Ndër dekada ban rrugën Tiranë- Shkodër
Aq sa ky jurist do i kishte ra rreth e qark botës.
Sheh Hasani me fuqi mistike në vende të shenjta
Si shpejtësi drite e fjale nga Qielli drejt Tokës.
Ai qëndron dinjitar në peshore të drejtësisë
Ai i rri drejt fjalës,ka shenjtëri në besim.
Ora i rri cuet në kullen e vet në Kasaj
I vjen nga genet, i prinë tek hapat alpin.
Atij i lulon përditë në shpirt Prilli…
Ai vjen nga Valbona e derdhet tek Drini…
Ai lundro e jetno i pastër ndër kohna
Me emnin e mbiemnin e tij: Hasan Selimi.
Tiranë, 17 korrik 2015
Komentet