Po shkojnë nënat…
po mblidhen bashkë fustanbukurat,
si dikur, në mbrëmjet e vallezimit,
të bukura, të lehta,
të brishta, të forta.
Po shkojnë…
Në dhomen e pritjes
do harrohet mureve
meraku i shtrimit të tavolines
dhe kekut në furrë.
Në oborr
s’do ketë më lule-bore,
as zogj që çukitin thërrime.
Në parvaz do thahet borziloku,
në dollap do ngelë një sapun erëmirë,
pak trëndelinë
e pak aromë xhakete.
Po shkojnë nënat…
të urta, pa fjalë, të lodhura.
As në dritare nuk presin më,
shkuan të flenë…
Akrepat ngelen në kohë,
në “Kohën e nënave”.
- M 18/08/2025