Ike befas miku im, herët ike, na le zbrazësi në zemrat tona. Bisedat me juve, fjalët e ëmbëla e plot kuptim jete, vargjet tuaja qëndisur me zjarrminë e shpirtit, mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë. Këtë e dëshmon Blini kur gjethet pëshpëritin në heshtje vargjet tuaja, këtë e dëshmojnë valët rrëmbyese të Lumëbardhit kur gurgullojnë pozitë tuaja si ninullat e nënës fëmijës, plot jetë në zemrën e Pejës sate, në mbarë Kosovën që aq shumë e dashtë. Viti iki me përmendjen tënde në çdo festim, përurim letrarë anekënd rrafshit të Dukagjinit.


Foto e datës 17.11.2024 ( fundit) me mikun tim Sejdi Berisha, gjatë vizitës në shtëpinë e tij.
Miq e shokë që të patëm afër zemrës nuk të harrojmë kurrë poet, Sejdi Berisha! Do jetoni gjatë në zemrat tona, kujtim i skalitur në shpirte e zemër gjithë jetën.
Lavdi veprës dhe jetës sate mik i paharruar kurrë!
Gjakovë
01.dhjetorë,2025
ATY TE BLINI
Aty
Te “Blini i Poetit “në Pejë
Pranë atij druri të plasur kohe
Kafeja e mëngjesit avullonte
Radhazi ngrohtësisht shikonim njëri- tjetrin
Hurbnim lëngun, tjerrshim llafe
Buzagazet jehonin syprinës së valëve
Lumëbardhi buzëqeshte me krenari
Ecte me vrap ,bënte rrugëtimin e tij
Sejdi Berisha ngjante në përmendore
Mbante në dorë një fletë të bardhë e lapsin e zi
Radhiteshin fjalët, shkruante poezi
Për njerëzimin e kohët nxira moteve
Në zemër vargu rrëfente qëndresën,
Mbillte dashuri për brezat
Për fushat e malet,
Për këtë tokë të gjakosur…
Kur lapsi mbaroi ngjyrën e tij
I nevrikosur poeti tha:
Miqtë e mi
“Shikojeni këtë stilolaps
Do e hedh në Lumbardhë
Të mbetët si hieroglifë
Le t’i pëshpëritë vargjet e zemrës sime
Dëshmi jete e kam këtë Bli!….”
Lala e Nekiu qeshen me xhelozi,
Luli nuk ishte atë ditë mes nesh
U ndjeva i dërmuar mes vargjesh si tunxh
Admiroja atë burrë e vargun e plastë të tij
“Rrofsh sa Blini i thash!…”
Ika, e lash varur në vargun brilant
Aty te Blini,
Mbolla kujtimin e gjatë për stilolapsin
Për vargun e tij…..
Pejë, 23tetor,2023