I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Nezir Kraki, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Ai ka komentuar situatën e vështirë që ka hasur Kuvendi i Kosovës për konstituimin e tij pasi partitë e opozitës nuk janë dakord që të votojnë kandidaturat e Vetëvendosjes për kreun e Kuvendit.
Nezir Kraki: Normalisht që politika kërkon konsensus dhe mirëkuptim. Këto krejt, janë të kuptueshme. Megjithatë, kemi mundësi, sidomos në vendet që janë në konsolidim e sipër, demokratikisht po flas. Duhet të mundohemi që ta respektojmë kuadrin, maksimalisht. Kuadri janë normat.
Vetëvendosja, zoti, Albin Kurti, i ka dërguar, kërkesë, ftesë për bashkëqeverisje LDK-së, për shembull. Me të cilin do të kishim bërë edhe kuvendin edhe qeverinë. Ata refuzuan. Ata thonë se nuk e votojnë asnjë kandidat që ka qenë në qeveri, ministër apo zv ministër. Pozicioni i LDK është që nuk e votojnë askënd dhe pozicioni i AAK është që ata i votojnë vetëm 2 persona që i kanë emruar në mesin tonë.
Dhe nëse e imagjinojmë, një mbledhje ku diskutoheshin emra dhe fituesi do vinte me disa emra dhe emri i parë nuk i pëlqen LDK, emri i dytë nuk i pëlqen PDK, emri i tretë nuk i pëlqen AAK. Dhe prandaj nuk mund të futet kjo. Nuk mund të ngrihet si normë, konsultimi për pëlqim paraprak. Sepse pëlqimi i parapëlqimit, duhet ti rrimë besnik normave. Nëse opozita do të kishte thënë se ne kërkojmë konsultim për një kandidaturë tjetër. Po ata veç kanë vendos kushte dhe barriera përjashtuese për x apo y personi. Prandaj kjo s’ka sens.
Qasja e opozitës nuk ka sens sepse kjo tregon që në fakt me shumë ata nuk duan që të zhbllokohet situata. Sepse mendojnë që bllokada e tillë është e disfavorshme për fituesin aktual të zgjedhjeve. Ata kanë humbur zgjedhjet dhe ata nuk kanë asnjë të drejtë.