Po të them “Zog”
Nga fjalorët del në çast fjala “qiell”.
Dielli-beduin i stërvitur e thurr
Me rreze tendën e tij mbi duna!
.
Do të më gjykojë
Ky muzg me togë romake
Dëshmitarët e mi:
Vesa, tempujt dhe kjo shqiponjë e vetmuar.
.
Më shkoqet
Lëkura e fytyrës si fletë
E një libri, që griset e bëhet shuk
Për t’u hedhur përgjithmonë në kosh.
_________
PROTEZA E PLEJADAVE
.
Kozmosi zgërdhihet,
E heq nga goja protezën e Plejadave.
Me një libër me poezi në dorë
E zë gjumi dhe kozmosin!
.
S’i përfill kohërat kalimtare
Të politikanëve, mafiozëve.
Po pse ky Diell tani rri pezull
Po pa Lindje, pa Perëndim?
.
Vjen fantazma e Migjenit,
Si krejt njerëzimi,
Mbi kufomën time!
Ju lutem, heshtni!
Ç’është ky spektër drite,
Që kopjon palimpsestin?
.
Ç’janë këto shira
Si leshra ajrore?
.
Ç’kasaphanë shpirtrash
Si pluhur kuarci?
.
Pse mangësitë logocentrike
Janë ikonë E tekstit tim?
.
Pse mungon një Parajsë e Dytë,
Por ndoshta Jo një Parajsë e Tretë?
.
Ç’janë këto peshkatarë
Të kthyer vetë Në delfinë të thellësive?
.
Ç’janë këta gjahtarë prehistorike,
Në formë luanësh?
.
Ç’është ky univers barok
I populluar me centaurë,
.
Bimëkafshë të miteve,
Gurëzjarre
Të ajrit?