Lasgush Poradeci përlotet duke folur për Kosovën
Poema “Mbi ta” dhe një interpretim nga Lasgush Poradeci mbi Kosovën
Kaptuam shtatë male rresht
E s’folëm shtatë fjalë,
Kaptuam shtatë male rresht
Malësisë për t’ju falë.
Dhe poeti vijonte:
Kush është lulja në Ballkan
Që bota i ka sevdanë
Kosova që s’njeh sulltan
Plot difë e kapedanë.
Kosova që bën sulm në zjarr
Posi dragoj me fletë,
Siç bënte sulm ngadhërimtar
Gjergj Kastrioti vetë.
Të sedrës e me shpirt krenar
S’durojnë cen a dhunë
Tregojnë gjoks në sulm e zjarr
Si shkaba në furtunë.
© Burimi filmik: Ky dokumentar për Lasgush Poradecin është realizuar nga regjisori © Mevlan Shanaj në TVSH më 1981, me kamera te Stefan Gajos.