Përse ATSH-ja nuk ka kohë ose i ka rralluar prurjet për këndin e imazhit të kryeministrit në krye-lajmet e ditës?
Për shembull përse këto ditë mungon “AI”mirëmëngjesi nga ndonjë kantier ndërtimi apo edhe nga ndonjë prerje shiriti i veprave me beton dhe asfalt?
Përse mungon shikimi nga zyra “sy m’sy” dhe podcast-i “Flasim” për një temë si drejtësia dhe korrupsioni?
Por as e shohim dhe vetën heshtim sepse Rama i përket Evropës.
Përse janë rralluar shkrepjet nga ndonjë skaj i mrekullive të natyrës ashtu sikurse shpesh ishin mësuar edhe ministrat/et e mandateve të mëparshme me statuset e hedhura në rrjetet sociale?
Pra përse po mungon kjo “multitask”-ë?
I përmendëm këto pasi në dy ditët e njëpasnjëshme media ndërkombëtare ka patur jo jashtë fokusit edhe kryeministrin e Shqipërisë Rama. Përkatësisht ishin dy tre tituj që ende nuk i ka bërë jehonë as ATSH, por as edhe mediat edhe televizionet të cilëve nuk u shpëton gjë.
Në të vërtetë thirrja në SPAK e zv/kryeministres Balluku me peshë të autorizuar firme sikurse edhe kryeministri për daljen e VKM-ve tronditi dhe duket sikur po shoqëron edhe ditët e zisë së heshtur të ndarjes nga jeta të ish kryetarit të PS Fatos Nano.
Megjithatë tre titujt që e kanë humbur përkohësisht vemendjen ishin për Inteligjencën Artificiale, Budallallëkun* e Luftës në rastin e sulmit të Rusisë ndaj ndonjë vendi Evropian (23 prej 27 vendeve BE-së janë anëtare në NATO), apo “A mund ta çojë ministrja e inteligjencës artificiale e Edi Ramës Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE?”*, e deri tek më e fundit “Bisedimet për zgjerimin e BE-së deri 2030”, sponsorizime tematike që nuk e vënë asnjëherë dorën tek korrupsioni.
Ndërsa jeta e zakonshme e shqiptarëve duke pranuar të vërtetën dhe vështirësitë tregon ndryshe.
Në çdo ditë të zakonshme me korrupsion qeverisja duke ushtruar propagandën e saj sa të pa fre dhe të pa maskuar tashmë e ka shndërruar në normalitet dhe gati të pranueshme për shoqërinë atë se një post zyrtar sot i bën njëherësh shumë gjëra ose i njohur në të përditshmen e zotërimit të teknologjisë me multitask*. Pra punën e shtetit, jetën politike me partinë, një ose disa aktivitete private për të ndihmuar rrogën, e të tjera pas tyre sikurse edhe përballjen me drejtësinë kur ja lyp nevoja.
Kur njihesh me gjendjen dhe të thuhet për të bërë durim që të marrësh drejtësi përllogaritja e pritjes së një çështje gjyqësore me procedurë të zakonshme i kalon 12 vitet.
Me këtë të fundit, drejtësinë çështja ka të njëjtin rritëm.
“Përparësinë” sikur të ishte një një shtetas i zakonshëm.
Për shembullin, qytetari në qoftë se afati i një çështjeje gjyqësore me procedurë të zakonshme zgjidhet nga drejtësia mesatarisht nga 12 deri në 15 vjet (në të tria shkallët), atëherë ja dhe ku janë tre mandatet. Vetëm premtime dhe korrupsioni vazhdon.
Në ditët përpara 11 Majit, 2025 për shembull kur fushata e qeverisjes rilindase (e gjithë administrata), u ndez pa program, por ama që i referohej me shifra ditore numrit të turistëve që për 2025 duhej me doemos të arrinin numrin e 15 milion vizitorëve (jo ditë/netë qëndrimi sepse as me ujë dhe as me ushqime nuk do të përballoheshin), ky bum-ekonomik, një potencial i sezonit të verës u shoqërua nga kryeministri me bum-in e shpërthimeve dhe me hedhjet e kontrolluara në erë të atyre pak sipërmarrjeve private. Me bumin e aksionit dhe zhurmën e fadromave për të çliruar hapësirat publike.
Por po ta shohësh me përparësi korrupsionin situata do të ishte shumë më ndryshe sepse do të flitej për të vërtetat.
Megjithëse propaganda e maskon realitetin me sponsorizime gazetash dhe me tituj artikujsh jo vetëm çdo ditë, por dhe dy-tre herë në ditë nga televizionet kombëtare, koha prag zgjedhjeve të 11 Majit kur shkrimet dhe fotot që veç “Giro d’Italia” Shqipëria bregdetare dhe malore për shkakun e çmime të favorshme krahasimet bëheshin me Maldivet, me alpet e Evropës dhe deri tek kuzhina mesdhetare, në të cilat Shqipëria me mikpritjen e njerëzve të saj të pakësuar si popullatë ofronte shumë zbavitje, sot e njëjta shtytje propagande bëhet në pragun e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashki.
Në shënimet e mëparshme UGSHPD i ka trajtuar subjektet e turizëm-propagandës aq shpesh sa që sot kur korrupsioni ka shpërthyer duke spërkatur edhe institucionet e specializuara të drejtësisë
mund të themi se artikuj të kësaj natyre si dhe reportazhe nga media botërore harrohen të vihen si tituj kryesorë në mediat e lidhura me pushtetin dhe televizionet kombëtare. Ky është mekanizmi i makinerisë shtetërore për të konfuzuar popullatën dhe për të mos ndalur korrupsionin bashkë me agjendat progresiste dhe globaliste të interesave të korruptuara.
Qytetarët provuan garën pa program të pushtetit, vetëm me kartën e BE-së 2030 dhe zgjatjen e pushtetit të korrupsionit me një mandat të katërt. E njëjta gjendje vazhdon. Humbasin miliarda dhe heshtet sepse drejtësia duhet të flasë.
Por le ta shohim ndryshe përfitimin nga heshtja përmes çështjeve gjyqësore të pazgjidhura. Sipas statistikave çështjet gjyqësore të bartura u duhen nga 12 vite, në 17 vite apo edhe 22 vite kohë për t’u zgjidhur në të tria shkallët.
Çfarë bëjnë ligjvënësit?
Ku janë përparësitë?
Mes politikanëve tani as dorëheqja dhe as përgjegjësitë nuk shihen si integritet, sepse pasja e pushtetit ose e mandatit bëhet mburojë jo vetëm për korrupsionin. Madje shumë kurorat janë trend i vjetruar në ciklet e jetëgjatësisë politike. Tani më të ndjeshme janë inteligjenca artificiale, plagjarizmi si kurse edhe më e fundit ndjesia gjinore. Le ta fusin edhe këtë në CV, para se sa ta aprovojnë dhe që qytetarët t’i vuajnë pasojat e eksperimenteve globaliste. Parlamenti duket se nuk e ka për gjë të madhe deri sa një ditë këto norma shtyhen për t’u bërë të pranueshme. Ato bëhen ligj duke kaluar me fuqinë e kartonit prej shumicës që ka pushtetin,. Ndërsa çështja është se aty ku të zgjedhurit duhet të kuvendojnë shqetësimin e njerëzve, fjala ka vdekur. Punon inteligjenca artificiale, madje 83 prej tyre i ndjek përkujdesi i aplikacionit “Diella”duke ja mbushur rrugës rritjen e trurit edhe boshllëqet.
Ajo që mbetet njerëzore më pas është vetëm recitimi, fuqia e kartonit dhe zgjatja e pushtetit duke i bërë ligjet për vete.
___________
*multitask– të kryerit apo përpjekja për të kryer dy ose më shumë punë ose detyra në një kohë.
*Can Edi Rama’s AI minister propel Albania on path to EU membership?-A mund ta çojë ministri i inteligjencës artificiale i Edi Ramës Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE?
*budallallëkun/ “completly stupid”– Rama në takimin e Berlinit BGD, Tetor 2025 për Al Jazeera.
Nëntor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)