Për vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, ka reaguar edhe ish-partnerja e tij, modelja Afërdita Dreshaj.
Ata kanë qenë bashkë për shumë vite dhe lidhja e tyre mbetet një nga historitë më të njohura e më të komentuara të showbizit.
Në një postim në rrjete sociale, Afërdita i ka shprehur ngushëllime familjes së artistit.
“Pusho në paqe Shpati. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, tha ajo.

Kujtojmë se Shpat Kasapi raportohet se ka ndërruar jetë i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.
Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roel, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
Kush ishte Shpat Kasapi?
I lindur më 1 maj të vitit 1985 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, në një familje me traditë muzikore, Shpat Kasapi nisi karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pati prezantime në festivalet për fëmijë, dhe në moshën 13 vjeçare u shpall fitues i festivalit “Bletëzat 98”.
Rreth viteve 2000 ai u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern. Në 2002 mori çmimin e parë në festivalin “Këngët e Stinës” në Tiranë, dhe një vit më vonë do të merrte çmimin e publikut në festivalin “Nota Fest” dhe në “Albafest”, në Shkup.
Ndër hitet më të famshme të tijat janë “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, ″Ti je ajo″, ″Depresive″ e shumë të tjera. Ai bashkëpunoi me emra të njohur të industrisë muzikore dhe publikoi një sër albumesh prej të cilave mund të përmendim Do te vije nje dite (2004), Pa ty s’jetoj (2005), Kush të ndau prej meje (2006), Medikament(2010) e të tjera.