Moikomi
ngjit zbret një kreshtë
hyn e del vjeshtë,
.
asnjëherë s’borëton thëllimët,
.
deti nuk i shkoi njëherë
ta shoh tek ajo varrezë
dhe po shkoj
atje s’i gjen
as shpresë
as rimë.
.
Moikomit
perëndimeve
në fresk të ftohtë
natyra po ia mbjell
të gjitha mençuritë
ajme, veç lamtumira
.
jo lamtumira, kahera, kozmos.
.
Poetin, në verë, ku ta gjejmë ?
Moikomi hyn në biblio – jetë
gjithandej sa zbret qiejt.
.
Përhera shtëpia e tij më e re
është një hartë lundruese
tekst valë – valë drite
.
për të lexuar shkëmbenj shpella
shteg shenjë këtu atje afër tej
tek të gjitha mbishkrimet.
.
Ne, pranverën tjetër do të takohemi
ende trishtuar gjys’paqtë në paqe,
Moikomi ngjit e zbret kreshtë
dhe ndër më të mëdhenjtë
është më mendjevogëli
për kurora harqe.