Mesfushori me prejardhje shqiptare i Sunderlandit, Granit Xhaka po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në Premierligë. 33-vjeçari është lojtari kyç i Sunderlandit, në një sezon të madh të klubit në rikthimin e tij në Premierligë. Por jo vetëm tek ekipi i tij, Xhaka është mesfushori më i vlerësuar në tërë ligën.
“WhoScored” e ka vlerësuar Xhakën me notën 7.37, duke lënë mbrapa emra si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes e Dominik Szoboszlai.
Këtë sezon, Xhaka ka një gol e tri asistime në Premierligë. Mesfushori i Zvicrës kaloi te Sunderlandi gjatë verës nga Leverkuseni për shumën e 15 milionë eurove.
Ndërkohë si kapiten i “Macave të Zeza”, pas ndeshjes së humbur nga Sanderlendi I tij ndaj Fulhemit, shqiptari I Zvicrës u shpreh tejet i dëshpëruar.
Ai bëri një postim në rrjetet sociale, duke thënë se kjo humbje dhemb. “Humbjet gjithmonë dhembin – tani ka të bëjë me mënyrën se si mësojmë prej tyre dhe si ecim përpara së bashku”, u shpreh Xhaka në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL