Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zbuloi detaje për vdekjen e një punëtori të komunales së Durrësit pë shkak të përmbytjeve si dhe për hetimin e nisur nga prokuroria e Durrësit për këtë rast dhe për përmbytjen e Durrësit, ku si pasojë janë mbi 1 mijë banesa të dëmtuara dhe 500 të evakuuar.
“I ndjeri Astrit Hysenaj ka dalë për të bërë disa verifikime dhe ka dalë për në punë dhe nuk është kthyer. Është angazhuar RENEA dhe është gjetur pa jetë.
Prokurorja Seula Beluli ka çelur një hetim. Hysenaj është viktima parë e përmbytjes. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e tij si dhe për shpërdorim detyre ndaj disa persona dhe vdekje nga pakujdesia.
Një prej hetimeve është për hidrovorin e ri për të cilin janë investuar 19 miliona euro dhe ai nuk ka punuar dhe sipas prokurorisë e ka rënduar situatën. Janë 1000 banesa të dëmtuara, 500 persona të evakuuar dhe janë prona të shkatëruara të qytetarëve”- tha Lala.