Sërish për Vladimir Dodën dhe Simon Shkrelin, por edhe për artistët që u përpoqa të përkrahë kur ishin në këto rrethana…
Të lodhur nga dezhavu-të politike, sapo më nisën këtë mesazh, ndjeva trishtim, në brendi urova që të mos ishte i vërtetë.
Kërkohet në të që të përkrahet pushimi nga puna i dy artistëve.
Pyeta veten se si mundet që bijtë e etërve të mirë, pasi kanë vendosur, të propagandojnë se dy burra që jetojnë me art do kthehen në familjet e tyre të papunë.
Pastaj mendova se ç’lloj njerëzish janë vallë ata që i gëzohen këtij lajmi, ose vendit të punës, ose përfitimeve të tjera, duke brohoritur në zyra apo pas tastierës për një vendim të tillë? Ku është humanizmi, dashamirësia për artin, për artistin, tek e fundit për njeriun?
Trishtim ndjej për ata që marin këtë rrugë, për të bërë karrierë duke shkelur mbi dhimbjen e të tjerëve.
Uroj të reflektojnë, unë dëshiroj fort të besoj se e mira mund të zgjohet tek çdokush.
Këto janë fitime të përkohshme, sikundër të përkohshëm janë ata njerëz që mbështesin për shkak të postit.
Më mirë akoma e di kush nga këto poste është rrëzuar, shpesh edhe me forcë, duke ndjerë në fund një vetmi të madhe…
Nëse kjo ndodh në institucionet shtetërore, si mund të kërkohet që shteti të mbrojë të drejtat e atyre që punojnë në kompani private.
Unë dëshiroj të besoj në një moment reflektimi, ku shqiptarët zgjedhin të ecin para duke mbështetur, jo duke shtyrë tjetrin.
