Arsyetimet juridike të kryeministrit Rama u shprehën me ritmin më të ulët të rimës në gjuhën e tij të folur dhe të shkruar shqipe kur arsyetimin :-“Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, në mbyllje të Episodit 11-të në Sezonin e 5-të në podcast-in “Flasim”, që ishte dhe fundi i vitit 2025.
Pyetjes se:- Sa kohe i ka mbetur?… i jep përgjigje skica nga LD-NY26 me diçiturën “Rama si Dopjo Gjashta”.
Ne media shpesh analistet, i trajtojnë figurshëm raportet e shtetit te korruptuar me drejtësinë si “efekti domino”. Por në të vërtetë loja e luajtur nga lojtarë të dobët njihet si; ” I ka mbetur në dorë dopjo gjashta”.
Pra Rama i ka luajtur të gjithë gurët.
Sot punon me heshtjen në politikë, në media e kudo ku ushtron influencë dhe lutet që situatat e jashtëzakonshme të mos t’i ndodhin rreth e rrotull.
Viti i Ri 2026 nuk filloi i tillë ndërkombëtarisht.
SHBA ekstradoi fundjavën e kaluar me një aksion të zbatimit të ligjit dhe të mbështetur ushtarakisht, narkotrafikantin më të kërkuar në hemisferën perëndimore Nikolas Maduro që mbante pushtetin me vota të grabitura dhe i këshilluar prej vitesh dhe intensivisht muajt e fundit për cenimin e sigurisë kombëtare dhe të interesave te SHBA në hemisferën perëndimore.
Viti i Ri nuk filloi i tillë edhe kombëtarisht.
Përveç heshtjes së mazhorancës, por që flet vetëm me gjuhën e propagandës për të zbehur motivimin e popullsisë për nisjen e revoltave, media zyrtare vazhdon dhe hedh shifra mbi turizmin “12 milion ne 2025”, flet për Shqipërinë si Maldivet e Evropës, por edhe më tallëse luan me shifrat e INSTAT-it sipas të cilit janë kthyer në vend rreth 20% e popullsisë nga emigracioni në 12 vitet e fundit(?!).
Një manipulim!
Flitet edhe për një lider piktor si Rama të cilit bojërat ende duket se nuk i kanë mbaruar për t’u kamufluar (maskuar) me to, se po e çon Shqipërinë në Evropë deri në 2030-ën.
E vërtetë!
Po!
Dhe po e shpie si modeli i parti-shtetit, i pushtetit të korruptuar dhe si vendi më i varfër, pa furnizim me ujë, pa energji dhe me infrastrukturë që rrënohet nga vjedhja dhe reshjet.
Dhe mbi të gjitha sot në Ditën e Ujit të Bekuar, Shqipëria duket si një vend i namun dhe një territor ku përmbyten qytete e fshatra dhe madje dhe burgje të sigurisë së lartë.
Kjo marramendje duhet shkundur!
A ka shtet?
Kush përgjigjet dhe kush duhet dalë përpara përgjegjësisë sepse nuk vazhdohet dot më me shpërthime dhe shkarkime të kontrolluara.
Ngrehina dhe sistemi i Rilindjes Socialiste po rrezohet.
Gjithçka mund të ndreqet vetëm duke thëne të vërtetën dhe duke vendosur drejtësi.
Por kjo drejtësi fatkeqësisht vazhdon dhe mbahet peng.
Mbahet peng sepse Rama i bëri pengesë dhe i shpalli njëkohësisht një sulm drejtësisë në çështjet më të përfolura siç janë thirrja nga SPAK e zv/kryeministres Balluku dhe grupit të strukturuar kriminal në AKSHI-n, ku edhe pse prezumimi i pafajësisë nënkupton hapjen rrugë për hetimet Rama ka ndërhyre me “dominonë e fundit” duke e paraqitur veten palë.
A e harroi Rama marrëdhënien pararendëse “të mosndërhyrjes”?
Shumë kujt i kujtohet më parë kur përgjegjësitë ai i quante individuale dhe të pambrojtshme në raport me masat përballe drejtësisë apo edhe pozicioni i preferuar për të mos komentuar për cilëndo çështje, ku si zgjidhje e krizave korruptive shihej ndryshimi i kabinetit qeveritar.
Tryeza nuk ka më gurë dominoje Zoti Rama…
Por shumë po shihet se dominotë rreth e qark teje kanë rënë…
Po presim Dopjo Gjashtën…
Duke mos e fshehur nervozizmin, tensionin dhe presionin mbi drejtësinë, marrja në mbrojtje (avokatia e tij), për zëvendësen u pa qartë nga shumë kush se ky ishte shqetësimi i Ramës për të fituar kohë deri më 22 Janar, 2026. Koha, kur deri atëherë pritet edhe një vlerësim i Gjykatës Kushtetuese për masat institucionale të pezullimeve (pezullimi i pezullimit) Balluku-SPAK. Por edhe në rast të një humbjeje ai do të sigurojë veten dhe kabinetin se ky ishte edhe lëshimi i fundit.
Shihet se dominotë rreth e qark Ramës kanë …
Nuk po shohim ende Dopjo Gjashtën…
Ajo të ka mbetur në dorë!
5 Janar, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)