Zbarkova një natë maji
në një kthjelltësi të akullt hëne
ku bari dhe lulet ishin gri
po aroma ishte e gjelbër.
Ngjita ngadalë një shpatinë
në natën daltonike
ndërsa gurë të bardhë
shënonin hënën.
Një hapësirë e kohës
përgjatë ndonjë minute
e madhe pesëdhjetë e tetë vite.
E prapa meje
përtej ujërave të plumbta ndritëse
është bregu tjetër
dhe sundimtarët.
njerëz me të ardhme
në vend të fytyrave.
Shqiperoi Elida Buçpapaj