Shkon qytetari për herë të parë në katund dhe sheh në rrugë një bajgë shumë të madhe.
E pyet një plak: E çka është, bre, kjo gjë?
Ai plaku thotë: A po e sheh atë shtëpi atje lart?
-Po!
-Mbas asaj a po e sheh një tjetër e mbas asaj a po e sheh një mal?
-Po!
-Eh – thot plaku- Mbas atij mali ka qenë një kulshedër me 9 krena edhe e ka grabit një vajzë ajo kulshedra edhe ajo vajza i ka pasë 9 vëllezër. Ka dal vllau i pare ia ka pre një krye edhe kulshedra e ka mbytë. Ka dal i dyti ia ka pre një krye tjeter- edhe atë e ka mbytë kulshedra. Ka dalë i treti, i katërti, i pestë, i gjashti, i shtati, i teti. Ia kanë prej nga një krye, por kulshedra i ka mbytë. Ka dalë i nënti, ia ka pre kreun e nëntë dhe kulshedraa ka vdekë e ai e ka shpëtu motrën e vet.
-E puna e kësaj gjësë së madhe si është?! – po pyet qytetari.
-E çka di more unë për këtë gjënë e madhe?!!! – thot plaku.