Analisti Fatos Lubonja ka komentuar konferencën e fundvitit të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kreu i qeverisë ndryshon qëndrim sa herë që ndihet i kërcënuar politikisht dhe përdor standarde të dyfishta ndaj drejtësisë.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja u ndal te deklaratat e Ramës lidhur me çështjet e drejtësisë, duke përmendur rastet e Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt.
Sipas tij, kryeministri përdor “gjysmë të vërteta” dhe i përshtat qëndrimet sipas interesit të momentit.
“Rama përdor të vërteta të pjesshme dhe i shet si të plota. Kur i intereson, thotë se drejtësia është e butë, si në rastin e Ahmetajt. Kur rrezikohet vetë, ndryshon gjuhë, si në rastin e Veliajt”, u shpreh Lubonja.
Në lidhje me deklaratën e Ramës se qeveria do të prekë ligjet e drejtësisë, Lubonja e quaji një paralajmërim se drejtësia duhet të vihet “në rresht” ose do të goditen me forcën e kartonit.
“Çerek të vërteta përdor Rama përgjithësisht, pashë disa gjëra që ha gjatë konferencës dhe mes të tjerash pashë që kishte akuzuar drejtësie se tek ne është një skandal sepse kemi 4 mijë të arrestuar ndërsa kemi 1 mijë e ca të dënuar. Kjo mund të jetë e vërtetë ose jo, sepse i shet të pa vërtetat si të vërteta.
Rama nuk ka rrugë tjetër, është mënyra e tij për të qeverisurit, e raportit me të vërtetën dhe mënyra e tij në raportin me mediat, që dikur u thoshte kazan dhe tani tenxhere.
Viti nisi me arrestimin e Veliaj, Rama nuk duhet të flasë sipas interesave dhe rreziqeve, të ndërrojë Flamur, kjo sepse me Ahmetaj tha që prokuroria është shumë e butë, ndërsa për Veliaj flet ndryshe.
Shqipëria në SKYECC, shqipja ishte gjuha më e përdorur nga përdoruesit.
Një politikan duhet të mendojë pse Shqipëria është kthyer në inkubator krimi në Europë”, tha ai.