Analisti Enton Abilekaj ka komentuar protestën e organizuar nga Edi Rama për të dalë në krah të ish-drejtuesve të UÇK-së, që ndodhen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Abilekaj shkruan se, ky ishte një tubim hipokrit, i organizuar nga Rama që ky i fundit të mbajë influencën në trevat shqiptare në prag të balotazhit në Kosovë dhe zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
‘Nuk e mbushën dot as sheshin, Shqipëria dhe Kosova.
Njerëzit nuk janë aq naivë sa të mos e kuptojnë që ky është tubimi i hipokrizisë, me anë të të cilit Rama kërkon të mbaje influencën në trevat shqiptare, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dhe balotazheve në Kosovë.
Për ironi të fatit aty janë mbledhur ata që e votuan, e propaganduan dhe e negociuan Gjykatën Speciale.
Në vend që të zhbëjnë gabimin e tyre me një iniciativë parlamentare për abrogimin e saj, dalin në shesh dhe shtiren si patriotë’, shkruan Enton Abilekaj në një postim në rrjetet sociale.