështu një akt të paprecedent sulmi dhe dhune policore.