Në bazën e njohur amerikan ne Alaskë, si duket ndodhi historia.
Aty pas nje periudhe relativisht te gjate ( per shkak te luftes ne Ukraine dhe krizave te tjera gjithandej globit): U takuan dhe si duke rane dakord per shume ceshtje dhe aspekte globale e gjeopolitike, lideret e dy superfuqive te globit: Presidenti i SHBA-s, Donald Trump dhe Presidenti i Rusise, Vladimir Putin.
Ky eshte lajmi.
Nderkaq, problemi i studimit dfhe analizes së takimit dhe bisedes se lidereve te dy superfuqive te globit, është se ai nuk përfundon kurrë.
Ndërkaq, e gjithë bota, sikur qëndron mbi “shpatullat kreshinke dhe titanike” te vullnet, kurajos, guximit, intelegjencës dhe vendosmerisë së njeriut intelektual dhe intelegjent!
Bota pra: qëndron mbi shpatullat e besimit, moralit, disiplinës, punës intelektuale, mekanike, shkencore, akademike dhe humaniste të liderve te dy superfuqive nukleare ose atomike.
Ata si duket i nxorën jashtë loje idetë dhe teorite e ndryshme “disidente” , spekulative dhe anarkoteorike qe nuk i perkasin elitës intelektuale, politike, konfidente, diplomatike, strategjike, gjeopolitike etj.
U mor vesh se përveç skamjes, vdekjes dhe varfërisë, luftërat nuk sjellin kurrë asgjë të mirë dhe me vlerë.
Ndaj të dy liderët, si duket kanë rënë dakord ose në akordancë të plotë për t´i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila ka marrur dhe po merr shumë jetëra të pafajshme.
Megjithatë, liderët nuk dhanë afate.
Presidenti rus, Vladimir Putina, tha: Të gjitha ato që kanë ndodhur në mes dy popujve si vëllezër të Rusistë dhe Ukrainës, janë për keqardhje, duke shtuar se i jepte të drejtë deklaratës së Presidentit Trump, sipas të te cilit: Po të kishte qenë z. Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. me siguri se nuk do kishte ndodhur fare lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës.
Mbetët të shihet qëndrimi, pozicioni dhe reagimi i Natos dhe BE-s ndaj Samitit (historik) Trump-Putin në Alaskë….?
Ndonëse, një gjë është e qartë: Pa SHBA, Nato dhe BE-ja, nuk kanë fuqi, peshë, kuptim e as rëndësi.
Ndërkaq, pa konsultimin dhe respektimin e Rusisë si supërfuqi ushtarake, nukleare (atomike) etj…bota nuk ka paqë, qetësi, stabilitet dhe siguri.
Në këtë frymë: Takimi ose Samiti në mes liderëve të SHBA-së dhe Rusisë, z. Trump dhe z. Putin, mund të quhet historik.
Dikush takimin (samitin) mes Presdintetit Trump dhe Presidentit Putin, do e vlerësojë ose cilësojë në sfondin e luftës dhe misionit të njohur për ndarjen e botës dhe sferave të interesit.
Mos kini frikë nga “Samiti” Trump-Putin!
Pavarësisht asaj se kur vritëmi, apo kur do të vdesim (?)- ne duhet të vdesim duke jetuar, si dhe duke i gëzuar vlerat dhe frytët e jetës. Kjo për faktin se jeta dhe vdekja ( të dyja bashkë ) janë pjesë e një “ligji tëpandryshuar” ( global ose universal) në natyrë ose në gjithesi. Pa vdekje, nuk ka lindje, pa mbarim, nuk ka fillim, pa fillim nuk ka mbarim!
Ndaj, mos të kemi frikë kur takohen dhe bien dkord dy liderët e globit.
Politika dhe diplomacia, pos tjerash janë edhe një lloj psikoterapie ndaj luftës ose konfliktit.
A kane të drejtë absolute, ata te dy?! , mbetet te shihet.
Nuk ka asgjë të amshuar, te perjetshme dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç luftës sonë të perbashket për vlerat dhe resurset globale dhe universale.