Nuk mund të ecet me një hap para dhe me dy hapa mbrapa. Jo qebesa e Zotit!
Thonë se Hipokrit vdiq herët për së gjalli, por nuk e varrosën deri vonë…
Deri atëherë kur u kalb dhe u qelb i tëri në mendje dhe dikund thellë në shpirt… dhe kishte zënë të kundërmonte nga era e keqe kutërbuese.
Ndërkaq, pasi i vrau dhe masakroi prindërit e tij, Hipokriti dikur me vonë kërkoi lëmoshën dhe mëshirën e të tjerëve, si bonjak ose jetim i ngelur pa prindër! Shih ti!
Bile, edhe tha: “Ato që janë para meje dhe pas meje, nuk janë asgjë në krahasim me ato që ndodhën në mua, ose brenda meje!”
Hëm..
Prore, prore të shfaqen ose kujtohen në sfond sofistët dhe hedonistët e ndryshem me “çanta” ose “valixhe” të mbushura plot e përplot ëndërra, toteme, fetishe, ose iluzione të ndryshme utopike dhe ezoterike.
Dikush ëndërron edhe në vendin e punës, në shkollë, parlament, qeveri, diplomaci, në bordin e gazetës, pultin e transmetimit, stacionëve ose shallterëve të huaja, konferenca dhe samite vendimtare…. Ahh ëndërrat!
Kotja ose dremitja fatale! Narkolepsia….
Vetëm në ëndrra jemi të lirë, të pasur, të lumtur, të fuqishëm dhe të barbartë me të tjerët.
Se këndejmi, njerëzit ose personat e ndryshëm gjatë tërë jetës së tyre, sipas psikologëve ose shkenctarëve të ndryshëm i kalojnë afro gjashtë (6) vite të jetës së tyre në ëndërr ose duke parë ëndërra të ndryshme kolor, bardh e zi… Varësisht, prej situatave shpirterore, emocionale, mentale, psikologjike etj.
Sidoqoftë, nuk është e lehtë të qëndrojmë të heshtur ose indiferent gjatë ëndërrave ose ëndërrimëve të ndryshme, kur në to shpeshherë ndodhën të fshehura sekretët e lumturisë, fatit dhe fatkeqësisë tonë.” (Siegmund Freud)
“Të trazuara ose jo të qeta, gjithëmonë flejnë ose pushojnë kokat boshe të atyre që bartin maska ose kurora të huaja.” , Shekspiri në “Lady Makbeth” me tendencë shkencore dhe artistike të shpartallimit ose shpërrallimit të “ëndërrave të larta” mbretërore ose monarkiste të Zonjes Makbeth.
Megjithatë, është e mirë dhe me vend protesta ose demonstrata e për luftetarët, komandantët dhe çlirimtarët e Kosovës në Prishtinë. Edhe pse me shumë vonesë të pajustifikueshme.
Ju gjithmone keni te drejte me i mbrojtur dhe afirmuar bindjet, konceptet, perceptimet, idealet dhe vizionet tuaja per pushtetin, partine ose ideologjine. Dakord. Ama lufta heroike dhe patriotike e UCK-s, ka te bej me ekzistencen dhe mijetesen tone indivuiduale dhe kolektive si shtet dhe si komb.
Kosova dhe shqiptarët, së bashku me miqtë ose aleatët e tyre natyrorë dhe historikë, kanë luftuar dhe janë angazhuar për një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës.
Për një shtet dhe shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane, integrale, parlamentare, demokratike ose pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme…Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, stresi, tensioni, depresioni, frika, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive, gjjegjësisht, objektive dhe subjektive.
Për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti, barazia dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare.
Për njeriun, politikanin, stragun, komandantin ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës.
Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij etj.
Dh, jo për tribunale ose gjykata të ndryshme speciale të përgatitura dhe porosituara nga Moska dhe Beogradi.
Por, duke e ditur se tek disa “intelektual, politikan, analist ose publicist shqiptar”, raportët ose marrëdhëniet e ndryshme mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, gjithëmonë shfaqen shpifëse, denigruese, linçuese, demonizuese (satanizuese), shantazhuese, komplotiste, konfliktuale, kontraditore, banale dhe fataliste: Unë vetëm po thm se, ato sikur e bëjnë të kanosur (rrezikuar) serizisht qenien, materiren, krijesën, pronën (pasurinë) dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohen situatat ku nuk ndien turp (marre), dhembje as përgjithësi për asgjë.
Disa madje, paraqiten ose prezantohen edhe si disident politik e çka mos tjetër.
Disidenca në kushte ose rrethana të rënduara okupimi (pushtimi) ose shtetrrethimi klasik, e ka kuptimin e një rezistence ose oponence kognitive, intelektuale, profesionale, intelegjente ose interaktive në distancë.
Pastaj vjen një luftë tjetër për disidentin intelektual, fetar, kulturor, politik, ushtarak, gazetaresk, publicistik etj.
Se këndejmi, edhe dikund me herët e kam cekur ose potencuar faktin se : Ateistët e paftyrë, të pashpirtë, të pabesë, nebuloz, stupid, mediokrit, dogmatik, demagog dhe hipokritë, vazhdimisht penetrojnë, frekuentojnë, flirtojnë, kolportojnë, kolaborojnë, deklarohen dhe rrijnë fare pranë teistëve, teologëve ose besimtarëve të pakualifikuar, diletant, renegat dhe të pa përvojë, duke bërë poza të ndryshme rituale, celebruese ose pllakative para popullit ose publikut laik, të pakualifikuar, joedicional dhe joauditorial.
Ndërkaq, të dyja palet përfundojnë blasfemi, demagogji dhe hipokrizi.
Rrokullisja e sërishme në greminë ose humnerë pas kapërcimit të bregut, të ngjanë në vetvrasje individuale dhe kolektive, ose në fatalitet. Mos harroni!
Ndryshe nga kjo, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenikë, infatilë ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose ‘botës’ së tyre (të ç’rregulluar) mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. Mbase, ata ose ato qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë.
Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen.
Janë të padurueshëm, infantilë dhe patologjikë nëse dikush bën një vështrim, studim, analizë, koment ose intervistë qortuese dhe kritike nepër mediet e shkruara ose elektronike.
Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë ndryshe jashta “orbitës”, gjegjësisht, “alfabetit”, “gramatikës”, “logjikës” dhe “filozofisë” së tyre daltonike bardh e zi.
I vëjnë thikat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë editoriale, redaksionale, forumiane, kabinetike, institucionale, partiake, politike, diplomatike ose profesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ata.
Janë të ngujuar ose hurgosur përgjithëmonë brenda kthetërave, klisheve, egove ose fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste.
Ndërkohë që janë pengje dhe viktima të tyre.
Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, psikoatologjisë dhe ‘tabula rasës’ së përgjitjshme që i kanë fshehur, zbuluar dhe krijuar vet.
I akuzojnë të tjerët për anomalitë dhe patologjitë e ndryshme objektive dhe subjektuve që i kanë sjellur ose shkaktuar vet.
Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo çfare.
Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike, sikur paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare.
Kujtoj se kjo mëse tepërmi ose mëse shpeshti ndodhë në shtetët ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë agjituese ose propagandistike”…
Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, premisa dhe sisteme moderne ose bashkohore.
E sidomos aty (në Kosovë) ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real dhe substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike, sociale, ekonomike etj.
Në instancë të fundit, e tërë kjo ka ndodhur si duket në mungesë të motivit (motivimit) të njohur intrinznik dhe ekstrinzik (lëxo: motivimet individuale dhe kolektive të bazuara, ngritura dhe projektuara si pyetje- përgjigje shkencore ose psikologjike rreth dijës, diturisë, idealeve dhe vizioneve të larta shtetrore, nacionale dhe politike, nevojave, kërkesave, përvojave, ndjenjave dhe njohurive të njohura shkencore dhe humaniste për ngritjen, përsosjen, avansimin, afirmimin, zhvillimin dhe përparimin e gjithëmbarëshem, mbi të hollat, kapitalin, pasurinë, profesionin, karierën, famën, lavdinë, krenarinë e njohur shtetrore dhe nacionale etj.) së bashku me mungesën e hetushme të vetrespektit, vetbesimit, vetmohimit dhe vetkontrollit të njohur asertiik (asertiv), kognitiv, shpirtëror, emocional, mental (psikologjik), profesional, funksional, intelektual, intelegjent etj.
Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo “shizofreni (skizofreni) e butë” ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.
Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm “figurat supreme” ose “madhështore” që i “zotërojnë” ose “komandonojnë” edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me “gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit”!
Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj. E sidomos kokat e tyre të përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
‘Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë…?! Kjo si duket është dilema shqiptare ose kosovare.
“Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së tyre tinëzare dhe bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon e tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë., do thoshte dikur Çasllav Millosh.
“Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)
Dhe, mëqe sipas Viktor Hygoit: “Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena ose gënjeshtra, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.”: Atëherë do cekur në vazhdim se tribunalin ose gjykatën speciale, e kanë nënshkruar dhe miratuar Adminstratrat e ish Presidentëve Biden dhe Obama së bashku me pushtetët e ndryshme të BE-s që ishin asokohe ( janë edhe sot) në valë të njëjta me Moskën dhe Beogradin, e jo Hashim Thaci!
E tërë kjo si kontest i asaj qe Brukseli dhe Uashingtoni “të bënin asokohe një hap përpara drejt rritjes, zgjërimit dhe pèrsosjes, me Kosovën një hap prapa ne favor te mbrojtjes dhe sigurisë se tyre nga Moska (Rusia) e fuqishme nukleare ose atomike.
Në këtë kontekst të përgjithshëm të psikologjisë politikë dhe analitike, sipas Alfred Adlerit dhe homologëve të tij, “të vetmit njerëz të përsosur, suprem dhe enigmatik”, janë ata që nuk i njohim mirë dhe nuk i kemi studiuar, analizuar dhe kuptuar kurrë.
Psikologjia si disiplinë shkencore, e cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij, është mjaftë e re, apo, siç thotë psikologu gjerman Ebinghaus: Psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.
Psikologjia politike si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, salone, rrugë, në shkollë, univerzitet, në punë, në shtëpi, tryeza politike, samite ose konferenca etj.
Psikologjia i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psiçik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën psiçike ose psikologjike të personit ose individit.
Psikologjia na bënë të mundur t’i njohim njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetvetën tonë në përgjithësi…Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive. Na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të ‘kultit të individit ose personalitetit’ etj.
Fjala ose termi “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) – shpirtë dhe “logos” – shkencë.
Kjo fjalë gjithashtu lidhet me mitin e vjetër mbi Psikën dhe Erosin të cilin e bëri të njohur historiografia romake.
Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psiha, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, e ëma ( nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdia) dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë këtë dashuri dhe me çdo kusht mundoheshin të prishnin ose shkatërronin, duke proklamuar se një djalë nga familja e Zotërave të lartë, nuk mund të martohej më një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe pengesave të shumëta nga ana Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj: Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp, në mesin e Zotërave (Perëndive) të tjerë të Olimpit. Duke e bërë të mundur martesën e Psikës me Erosin.
Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë triumfuan mbi të gjithat.
Ç’është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot.
U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga “dishepujt” ose “apostujtë”e ndryshëm diabolik të “mbretërisë së të keqës”, sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.
Ndërkaq, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një “alternativë solomonike” ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: “të lirët, të diturit, të mençurit, të urtit, eruditët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral;, intelekgtual, intelegjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë “motivin” dhe”idealin” e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit.
Përveç asaj, ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirur të jetojmë dhe penetrojmë si të thuash në mes tre (3) botërave të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike. Njeriu pra është ‘sintezë’ e tre (3) botërave të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njera tjetrën.Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjithat bashk. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.
“Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principëve: Nga frika, dashuria dhe interesi.”, thotë Makiavelli.
Me fjalë tjera, me rastin o paraburgosjes ose arrestimit të ish Presidentit dhe liderit Hashim Thaçi dhe komandantëve të tjerë shqiptar në Den Hagë: Zeusët ose “Perënditë” e Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit, kishin për qëllim mohimin dhe përjashtimin e Kosovës dhe shqiptareve nga kauza, vizioni dhe ideali i njohur çlirimtarë dhe patriotik si dhe largimin e tyre cinik dhe injorant nga tryeza nderkombtare si një popull (komb) dhe shtet i barabartë me të tjerët në arenën ndërkombtare.
E tërë jo për t´iu imponuar dhe futur në prapanicë Moskës (Rusisë).
Kështu që edhe Viktor Orbani i Hungarisë dhe Rexhep Taip Erdogani i Turqisë, për shkak të asaj se lideri rusë (Putin) ua di të gjitha dosiet dhe biografitë e errëta: Edhe sot e kësaj dite kanë ngelur marioneta dhe kolaboratorë të Vlladimir Putinit së bashku me shumë burrështetas të tjerë si Edvin Rama (Shqipëri) që me njerën dorë në Moskë dhe tjetrën në Bruksel ose Uashington: Mundohen të flasin mbi pikën qëndrore të barazpeshës ose gravitetit nderkombtar
Duke iu referuar distopisë (dystopia), distinksionit politik:
Distopia (dystopia) është një ide ose teori e njohur shoqërore, qytetare ose politike e cila ka për qëllim progonzimin, paraqitjen ose parashkimin e ardhmërisë së përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike të një populli (kombi) dhe shteti në bazë të karakteristikave, elementëve ose instrumentëve të ndryshme antiutopike, antidogmatike, antidemagogjike, antihipokrite, antishkncore, antieshatologjike, antireaksionare, antinegative, antianakronike dhe të tjera. Me fjalë tjera, distopia (dystopia) është ideja, teoria, teza ose sinteza e njohur shkencore ose humaniste kundër antitezave të ndryshme abstrakte, imagjinare, fiktive, iluzore ose utopike, të cilën mund të hasim tek Anthynoy Burges, George Orwell, Ayn Rand, Karin Boye, Jevgenij Zamjatin, Pierre Boulle, Margareth Atwood, Margareth Mid, Veronica Roth etj.
Distinkcioni (distinksioni) i kulturës, civilizimit, evulocionit, revolucionit, emancipimit, religjionit, nderit, moralit, shkencës, teknikës, politikës dhe diplomacisë moderne ose bashkkohore, së bashku me “ligjët” e njohura të Malthusit dhe Parkinsnoit etj.., anominë (ndjenjen e keqe ose disfunksionale të jetës ose karierës shkencore, intelektuale ose profesionale pa vlera, deshmi, cak, limit ose qëllim të caktuar ose paraprak), amnezionin, animozitetin, amorozitetin, inhibilitetin, nebulozën, stupiditetin, indolencën, mediokritetin, naivitetin, dogmatizmin, nihilizmin, demagogjinë, hipokrizinë, diabolinë, skizofreninë, patologjinë, narkolepsinë dhe anomalitë tjera objektive dhe subjektive të personit ose individit në raport me kolektivitetin, apo me popullin (kombin), shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare: Ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë, filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike. E përse (pse) jo edhe të historisë, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë (gneseologjisë), logjikës dhe disciplinave tjera shkencore ose humaniste.
Ndonëse, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional, distinksioni, imagjinata, fantazia, anomia, anomalia, afazia (sëmundja e rëndë e të folurit si pasojë e problemëve mendore ose psikoorganike etj.), narkolepsia, skizofrenia, idiopatia dhe të tjera.
Pa i harruar këtu edhe motivin (motivimin) e njohur intrinznik dhe ekstrinznik së bashku me sjelljet ose reagimet e mençura, intelektuale, profesional, intelegjente, intelektuale, asertive (pozitiviste), racionale, kontemplative, komprehensive, të kordinuara, komplementare, suplementare ose superlative-përballë ambientëve, situatave ose atmosferave të ndryshme shpërthyese, konfliktuoze, violente, infantile ose patologjike, siç janë aynomalitë dhe patologjitë e vazhdueshme ose sistematike të çetnikëve ose paramilitarëve serb në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës! (….)
Në të kundërtën, vetëm femrat (gratë) dhe gjinekologët ose psikokologët e ndryshëm, e dijnë se sa të “rëndësishme” ose “relevante” në disa raaste janë rrenat ose gënjeshtrat e stisura, rimuara, sajuara, retushuara, valorizuara ose glorifikuara! (….)
U mor vesh se aty ose atje ku drekojnë bashkë padituria, rrena (gënjeshtra), urrejtja dhe xhelozia së bashku me interesat e ndryshme klanore, tribale, provincialiste, farefisnore, partiake, karieriste, profiteriste, politike, parapolitike, fetare, kulturore dhe të tjera të grupit ose individit, mashtrimi dhe tradhëtia e lartë shtetërore dhe nacionale, ndodhën të ulura këmbëkryq. Dhe, kjo të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda në dush” tek “Minima Moralia”! (…)
P. S. Prej dashurisë për shefin ose padronin e idealizuar, valorizuar ose glorifikuar, ndjekësit dhe viktimat e tyre, vazhdimisht e duan njëri tjetrin ( si Europa dhe Turqia -Rusinë).
Ndërkohë që frika nga shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.