Sunshine Coast, Australi – Konkursi prestigjioz International Mathematical Olympiad (IMO) 2025, i mbajtur nga 10 deri më 20 korrik në Queensland, mblodhi mbi 630 nxënës nga 110 vende dhe solli për herë të parë krahasimin e drejtpërdrejtë mes mendjes njerëzore dhe inteligjencës artificiale.
AI kundrejt njeriut: kush doli fitues?
Dy gjigantët e teknologjisë, OpenAI dhe Google DeepMind, testuan modelet e tyre të AI në të njëjtat gjashtë probleme që iu dhanë konkurrentëve të IMO.
Modelet arritën të zgjidhnin 5 nga 6 problemet, duke fituar pikët ekuivalente të medaljes së artë.
Por, në Problemin 6, AI ngeci plotësisht.
Ndërkohë, sipas Wall Street Journal, 26 studentë amerikanë nga programet elitare të përgatitjes (jo vetëm ekipi zyrtar me 6 anëtarë) arritën rezultate më të larta se AI. Kjo tregoi se intuita dhe kreativiteti njerëzor ende mbizotërojnë në sfidat më të vështira.
Problemi 6: Sfida që rrëzoi makinat
Problemi kërkonte mbulimin e një tabele 2025 × 2025 me pllaka katrore (jo domosdoshmërisht të njëjta), pa mbivendosje dhe duke respektuar kufijtë e saj.
Zgjidhja zyrtare: 2112 pllaka minimale.
569 nga 630 pjesëmarrës morën 0 pikë në këtë problem.
Vetëm 6 studentë arritën pikë të plota (7/7).
Kush e zgjidhi problemin?
Naoto Wakasugi – Japoni
Damjan Davkov – Maqedonia e Veriut
Jerome Austin Te – Filipine
Antoni Mazur – Poloni
Michał Piotr Wolny – Poloni
Youkyum Kim – Afrika e Jugut
Asnjë student nga Kina, SHBA apo Shqiperia nuk mori pike te plota 7/7 në këtë problem.
***
Dominimi i Kinës, SHBA dhe surpriza shqiptare
Kina fitoi vendin e parë ekipor me 6 medalje ari, ndërsa SHBA zuri vendin e dytë (me studente me origjine aziatike).
Shqipëria arriti vendin 78 ne 120 vende me Mario Gjika qe u rradhit nr. 303 ne botë.
***
Përtej rezultateve: Çfarë na tregon IMO 2025?
Kjo olimpiadë dëshmoi se inteligjenca artificiale po arrin nivele të larta, por mendja njerëzore mbetet unike në kreativitet dhe fleksibilitet logjik.
“AI arriti medaljen e artë, por vetëm studentët zgjidhën problemin më të vështirë. Për momentin, njeriu ende kryeson,” – raporton Wall Street Journal.