BURHAN! Të thërrres:e di që nuk më dëgjon!
Ndjej dhimbje për ty e zemra më sëmbon.
U hodha përpjetë nga lajmi i hidhur
Ta dish,o xhan! Jam si i goditur,
2.
Ku ta gjej si si ti një shpirtbabaxhan?
Ku ta gjej një si ti,zemëroqean?
Ku ta gjej një si ti ,me shpirt aq të sinqertë?
Ku ta gjej një si ti që ishe aq xhymert?
3
Ku ta gjej një si ti që ishe aq gojëmjaltë?
Për ty si gojëëmbël flet i gjithë një BERAT!
Si mësues ti vije shpirtin në mësim
Ndaj për ty gjithë nxënësit flasin me përmallim.
4
Diktatura të goditi në kërthizë të djalërisë
Por balli yt mbeti i bardhë,larg putrave të ligësisë.
Seç pyeta një koleg,ç’di ti ,si e njeh BURHANIN?
Burhani, -tha kolegu,-sikur ka dalë nga KUR’Hani.
5.
BURHANI shkoi në MEKË dhe u bë”HAXHI”
Ka bekimin e ZOTIT dhe ka shpirt flori!
Të gjtha këto si me vete po flas
Se ti ke dy ditë që prehesh në PARAJSË!
6
Në PRAJSË prehesh,aty ku rri ZOTI
Mbi vargjet e mi,për ty pikon loti.
Me dhëmbët shtrënguar,mezi të them:-Lamtumir!
Kush të njohu e s’të deshi,ty SHPIRTXHEVAHIR!!!
*është pushuar nga puna për biografi. Kohët e fundit ka qenë mësues në MEDRESEN e TIRANËS.
Ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare më 5 gussht 2025.
Tiranë,7 gusht 2025