Përgjigje ndaj pyetjes nëse jemi të kërcënuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Islami Politik në Kosovë:
Kosova sot nuk përballet vetëm me ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe, e cila historikisht ka qenë instrument politik i Serbisë për të mohuar ekzistencën dhe sovranitetin tonë. Një rrezik tjetër, po aq i dukshëm, është depërtimi i Islamit politik, një agjendë që nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën tonë shekullore, me traditën e besimit të lirë, dhe as me identitetin tonë kombëtar.
Kur këto dy forca:
1) nacionalizmi i ashpër serb i kamufluar si ortodoksi dhe
2) islamizmi politik i importuar shfaqen në të njëjtën hapësirë, rreziku është i dyfishtë.
Njëra synon të na kthejë në periferinë e Serbisë, ndërsa tjetra përpiqet të na shkëpusë nga rrënjët tona europiane dhe laike. Të dyja, në mënyra të ndryshme, e minojnë frymën shqiptare, tolerancën dhe orientimin perëndimor të Kosovës.
Ne duhet të jemi të qartë: asnjë prej këtyre agjendave nuk përfaqëson Kosovën. Republika jonë është shtet laik, me kulturë dhe identitet të bazuar në lirinë, dinjitetin dhe europianitetin shqiptar. Çdo përpjekje për ta përdorur fenë si mjet politik për të dobësuar këtë identitet, qoftë nga Beogradi apo nga agjendat e huaja islamike, duhet të kundërshtohet me vendosmëri.